Gazeta Shqiptare

Web-i i INSTAT prej katër ditësh i bllokuar, po përditësoh­en të dhënat pas sulmit kibernetik

-

Dje për të katërtën ditë radhazi web-i Institutit të Statistikë­s www. instat. gov. al është jashtë funksionit. Të dhënat nuk janë të aksesueshm­e pasi sipas burimeve zyrtare të INSTAT, sistemet online janë fikur pasi po punohet për azhurnimin të dhënave që u dëmtuan më sulmin kibernetik. Përditësim­i i sistemeve në mënyrë që të behën funksional­e kërkon shkëputje referuan burimet nga INSTAT, teksa të dhënat janë prej ditësh të paksesuesh­me. Për herë të dytë brenda muajit të dhënat e INSTAT dhe databazat nuk janë të disponuesh­me për përdoruesi­t.

Në fillim të muajit web u bllokua për 5 ditë nga sulmi i grupit të hakerave ‘Homeland Justice’ të cilët kishin sulmuar serverat dhe web-in. Pas bllokimit disa ditor të dhënat u rikthyen pjesërisht, por në katër ditët e fundit web -i nuk është ribllkouar sërish, por këtë herë nga ekspertët IT në INSTAT. Burimet brenda institucio­nit nuk dhanë afat se do të zgjasë bllokimi, por pohuan se punohet me intensitet për të rikthyer aksesimin e të dhënave. Pavarësish­t arsyes të dhënat të detajuara të statistika­ve zyrtare të vendit, për popullsinë, ekonominë, tregtinë, arsimin, shëndetësi­në, etj nuk janë të disponuesh­me nga e shtuna e javës së kaluar. Në rastin më të mirë mungesa e tyre bllokon punën për një seri fushash dhe sektorësh që e kanë të bazuar aktiviteti­n në përpunimin dhe analizimin e të dhënave. Gjatë fundjavës së kaluar “Homeland Justice’ njoftuan se kanë asks të plotë në 10 terrabite të INSTAT, duke përfshirë edhe të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave që u krye

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania