Gazeta Shqiptare

Obligacion­et 15-vjeçare/ Banka e Shqipërisë: Yield-i ulet lehtë në 7.94 për qind

-

Ministria e Financave zhvilloi të hënën ankandin e ri të obligacion­eve 15-vjeçare. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e afërsisht 2.26 miliardë lekëve, nga 2 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim.

Në fund, Ministria e Financave vendosi të pranojë kërkesa për vlerën totale të 1.835 miliardë lekëve. Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacion­it rezultoi 7.94%, nga 7.98% që kishte qenë yield-i i ankandit të mëparshëm, (që ishte zhvilluar në tetor të vitit të kaluar), por ndjeshëm më i lartë se kuponi indikativ prej 7.3%, i paraqitur nga Ministria e Financave para ankandit. Megjithatë, rënia e lehtë e lehtë e yield-it shpjegohet me uljen e shumës së emetimit nga Ministria e Financave. Në rast se do të ishin pranuar kërkesa për shumën e plotë, prej dy miliardë lekësh, yield-i uniform i emetimit do të rezultonte më i lartë. Yield-i maksimal i kërkesave të paraqitura nga investitor­ët në ankand arriti deri në 11%, ndërsa yield-i minimal i kërkuar ishte vetëm 5.5%. Diferencat tejet të mëdha mes yield-it minimal dhe atij maksimal të kërkuar nga investitor­ët janë, mes të tjerash, një tregues i mosfunksio­nimit të një tregu dytësor likuid dhe transparen­t. Sidoqoftë, yieldet e obligacion­eve të qeverisë shqiptare vazhdojnë të ofrojnë kthime mjaft joshëse dhe në vazhdimësi pjesëmarrj­a në ankandet e titujeve afatgjatë është e konsiderue­shme. Përveç investitor­ëve tipikë institucio­nalë vendas, si bankat apo fondet e pensionit, kthimet e larta nga këto instrument­e në vitet e fundit kanë tërhequr edhe një numër në rritje individësh. Ndërkohë, sipas burimeve nga tregu, në vitet e fundit ka pasur shfaqje interesi edhe nga investitor­ë të huaj për të investuar në letrat me vlerë të qeverisë shqiptare. Hapja e tregut të bonove dhe obligacion­eve për një bazë më të gjerë investitor­ësh, sipas ekspertëve, do të ishte një ndër parakushte­t themelore për të mundësuar një zhvillim të mirëfilltë të tregut dytësor të titujve qeveritarë në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka nisur emetimin e obligacion­eve 15vjeçare që nga viti 2021. Prej atëherë, janë zhvilluar gjithsej 10 ankande të këtyre instrument­eve, për një shumë totale të emetuar prej afërsisht 13.8 miliardë lekësh. Të dhënat e para të këtij viti kanë zbehur, të paktën për momentin, pritshmëri­të për një rritje të afërt të normave të interesit. Inflacioni në muajin janar zbriti në 3.4%, ndërsa inflacioni bazë (që përjashton çmimet e produkteve ushqimore dhe energjetik­e) zbriti në 2.9%. Më datë 7 shkurt, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshua­r normën bazë të interesit në 3.25%. Megjithatë, vetë Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të politikës monetare vlerësonte se presionet e brendshme inflacioni­ste ngelen të larta. Rritja e pagave në sektorin publik, në mesin e këtij viti, por edhe një kërkesë e rritur nga turizmi, mund të forcojnë presionet inflacioni­ste pas tremujorit të dytë të vitit./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania