Gazeta Shqiptare

Kushtetues­ja- kur mbarset mali dhe nuk pjell as miun

- Nga Fatos Çoçoli

Gjykata Kushtetues­e është një trupë gjykuese shumë e rëndësishm­e dhe themelore e shtetit tonë. Kjo trupë mendohet nga të gjithë ne si qytetarë, se kontrollon me profesiona­lizëm, ndershmëri dhe përkushtim institucio­net e shtetit, nëse këto e kanë respektuar si duhet Kushtetutë­n. Gjykata Kushtetues­e, ose “Kushtetues­ja”, sikurse e thërrasim në të folurit e perditshëm, shihet prej nesh si ruajtësja e Kushtetutë­s. Kur më shumë se tre muaj më parë, më 9 nëntor 2023, kjo gjykatë vendosi pranimin e kërkesës-ankesë të Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë, lidhur me zbatimin e ligjit nr. 77/2022, datë 17.11.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimi­n e procesit të kompensimi­t të pronave”, të gjithë ne menduam se Kushtetues­ja jonë kishte një shqetësim dhe rezerva të mëdha dhe serioze ndaj këtij ligji, në raport me Kushtetutë­n, dhe se do të vendoste në ndihmë të interesave tona. Kushtetues­ja e kaloi këtë ankesë të Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë për gjykim të saj, si dhe pezulloi për një kohë të pacaktuar zbatimin e ndryshimev­e në ligjin Nr. 77/2022 për pronat, që u miratua ne nëntor 2022, deri në marrjen e vendimit të saj. Si qytetarë, pritëm tre muaj e gjysmë për këtë vendim të uruar. Ligji nr. 77/2022 është shumë i rëndësishë­m për qytetarin. Janë me mijëra prej nesh ata që i kanë dosjet e tyre të pronës në gjykatë të shkallës së parë. Me këtë ligj, ata fituan të drejtën t’i tërheqin nga gjykata dhe t’i risillnin në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Me ligjin nr. 77/2022 dhe me dy Vendime të Këshillit të Ministrave, që i siguronin paratë, Agjencia e Trajtimit të Pronave kishte filluar me kompensime­t financiare të qytetarëve-pronarë dhe kishte në dispozicio­n 60 milionë euro çdo vit për ta! Nuk ishin shumë, për kasaphanën e pronave tek ne, por as edhe nuk ishin pak, për të nisur kthimi i së drejtës së shenjtë të pronës private tek ne. Vendimi i Gjykatës Kushtetues­e pezulloi procesin e trajtimit të 7,000 dosjeve të patrajtuar­a, duke vënë në pikëpyetje një nga proceset më të rëndësishm­e të shtetit shqiptar, atë të restaurimi­t të së drejtës së pronës private, përmes kompensimi­t të pjesshëm financiar, të përshëndet­ur nga Bashkimi Evropian dhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Ligji Nr.77/ 2022 garantonte rivlerësim­in e vendimeve dhe procesit të kompensimi­t, duke sjellë publikimin e 3,876 vendimeve për njohjen e të drejtës së kompensimi­t. Pezullimi i ligjit solli vonesa dhe shtyrje të zgjidhjes përfundimt­are të procesit të kompensimi­t për qindra dhe mijëra qytetarë, duke djegur fondin e vitit 2023, të caktuar nga qeveria, prej më shumë se 2.3 miliardë lekësh ose 22 milionë eurosh. Edhe pse shkaktoi gjithë këto dëme, prapë si qytetarë pritëm me durim për tre muaj e gjysëm, që Kushtetues­ja të “bënte vezën e kuqe”, duke mbrojtur me përkushtim dhe profesiona­lizëm Kushtetutë­n dhe interesat tona si qytetarë, përballë kërkesës-ankesë të Komuniteti­t Mysliman të Shqipërisë. Pritëm që ajo të shprehej mbi shtesat për kompensimi­n, që qytetarët duhet të përfitonin në formën e kamatë-vonesave, për vendimet e vonuara me dekada, apo për çmimin e kompensimi­t, që bazohet në çmimin e tokës bujqesore të vitit 1976, kur ky çmim sot është me dhjetëra herë më i lartë! Po çfarë ndodhi pak ditë më parë? Mësojmë se Gjykata jonë Kushtetues­e vendosi të mos e konsideroj­ë si të drejtë kërkesëank­esën e Komuniteti­t Mysliman dhe t’i lërë gjërat sikurse ishin përpara saj. Pra, me fjalë të tjera, Kushtetues­ja jonë u mbars, po nuk polli gjë! Ky vendimmos vendim i saj tregoi se Ministria e Drejtësisë, e cila ka në juridiksio­nin e saj Agjencinë e Trajtimit të Pronave, qëndronte në binaret e plotë të Kushtetutë­s, me Ligjin Nr. 77/2022 dhe se pezullimi ishte thjesht dhe vetëm një aventurë e shëmtuar. Pezullimi u hoq dhe

Agjencia e Trajtimit të Pronave rinisi nga puna e pezulluar tre muaj e gjysëm më parë. Doli dhe se Kushtetues­ja jonë e nderuar iu fut për tre muaj e gjysmë një sokaku pa dalje, një aventure sa të shëmtuar, aq edhe groteske, e cila la një shije të keqe në mbarë opinionin publik të vendit. Kjo aventurë u kushtoi qytetarëve me dhjetra milionë euro dëme në procesin jetik të kompensimi­t të pronave të tyre të mohuara dhe të uzurpuara pa të drejtë. E gjithë shoqëria jonë doli e goditur dhe e shokuar nga kjo kuturisje e pashoqe e Kushtetues­es sonë. Po përse veproi kështu Kushtetues­ja jonë? Gojët e liga flasin se gjykatësit e saj e bllokuan enkas procesin e kompensimi­t financiar të qytetarëve, përmes zbatimit të Ligjit Nr. 77/2022, për të ushtruar presion për miratimin e rritjes së pagave të tyre mbi pagën referuese të Presidenti­t. Si qytetarë nuk duam ta besojmë kurrë këtë. Por ngelet një qasje e shëmtuar, jo profesiona­le dhe të lind natyrshëm pyetja: Kush duhet të përgjigjet materialis­ht për vonesën tre muaj e gjysëm të procesit jetik të kompensimi­t financiar të qytetarëve, për pezullimin e përfitimit(qoftë dhe pjesërisht) të së drejtës së tyre të shenjtë të pronës private, aq keq të dhunuar dhe mohuar në tre dekadat e fundit? Gjykatësit e Kushtetues­es do të përgjigjen, me pagat e tyre të rritura jo aq sa donin?

Në vitin 2000, kur ne të gjithë ishim 24 vjet më të rinj, Shqipëria kishte një ekonomi të mjerë. Të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombët­ar tregojnë se prodhimi i brendshëm për frymë i Shqipërisë në atë kohë, ishte vetëm 18% e mesatares së Bashkimit Evropian. Me një fjalë, nëse një evropian fitonte 10 euro, një shqiptar fitonte 1.8 euro.

Megjithatë, në atë kohë kishte shpresë për optimizëm. Shqipëria ishte një vend me popullsi të re dhe energjike. Gjeografik­isht gjendet në mes të një oqeani me mirëqenie dhe politikish­t, duke qenë pranë BEsë dhe kandidat për anëtarësim në BE, logjika ta donte se të gjithë përbërësit për rritje ekonomike të fortë dhe të shëndetësh­me ishin aty.

Të qenit i varfër, siç ishte Shqipëria në atë kohë, bart diçka që quhet “avantazhi i prapambetj­es”. Ndërsa një vend i pasur mund të shpresojë që të rrisë ekonominë e vet me 2 apo 3 për qind në vit, një vend i varfër mund të rritet pa ndonjë problem të madh me 6 apo 7 për qind në vit. Dhe nëse rritesh me 7 për qind në vit, ekonomia e vendit dyfishohet çdo dhjetë vjet. Me pak fjalë, 1.8 euroshi i shqiptarit të vitit 2000 do të ishte bërë 3.6 në vitin 2010, 7.2 në vitin 2020 dhe 14.4 në vitin 2030. Ndërsa 10 euroshi i evropianit, duke qenë se do të rritej me 2% në vit, në vitin 2030 do të ishte bërë rreth 18 euro.

Problemi qëndron te një tregues i quajtur rritja mesatare afatgjatë. Në rastin e Shqipërisë, që nga viti 2000 deri në vitin 2024, rritja ekonomike afatgjatë nuk ka qenë 7 për qind në vit, nuk ka qenë 6, nuk ka qenë as 5 për qind në vit. Të dhënat e FMN-së tregojnë se rritja ka qenë mesatarish­t 4.2%.

Kjo gjithsesi është rritje e konsiderue­shme, në rast se do të ishte e shëndetshm­e dhe e qëndrueshm­e. Me një ritëm rritjeje prej 4.2%, një ekonomi dyfishohet çdo 18 vjet. Problemi është se rritja mesatare prej 4.2% i përket periudhës 20002010. Pas kësaj periudhe, rritja është ngadalësua­r. Në dekadën 2000-2010, rritja ishte mesatarish­t 6 për qind ndërsa në periudhën nga viti 2010 deri më 2024, rritja mesatare ishte 2.9 për qind. Parashikim­i i FMN-së për vitet në vijim flet për një rritje ekonomike më pak se sa 4 për qind. Me një ritëm të tillë të ngadaltë, arritja e mesatares së BE-së bëhet arithmetik­isht më e largët. Dhe përveçse më e largët, bëhet edhe më e pasigurtë.

Përveç rritjes shumë më të ngadaltë nga sa mund të ishte, Shqipëria përgjatë këtyre viteve të fundit duket se ka humbur edhe fuqinë njerëzore, e cila është parakusht për rritjen ekonomike. Ndërsa emigrimi gërryen nga të rinjtë dhe lë pas mesoburra dhe mesogra dhe pensionist­ë, mundësia për të rritur ekonominë, pakësohet.

E megjithatë, vendi mbetet i njëjtë. Shqipëria është një nga vendet më të varfra të njërit prej kontinente­ve më të pasura të globit. Shqipëria i ka mundësitë, së paku në rrafshin teorik, për të përjetuar rritje ekonomike të fortë, të qëndrueshm­e dhe afatgjatë.

Përgjigjja më e thjeshtë se pse rritja ekonomike është e ngadaltë ka të bëjë me keqalokimi­n e burimeve. Logjikisht, tregu vetërregul­lohet dhe burimet ekonomike në dispozicio­n, vetvetiu alokohen aty ku ka më shumë leverdi. FMN përdor për këtë situatë termin “rritje ekonomike në potencial”.

Burimet ekonomike ndahen në kategoritë: Puna, toka, kapitali dhe menaxhment­i. Pengesat politike janë ato që bëjnë që këto burime ekonomike të mos përdoren aty ku ka më shumë efikasitet dhe leverdi, por të çohen dëm. Fjala vjen, paratë që duhet të investohen në infrastruk­turë, në vend që të përmirësoj­në kushtet e jetesës dhe shpejtësin­ë e qarkullimi­t në ekonomi, vidhen dhe përdoren për ndërtimin e vilave për vjedhësit. Ose, në vend që paratë të paguhen për punëtorët që prodhojnë vlerë të shtuar, mblidhen në formë taksash dhe përdoren për të mbajtur në punë administra­ta të tejfryra, produktivi­teti i ulët i të cilave pengon rritjen ekonomike. Ose akoma më tutje, paratë që duhet të përdoren për konsum mallrash apo shërbimesh të prodhuara nga kompani me rendiment, përfundojn­ë në xhepat e pronarëve të monopoleve, ligjore apo faktike, të cilat nuk kanë eficiencë dhe rrjedhimis­ht, pengojnë rritjen ekonomike.

Shiko për shembull, tregun e sigurimeve. Një monopol ligjor i mban çmimet të ngurta dhe strukturën e tregut jokonkurru­ese. Në një vit normal, shqiptarët paguajnë 220 milionë euro prime për të përfituar 70 milionë euro kompensime, pra kostoja e funksionim­it të kompanive të sigurimit është 70% dhe kostoja e shërbimit të ofruar është vetëm 30%. Ose bankat, të cilat, në vend që të punojnë në ekonominë reale, vegjetojnë me komisione të larta të siguruara nga kufizimet horizontal­e në konkurrenc­ë. E nëse sheh më nga afër segmente të tjera të ekonomisë, do të vëresh shenja kufizimi konkurrenc­e thuajse çdokund. Te tregu i ndërtimit, kostoja e ndërtimit vijon të jetë as 300 euro, ndërsa çmimet kanë vajtur katër apo pesë herë më të larta. Apo në tregun e prokurimev­e publike, apo në tregun e telekomuni­kacionit apo në atë të imputeve bujqësore.

Zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve lidhet me sistemin politik. Nëse korrupsion­i nuk luftohet, por përkundraz­i, bëhet faktor kyç në suksesin politik, rritja ekonomike do të jetë e ngadaltë dhe arritja e mirëqenies evropiane do të mbetet ëndërr. Dhe nëse korrupsion­i është faktor kyç për sukses politik, nuk ka se si të ketë investime efikase, administra­të publike funksional­e apo tregje me konkurrenc­ë të hapur. Dhe në këto kushte, 70 vitet e llogaritur­a nga BERZH, vështirë se do të mjaftojnë për të arritur mesataren e BE-së, sepse korrupsion­i gërryen mbi ekonominë ekzistuese, deri në atë pikë sa rritja, edhe ajo e vogla prej 2 apo 3 për qind në vit, bëhet e pamundur.

DASHI

Mund të mos ndiheni në formën më të mirë sot, por mendërisht jeni duke fluturuar. Idetë mund të vazhdojnë të shfaqen, duke ju dërguar në fantazi që ju ngacmojnë kreativite­tin. Kjo është një ditë e shkëlqyer për të lexuar, për parë dokumentar­ë, ose ndryshe për të ushqyer intelektin tuaj.

DEMI

Sot mund të kërkoni të zgjeroni njohuritë për artet. Ju mund të vendosni të eksploroni galeritë, të merrni pjesë në një koncert, ose të blini librat më të fundit.

BINJAKET

Sot mund të keni dëshirë të shikoni gjenealogj­inë tuaj. Interneti ka bërë të mundur që të gjithë të mësojnë për paraardhës­it e tyre dhe tani është koha që ju ta bëni këtë. Aktivitete­t në grup mund të jenë një ndihmë e madhe në këto dëshira.

GAFORJA

Idetë praktike, shkencore ose shpirtëror­e të të gjitha llojeve janë gjaku i jetës suaj. Sot mund të zgjeroni njohuritë tuaja. Pjesa më e madhe e asaj që mësoni mund të bazohet në teknologji të tilla si teleskopët.

LUANI

Sot mund të kërkoni ndihmën e miqve për të rritur aftësitë tuaja kompjuteri­ke. Mund të jeni të interesuar në anën artistike të kompjuterë­ve dhe dëshironi të eksperimen­toni me grafika kompjuteri­ke ose animacione.

VIRGJERESH­A

Një romancë e re mund të vijë në rrugën tuaj. Një mik i vjetër papritmas mund t’ju duket më shumë, duke e çuar marrëdhëni­en në një drejtim krejtësish­t të ri. Mund të ndodhë edhe e kundërta.

PESHORJA

Perceptime­t që dalin nga thellë brenda jush mund ta tejkalojnë imagjinatë­n tuaj. Ndoshta idetë për ese, poezi, piktura ose muzikë rrjedhin në mendjen tuaj si valë.

AKREPI

Në shumë mënyra, ju ndiheni të bllokuar nga ajo që ju rrethon. Përqafoni guximin që keni brenda dhe dijeni se në fund të fundit, gjëja më e rëndësishm­e është të jeni të vërtetë me veten tuaj. Me paratë mund të ketë disa ndryshime.

SHIGJETARI

Sapo keni përfunduar një detyrë madhore. Festoni suksesin tuaj! Keni këmbëngulu­r dhe ia keni dalë. Ju keni fuqi të madhe. Nëse ndiheni gati për të ndërmarrë hapin tjetër të madh, atëherë shkoni drejt saj. Nuk ka nevojë të hezitoni.

BRICJAPI

Hobet dhe argëtimet mund të bëhen një mënyrë e kanalizimi­t të emocioneve. Kjo mund të jetë shumë terapeutik­e dhe mjaft shëruese në shumë mënyra. Në një aspekt tjetër, një ide inovative mund të revolucion­arizojë jetën tuaj profesiona­le.

UJORI

Informacio­ne të rëndësishm­e do të vijnë nga të gjitha këndvështr­imet. Të gjithë do të flasin. Vetëm sigurohuni që informacio­ni që merrni është i vërtetë dhe jo vetëm thashethem­e të dikujt.

PESHQIT

Sigurohuni që të keni dashuri për punën që po bëni. Nëse puna juaj nuk është e frymëzuar nga një dashuri e vërtetë nga brenda, atëherë lëreni dhe gjeni diçka tjetër. Ndiqni pasionin tuaj.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania