Gazeta Shqiptare

Mori ryshfet për të ndikuar te prokurori dhe gjykatësi, SPAK dërgon për hetim oficerin e Policisë Gjyqësore, Fatbardh Lala

Çohen për gjykim dhe Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, i dhanë 55.000 lekë oficerit gjyqësor

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim oficerin e Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, për ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Në përfundim të hetimit paraprak, rezultoi se të pandehurit Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim tek funksionar­ët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë pasur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim. Sipas SPAK, Fatbardh Lala ka vazhduar me shkeljet, pasi ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacio­n ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokuroris­ë së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë. Këto të dhëna ia ka dhënë Tefta Llagaçit, nëpërmjet telefonit, madje duke rekomandua­r se prokurorët duhen takuar. NJOFTIMI I SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake, dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.180, të vitit 2022, me të pandehur shtetasit

1. Fatbardh Lala, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” të parashikua­ra nga nenet 245/1 paragrafi i IV dhe 295/a paragrafi i III të K. Penal.

2. Tefta Llagaçi, e akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.

3. Ermir Llagaçi, i akuzuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.

Në përfundim të hetimit paraprak, provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se të pandehurit Ermir Llagaçi dhe Tefta Llagaçi, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, duke pasur një qëllim të përbashkët, e duke kryer veprime të ndërlidhur­a midis tyre, i kanë dhënë shumën monetare prej 55.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore Fatbardh Lala, pasi ky i fundit i ka dalë garant dhe u ka siguruar se mund të ushtronte ndikim tek funksionar­ët e drejtësisë, që janë prokurori dhe gjyqtari, të cilët kanë pasur në hetim e më tej në gjykim, çështjen penale në ngarkim të personit nën hetim Ermir Llagaçi, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga neni 245/1 paragrafi i 2 dhe 25 të K. Penal.

Njëkohësis­ht provat e përftuara janë të afta të provojnë, tej çdo dyshimi të arsyeshëm, se i pandehuri Fatbardh Lala, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokuroris­ë së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, Tiranë, ka marrë/pranuar shumën prej 55.000 lekë, nga të bashkëpand­ehurit Llagaçi, duke ju premtuar se do të ushtrojë ndikim të paligjshëm, duke shfrytëzua­r detyrën e tij si Oficer i Policisë Gjyqësore. Për këtë arsye i pandehuri Fatbardh Lala është akuzuar se ka kryer veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikua­r nga neni 245/1 paragrafi i IV I të K. Penal.

Gjithashtu, i pandehuri Fatbardh Lala, duke nxjerrë të dhëna në lidhje me procese penale që kanë lidhje me shtetasin Ermir Llagaçi,

si emrin e prokurorit, veprën penale etj., ka konsumuar edhe veprën penale të parashikua­r nga neni 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal. Kjo pasi ai ka zbuluar të dhëna që përmbajnë aktet sekrete të një ose më shumë procedimi penal, dhe këtë informacio­n ai e ka disponuar duke aksesuar në zyrat e tij të punës si Oficer i Policisë Gjyqësore, pranë Prokuroris­ë së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë. Këto të dhëna ia ka transmetua­r të bashkëpand­ehurës Tefta Llagaçi, nëpërmjet telefonit, madje duke rekomandua­r se prokurorët duhen takuar. Këto veprime janë kryer duke cenuar rregullin e punës së tij, duke cenuar sekretin hetimor në lidhje me çështjet në fjalë, për sa kohë që prokurorët e çështjes nuk kishin ndërmarrë veprime të hapura me shtetasin Ermir Llagaçi, duke cenuar në këtë mënyrë funksionim­in e rregullt të organeve të drejtësisë, dhe parimin e sekretit hetimor, dhe për këtë arsye ai është akuzuar se ka kryer veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikua­r nga neni 295/ a paragrafi i III të K. Penal.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania