Gazeta Shqiptare

“Në gjaknxehtë­si e sipër mund ta kenë vrarë fëmijët”/ Vjehrra e Pëllumb Metës: E dhunonte vajzën sistematik­isht

Sanije Tuga denoncon bashkëshor­tin: Është si i luajtur mendsh. Më dhunon, kam frikë Vrau vjehrrën, nëna e Blerina Metës rrëfen krimin: Nuk vdiq kur e qëllova me çifte, besoj është gjallë edhe sot

-

Emisioni “Me zemër të hapur” në “News 24”, ka marrë në intervistë Sanije Tugën, të ëmën e Blerina Metës, bashkëshor­tes së Pëllumbit. Ajo tha se e bija i ka shkuar në shtëpi, por nuk i ka treguar të vërtetën në lidhje me krimin. Sanija u shpreh se lajmin e ka marrë vesh nga gazetarët, ndërsa ka hedhur dyshime se krimin e kanë kryer fëmijët e së bijës në gjaknxehtë­si e sipër. “Blerina është martuar 18 vjeç. Pëllumbi ka qenë pak i prapë. Dhunues, e godiste kot, pa asnjë arsye. Kishte qejf ta rrihte. Blerinën e kam parë me shenja në fytyrë. Mbesa më ka treguar se ai e rrihte të ëmën, arriti një pikë që u rritën dhe nuk e donin më babin. Blerina atë ditë më erdhi në shtëpi më tha hap derën se kemi ardhur. Pëllumbi më tha nuk ka ardhur me mua, por më përcolli deri tek porta. Për fëmijët më tha që janë në punë. Nuk ma ka treguar të vërtetën. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët. Blerinës nuk mund t’i thosha asgjë, sepse ishte gjithë kohës me sytë mbyllur dhe donte vetëm gjumë. Në gjaknxehtë­si e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë. Familjarët e Pëllumbit nuk na kanë telefonuar”,-tha ajo. Ndërkaq, Sanije Tuga ka rrëfyer se si disa vite më parë ka vrarë vjehrrën, ngjarje e cila sipas saj ka ndodhur krejt aksidental­isht. Sipas saj vjehrra nuk ka vdekur vërtetë, madje aludon se mund të jetë gjallë edhe sot. “Jam nusja e parë. Isha e ndarë. Isha vetëm unë me burrin në shtëpi. Vjehrrën e respektoja, i thosha; hajde te shtëpia. Ziheshim shumë. Ajo me fëmijët e mi, i kishte si fëmijë shemre. S’e di pse. Unë i thosha; janë fëmijët e djalit tënd. Nuk më ka dashur. Nuk i pëlqeja kurrë për punët, kishte një shprehje siç e thonë dhe nga malësia. M’i ka kryqëzuar duar e këmbë. S’më dhunonte, por më bënte magji. Kam jetuar shumë vite më të. Isha sëmurë dhe kisha 1 çifte në

RRËFIMI I TË MOSHUARËS

“Blerina është martuar 18-vjeç. Pëllumbi ka qenë pak i prapë. Dhunues, e godiste kot, pa asnjë arsye. Kishte qejf ta rrihte. Blerinën e kam parë me shenja në fytyrë. Mbesa më ka treguar se ai e rrihte të ëmën, arriti një pikë që u rritën dhe nuk e donin më babin. Blerina atë ditë më erdhi në shtëpi më tha hap derën se kemi ardhur. Pëllumbi më tha nuk ka ardhur me mua, por më përcolli deri tek porta. Për fëmijët më tha që janë në punë. Nuk ma ka treguar të vërtetën. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët. Blerinës nuk mund t’i thosha asgjë sepse ishte gjithë kohës me sytë mbyllur dhe donte vetëm gjumë. Në gjaknxehtë­si e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë. Familjarët e Pëllumbit nuk na kanë telefonuar”,-tha ajo. shtëpi. Burri ndodhej në dhomë sipër, aty flinim mirë. Meqë isha sëmurë, kisha fjetur atë natë në kuzhinë. Vjehrra ishte te shtëpia e vet. Ajo kaloi dhe më shihte me inat. Nuk kam qëlluar kundër vjehrrës. Ka qëlluar ajo duke ecur. Nuk ishte Baftjari. Ose sipër, ose te dyqani. Nuk vdiq atë ditë. Vetëm pak gjak kam parë te napa. Ajo shkoi te qendra shëndetëso­re, dhe kaq. E çuan te varri brenda ditës, por ajo mund të jetë gjallë dhe sot. Unë bëra 7 vite burg. Pasi dola, erdha në banesë. Jemi martuar me shkuesi”, -tha vjehrra e të ndjerit Pëllumb Meta. Gjatë intervistë­s, Sanija ka nxjerrë në pah një tjetër histori të dhimbshme në familjen e saj. E moshuara ka denoncuar bashkëshor­tin e saj se e dhunon.

“Po më ka goditur. Këtë herën e fundit doja ta denoncoja. Me ka goditur, më tha pse m’i ke marrë lekët. Ai e di që unë para nuk kam marrë. Një herë ma mori edhe pensionin. Pensioni jot ka mbaruar”, ka rrëfyer mes lotëve e moshuara.

Keni frikë nga dikush, ju kërcënon dikush:

Po, burri.

Është i dhunshëm? I dhunshëm dhe sikur ka luajt mendsh, është për ta çuar për ta vizituar Si sillet?

Ai sillet si i çmendur. Ju dhunon

Më dhunon dhe përse me dhunon?! Edhe unë doja ta denoncoja. I merrte lekët fëmijëve! Unë nuk e kam denoncuar, po polici ka gjithandej.

Të ka jëherë?

Po më ka goditur. Këtë herën e fundit doja ta denoncoja. Me ka goditur, më tha pse mi ke marrë lekët. Ai e di që unë para nuk kam marrë. Një herë ma mori edhe pensionin. Pensioni yt ka mbaruar.

Po pse nuk e ka denoncuar?

Po duke menduar se do të rregullohe­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania