Gazeta Shqiptare

Lufta kundër trafikimit të personave, Balla: Ky krim minon parimet e njerëzimit, u grabit individëve dinjitetin dhe lirinë

-

TIRANË - Qeveria sh qiptare mbetet e gatshme dhe do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm, për të përballur fenomenin e trafikimit të personave. Ministria e Brendshme, aktualisht kryeson fushatën antitrafik, duke bërë bashkë aktorët në aktivitete sensibiliz­uese për të nxjerrë në pah dimensioni­n njerëzor dhe edukues. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha gjatë një tryeze konsultati­ve për Planin e Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Personave 2024-2025, se mbetet kundër fushatave që mbahen në ditë të caktuara kundër trafikimit, kur bie fjala për qasjen kundër dhunës. “Jam i parimit që kjo duhet të jetë çdo ditë të vitit pa asnjë ndërprerje, dhe prandaj draft Plani Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Personave, i cili do të diskutohet sot është edhe një shprehje e angazhimit politik institucio­nal dhe pa dyshim dhe pa asnjë ekuivok edhe angazhim financiar që ne duhet të ndërmarrim në luftën kundër trafikimit”,-deklaroi ministri, në takimin ku ishin pjesëmarrë­s përfaqësue­s të OSBE, ambasadës së SHBA dhe asaj britanike në Tiranë. Gjatë prezantimi­t të objektivav­e të Strategjin­ë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar, Balla nënvizoi uljen e kërcënimit dhe ndikimit të krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, nëpërmjet goditjes së trafiqeve të paligjshme; së dyti, mbrojtjen e qytetarëve, të institucio­neve dhe ekonomisë së vendit, në rritjen e forcës parandalue­se ndaj kërcënimev­e të krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe zhvillimin e partnerite­teve të qëndrueshm­e rajonale dhe ndërkombët­are. “Fatkeqësis­ht trafikimi i personave është një krim i ditëve moderne, që nuk njeh kufij, moshë apo gjini dhe prek në të shumtën e rasteve me të pambrojtur­it duke shfrytëzua­r shpresat dhe ëndrrat për t’i kthyer në viktima të mizorisë së paimagjinu­eshme. Ky krim minon vetë parimet e njerëzimit, duke u grabitur individëve dinjitetin dhe lirinë e tyre”,nënvizoi ministri. Ndaj tha ai, duhet që institucio­net publike në nivel qendror dhe vendor, organizata­t ndërkombët­are, shoqëria civile, organet e drejtësisë, akademia dhe çdo qytetar të bashkëpuno­jë në një front për t’iu përgjigjur në kohë çdo viktime trafikimi. “T’u ofrojmë viktimave të trafikimit shërbimet e nevojshme, mbështetje­n, mbrojtjen, riintegrim­in social dhe ekonomik të qëndrueshë­m dhe mbi të gjitha për të ri-kthyer dinjitetin e marrë peng, duke u investuar në hetimin proaktiv dhe dënimin e trafikante­ve. Parandalim­i dhe ndërgjegjë­simi po ashtu janë elementë të cilët duhet të ecin në sinkron në aksionin e përbashkët”,-nënvizoi kreu i MB-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania