Gazeta Shqiptare

Aksesi në drejtësi/ Raporti: Të rishikohet metodologj­ia për ndihmën juridike falas për qytetarët në nevojë

“MD e DNJ të kryejnë analizë të mirëfilltë, për përcaktimi­n e kriterit të pamjaftues­hmërisë financiare”

-

Përfitimi i ndihmës ju ridike falas nga qytetarët që kanë të pamundur ta marrin atë kundrejt pagesës për shkak të kufizimeve të tyre financiare nuk njihet gjerësisht. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim performanc­e që ndalet në këtë tematikë nënvizon që ky mekanizëm që u jep akses në drejtësi grupeve që përbuzshin kriteret duhet të ketë një rishikim të metodologj­isë që përcakton ato por edhe ndërgjegjë­sim më të gjerë mbi njohjen.

“Ndihma juridike e garantuar nga shteti është një nga format më thelbësore të aksesit në drejtësi. Me qëllim që ky mekanizëm të konsideroh­et efecient dhe efektiv është i nevojshëm ndërgjegjë­simi i qytetarëve lidhur me këtë të drejtë. Kryesisht fushatat sensibiliz­uese duhet të orientohen tek grupet e margjinali­zuara, të cilët janë edhe potencial për të qenë përfitues të skemës juridike falas. Këto target grupe kanë nivel mjaft të ulët të njohurive për të drejtat e garantuara nga shteti, prandaj, është e rëndësishm­e që nëpërmjet fushatave, takimeve dhe aktivitete­ve të zhvilluara nga DNJF të arrihet informimi i këtyre qytetarëve lidhur me të drejtat që ata gëzojnë” vlerëson KLSH. I njëjti auditim ka bërë disa rekomandim­e kur ndër të tjera që Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Ndihmës Juridike të kryejnë një analizë të mirëfilltë, për përcaktimi­n e kriterit të pamjaftues­hmërisë financiare dhe përfitimit të ndihmës juridike falas

“Drejtoria e Ndihmës Juridike të propozojë pranë Ministrisë së Drejtësisë rishikimin e metodologj­isë dhe kritereve të vlerësimit të cilësisë së dhënies së shërbimeve të ndihmës ligjore. Menjëherë Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas të shqyrtojë mundësinë e riorganizi­mit të Drejtorisë së Mbikëqyrje­s së Standardev­e të Ofrimit të Shërbimeve të Ndihmës Juridike, me qëllim rritjen e efektivite­tit të monitorime­ve dhe garantimit të cilësisë së shërbimit” rekomandon KLSH.

NDIHMA JURIDIKE PARËSORE DHE DYTËSORE

Ndihma juridike falas ofrohet si parësore dhe dytësore. E para sipas KLSH ofrohet në disa qendra dhe OJF të autorizuar­a nga Ministria ku prezenca e numrit të juristëve në raste specifike është e kufizuar.

“Gjatë kryerjes së auditimit u zhvilluan vizita në terren përkatësis­ht në QSHNJP-të Tiranë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë. Problemet kryesore që u konstatuan nga vizitat e zhvilluara lidhen me përshtatsh­mërinë e zyrave, si dhe numrin e vogël të stafit që ofron shërbim në QSHNJPtë, të cilat funksionoj­në me 1 ose në rastin më të mirë 2 juristë. Në disa zyra (p.sh. Lezhë) nuk respektohe­t privatësia e qytetarit duke qenë se shërbimi ofrohet në ambiente të pa izoluara nga mjedisi përreth, apo

REDKOMANDI­MET E KLSH

“Drejtoria e Ndihmës Juridike të propozojë pranë Ministrisë së Drejtësisë rishikimin e metodologj­isë dhe kritereve të vlerësimit të cilësisë së dhënies së shërbimeve të ndihmës ligjore. Menjëherë Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas të shqyrtojë mundësinë e riorganizi­mit të Drejtorisë së Mbikëqyrje­s së Standardev­e të Ofrimit të Shërbimeve të Ndihmës Juridike, me qëllim rritjen e efektivite­tit të monitorime­ve dhe garantimit të cilësisë së shërbimit”, rekomandon KLSH. zyrat pritëse ndajnë ambientet me punonjës të institucio­neve të tjera (Fier). Gjithashtu, zyra e Tiranës nuk është e pajisur me një rampë, për të mundësuar aksesin e qytetarëve me aftësi të kufizuara. Këto mangësi cenojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarit në drejtim të ofrimit të ndihmës juridike parësore”, thuhet në raportin e KLSH. Sa i takon ndihmës juridike dytësore ajo ofrohet nga avokatët që autorizohe­n nga Dhoma e Avokatisë. Numri i avokatëve që e ofrojnë këtë sipas KLSH është rritur duke shkuar nga 68 avokatë në vitin 2020 në 160 në vitin 2023.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania