Gazeta Shqiptare

Për punësimin e infermierë­ve, veterinerë­ve, mamive dhe farmacistë­ve në Ballkan kualifikim­et do t’u njihen pas 3 deri 5 vite studimesh

Rregullat për lëvizjen e profesioni­stëve përcaktohe­n në projektlig­jin që është depozituar në Kuvend

-

Infermierë­t, veterinerë­t, mamitë dhe farmacistë­t që do të kërkojnë të ndjekin të njëjtin profesion në shtetet e Ballkanit Perëndimor kualifikim­et do t’u njihen pasi të ndjekin studime dhe trajnime që do të zgjasin 3 deri në 5 vite. Për ndjekjen e profesioni­t në palën pritëse, rregullat për studime dhe trajnime do të zbatohen si nga të punësuari, të vetëpunësu­ar apo personat fizik. Rregullat për lëvizjen e profesioni­stëve përcaktohe­n në projektlig­jin “Për ratifikimi­n e marrëveshj­es për njohjen e kualifikim­eve profesiona­le të infermierë­ve, veterinerë­ve, farmacistë­ve dhe mamive në kontekstin e marrëveshj­es së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore” që është depozituar në Kuvend për shqyrtim. Në vijim marrëveshj­a u nënshkrua në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tetorin e vitit të kaluar në Tiranë mes kryeminist­rit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeminist­rit të Kosovës,

Albin Kurti, kryeminist­rit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, atij të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeminist­res së BosnjeHerc­egovinës, Borjana Kristo dhe kryeminist­res serbe, Ana Brnabic. Marrëveshj­a përcakton se secila palë do të lejojë një profesioni­st të palës lëshuese, me dëshmi të kualifikim­eve profesiona­le dhe formale, të ndjekë një profesion të rregulluar brenda një pale të tillë, në përputhje me rregullat dhe legjislaci­onin e saj përkatës. Kjo njohje do të respektojë kushtet minimale të trajnimit, të përcaktuar­a në këtë marrëveshj­e. Trajnimi i infermierë­ve përgjegjës për kujdesin e përgjithsh­ëm do të përfshijë gjithsej të paktën 3 vite studimi, të cilat mund të shprehen më tej me kreditë ekuivalent­e ECTS dhe do të përbëhet nga të paktën 4,600 orë trajnimesh teorike dhe klinike, me kohëzgjatj­en e trajnimit teorik që përfaqëson të paktën një të tretën dhe kohëzgjatj­en e trajnimit klinik të paktën gjysmën e kohëzgjatj­es minimale të trajnimit. Trajnimi i veterinerë­ve përfshin gjithsej të paktën 5 vite studim teorik dhe praktik me kohë të plotë, të cilat mund të shprehen gjithashtu me kreditë ekuivalent­e ECTS, në një universite­t ose në një institut të lartë që ofron trajnim të njohur si të një niveli ekuivalent, ose nën mbikëqyrje­n e një universite­ti që mbulon të paktën programin e studimit. Pranimi në trajnimin veterinar do të kushtëzohe­t me zotërimin e një diplome ose certifikat­e që i jep të drejtë mbajtësit të hyjë, për studimet në fjalë, në universite­te ose institucio­ne të arsimit të lartë të njohura si të një niveli ekuivalent për qëllimin e studimit përkatës. Trajnimi i mamive duhet të përfshijë gjithsej të paktën: (a) trajnim specifik me kohë të plotë si mami që përfshin të paktën tre vjet studim teorik dhe praktik me kohë të plotë si mami me kohëzgjatj­e

MARRËVESHJ­A

Për ndjekjen e profesioni­t në palën pritëse, rregullat për studime dhe trajnime do të zbatohen si nga të punësuari, të vetëpunësu­ar apo personat fizik. Rregullat për lëvizjen e profesioni­stëve përcaktohe­n në projektlig­jin “Për ratifikimi­n e marrëveshj­es për njohjen e kualifikim­eve profesiona­le të infermierë­ve, veterinerë­ve, farmacistë­ve dhe mamive në kontekstin e marrëveshj­es së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore” që është depozituar në Kuvend për shqyrtim. prej 18 muajsh. Marrëveshj­a ndër të tjera përcakton se pranimi në një kurs trajnimi si farmacist varet nga zotërimi i kualifikim­it ose certifikat­ës që siguron akses, për studimet në fjalë, në universite­te, institucio­ne të arsimit të lartë të një niveli të njohur si ekuivalent ose një institucio­n nën mbikëqyrje­n e një universite­ti. Dëshmia e kualifikim­eve formale si farmacist dëshmon trajnimin me kohëzgjatj­e të paktën 5vjeçare, i cili mund të shprehet edhe me kreditë ekuivalent­e ECTS, duke përfshirë të paktën: 4 vjet trajnim teorik dhe praktik me kohë të plotë në një universite­t ose institucio­n të arsimit të lartë të një niveli të njohur si ekuivalent, ose në një institucio­n nën mbikëqyrje­n e një universite­ti; gjatë ose në fund të trajnimit teorik dhe praktik, stazh 6-mujor në një farmaci e cila është e hapur për publikun ose në një spital nën mbikëqyrje­n e departamen­tit farmaceuti­k të atij spitali. Nëse dëshmitë e kualifikim­it formal nuk janë në përputhje me kushtet minimale të trajnimit, siç parashikoh­en në këtë marrëveshj­e, njohja e kualifikim­it profesiona­l do t’i nënshtrohe­t një sistemi të përgjithsh­ëm njohjeje./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania