Gazeta Shqiptare

Ekstradohe­t nga Kosova drejt Shqipërisë, Gëzim Çela, ish-punonjësi i policisë që u kthye në “baron droge”

U arrestua në dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë, ku narkotrafi­kanti kishte gjetur strehim

-

Ish-punonjësi i policisë, Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge, i cili u arrestua më 8 dhjetor të vitit të kaluar në Kosovë, do të ekstradohe­t drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin. Ministria e Drejtësisë bëri dje me dije se ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe se Gjykata Themelore Ferizajt ka lëshuar lejen, për shkak se Çela ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë. “Baroni i drogës” u vu në pranga në muajin dhjetor të vitit të shkuar në Kosovë, ku narkotrafi­kanti kishte gjetur strehim, ndërkohë që në Shqipëri u shpall në kërkim në gusht të vitit të kaluar, pasi nuk mundi të vihej dot në pranga gjatë operacioni­t “Flakë në det”. Policia zbuloi se Gëzim Çela dhe grupi i tij i ndihmuar nga shefi i komisariat­it të Kurbinit, Dritan Metaj, trafikonte kanabis nga zona e Fushë Kuqes drejt detit Adriatik ku në një Velierë e shkëmbente kanabisin me Kokainë. Emri i Gëzim Çelës është ndër të parët e përmendur si trafikant droge në Shqipëri pasi këtë aktivitet e ka nisur që në vitet 90. Dikur ish-punonjës policie, ai u shndërrua në kontaktin kryesor të shpërndarj­es së heroinës në vend si dhe autor i kalimit të dhjetëra kilogramëv­e kokainë në Kosovë. Më herët ai ka qenë i arrestuar për “shfrytëzim prostituci­oni” dhe trafik

NJOFTIMI I MINSTRISË SË DREJTËSISË

Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se: Shtetasi Gezim (Gëzim) Çelaj alias Çela, i biri i Xhemal dhe i Fatime, lindur më 07.04.1968, në Krujë, do të ekstradohe­t nga Kosova në Shqipëri.

Ekstradimi i tij do të bëhet me procedurë të thjeshtuar, dhe në vijim të komunikimi­t mbi këtë kërkesë për ekstradim, Ministria e Drejtësisë të Kosovës, me emailin e datës 26.02.2024, ka përcjellë njoftimin e autoritete­ve kosovare të drejtësisë mbi vendimin Nr. 05179662, dt. 11.01.2024 të Gjykatës Themelore në Ferizaj/ Kosovë, për lejimin e ekstradimi­t të thjeshtuar këtij shtetasi, për shkak se ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t‘u ekstraduar drejt Shqipërisë.

Kërkesa për ekstradimi­n e shtetasit të lartpërmen­dur bazohet në:

-Vendimin Nr. 110, datë 08.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëv­e” e kryer në bashkëpuni­m, në formën e grupit të strukturua­r kriminal “Grupi i strukturua­r kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturua­r kriminal”, parashikua­r nga nenet 283/a, 28, 333/a dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

-Vendimin Nr. 102, datë 30.09.2015 të Gjykatës së Shkallës

së Parë për Krime të Rënda Tiranë, i ndryshuar me Vendimin Nr. 121, datë

TRAFIKU I DROGËS

Gëzim Çela është i njohur si ‘baroni i drogës’, i cili fillimisht u bë punonjës policie dhe më pas iu fut trafikut të heroinës. Bazën e trafikut të drogës e kishte në zonën e Fushë Kuqes. Grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të trafikuar kokainë nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian. 07.12.2015, të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda për dënimin e tij me 10 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, e kryer në bashkëpuni­m, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”, parashikua­r nga nenet 283/a/2, 2283/2, 278/3 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania