Gazeta Shqiptare

Fëmijët vranë babanë dhe e groposën, vëllai i Pëllumb Metës: Ai ushqeu kriminelë, e ekzekutuan në gjumë

“Gruaja e tij, strumbulla­ri i të gjithave”

-

DURRËS – Ramazan Meta, vëllai i 50vjeçarit të vrarë në Shënavlash të Durrësit, Pëllumb Meta ka thyer heshtjen, ndërsa ka folur publikisht. Në një intervistë për “News 24”, xhaxhai i tre fëmijëve tha dje se këta të fundit nuk i flisnin fare. Ai fajësoi nusen e vëllait për të gjithë ngjarjen. “Babën e kanë rehatuar ata. Nëna s’e di pse nuk ishte. Ata janë në gjyq. Nuk kishim asnjë lloj marrëdhëni­e. Sa u bënë kaq, nuk kanë thënë asnjëherë mirëmëngje­si! Vetëm djali i vogël. Nuk i linte nëna e tyre. Vetëm goca e madhe erdhi pasi ndodhi ngjarja. E mësova lajmin nga djali i xhaxhait dhe më tha: Pëllumbi nuk më ka hapur telefonin. Unë makinën e pashë në rrugë. Më tha: shih një herë ore burri i dheut, se s’më del në telefon. Nuk kishim si ta kërkonim. Nuk dinim gjë. Hapa sytë kur do e shoh sot ose nesër, që t’i kthej përgjigje. Ata e paskan rehatuar, dhe ai nuk merrte më, s’jepte kurrkund. Sa i kam parë çdo veprim nga larg, dilnin, burrë e grua. Diskutonin, flisnin për shtëpinë për gjërat. Vëllain kur e takoja, kur vinte në shtëpi, flisnim për punën, a u lodhe. Kaq! Si gjithë të tjerët. S’di asgjë për fejesën. S’kam pasur asnjë lloj marrëdhëni­e me kunatën, as mirëmëngje­si, as mirëmbrëma nuk më thoshte. Ajo e di. Unë me vëllanë tim kam qenë shumë mirë, e kam takuar. Marrëdhëni­et me vëllain i kam pasur të mira gjithmonë”,-tha ai. Ndërkohë, Ramazan Meta u shpreh se vëllai i tij ka ushqyer kriminelë dhe vrasës. Ramazan Meta deklaroi se vëllai Pëllumb Meta është vrarë në gjumë, në pabesi të plotë. Sipas tij, Pëllumb Meta përpiqej së tepërmi për fëmijët, duke bërë punë të ndryshme, ndërsa u vra në një mënyrë makabre. “Nuk di që vëllai im të ketë qenë konfliktua­l në familjen e tij. Fjalë do bëjmë të gjithë, por jo konflikte të mëdha. Edhe sikur vëllai im të ishte konfliktua­l, kjo nuk bëhet. Në gjumë e kanë vrarë, se nuk kishte takat ajo kriminele (kunata) ta bënte atë punë. Vëllai im ka jetuar mes kriminelëv­e. Ai përpiqej për fëmijët e tij, duke punuar ku të gjente dhe ja si ja shpërblyen. Vëllai im ushqeu kriminelët. Ngjarja është bërë me paramendim. Këta kanë punuar me vite për këtë krim. Derisa u bë ajo makabër, ata tani mund të thonë çfarë të duan. Hetuesit të bëjnë hetimet mirë dhe ta zbulojnë ngjarjen”,-deklaroi Ramazan Meta.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania