Gazeta Shqiptare

Shqipëria me IQ mesatare më të ulët në Evropë, krah nesh edhe Maqedonia e Veriut

-

Rishikimi i Popullsisë Botërore për mes një artikulli të publikuar së fundmi ka listuar vendet sipas renditjes për koeficient­in e inteligjen­cës. Në artikull ata, gjithashtu, kanë shpjeguar se si janë bërë këto llogaritje të cilat kanë listuar vendet sipas inteligjen­cës. Koeficient­i mesatar i koeficient­it të inteligjen­cës në një vend llogaritet duke filluar me rezultatin mesatar të vendit në testet standarde të IQ-së, duke përshtatur mirë me vlerësimet kombëtare të matematikë­s, leximit dhe shkencës, dhe duke marrë parasysh cilësinë e përgjithsh­me të të dhënave. Burimet e të dhënave të konsiderua­ra në këtë artikull ndryshojnë nga numri i variablave të konsiderua­r, thellësia e analizës dhe kohëzgjatj­a e të dhënave”, shpjegon World Population Review. Vendet të cilat kryesojnë lostën janë Japonia, Kina, Korea e Jugut dhe Tajvani të cilat e kanë mesataren mbi 100. Mesatarja e koeficient­it të inteligjen­cës në vendet e Ballkanit si Bullgari

është 90.99, në Serbi 89.6, në Mal të Zi 85.78. Sa i përket Shqipërisë ka një koeficient prej 81.75 ose e vlerësuar me notën D+ ku ajo renditet mes shteteve si Maqedonia e cila rendit një vend më lart nesh me IQ 81.91.

LIDHJA NDËRMJET ARSIMIT DHE INTELIGJEN­CËS

Arsimi dhe inteligjen­ca janë të lidhura ngushtë, pasi një sistem arsimor më i fuqishëm tenton të prodhojë një popullsi më inteligjen­te me kalimin e kohës. Me këtë në mendje, disa studime përdorin renditjen arsimore të vendeve të ndryshme si bazë për krahasimin e inteligjen­cës. Në vitin 2023, Organizata për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi rezultatet e saj trevjeçare PISA (Programi për Vlerësimin Ndërkombët­ar të Studentëve), i cili krahasoi rezultatet e testeve të matematikë­s, leximit dhe shkencës së gati 700,000 studentëve në 81 vende për vitin 2022./ Dosja.al

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania