Gazeta Shqiptare

“Deutsche Welle”: Traktat Miqësie e Bashkëpuni­mi Shqipëri-Ukrainë

Sipas Zelensky-t Rusia do të bëjë gjithçka për të destabiliz­uar situatën Liderët e rajonit, së bashku kundër agresionit rus

-

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, që mori pjesë në samitin “Ukrainë - Evropa Juglindore” që zhvillohet në Tiranë kërkoi që të mos ketë vonesa në dërgimin e armëve në mënyrë që Ukraina të mbijetojë. “Sa më shumë që Putin sheh mungesat tona, aq më shumë mund të mendojë që mund ta sfidojë Evropën dhe Perëndimin”, - tha Zelensky.

Bashkëprod­him municiones­h me vendet e Ballkanit dhe partnerët e Ukrainës

Duke shprehur shqetësim mbi ofertën e municionev­e, presidenti i Ukrainës shprehu interesi për bashkëprod­himin e municionev­e me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët e Ukrainës. “Ne propozojmë që të organizohe­t një forum i posaçëm për industrinë e mbrojtjes ndërmjet Ukrainës dhe Ballkanit, qoftë në Kiev apo në ndonjë nga kryeqytete­t tuaja” – tha Zelensky.

Përkrah liderit ukrainas, kryeminist­ri i Shqipërisë Edi Rama, u bëri thirrje shteteve të rajonit të vazhdojnë të mbështesin financiari­sht dhe ushtarakis­ht Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që nga shkurti i vitit 2022. “S’duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë! Mbijetesa e saj varet nga mbështetja financiare dhe ushtarake”, – u shpreh kryeminist­ri shqiptar.

Rusia rrezik për destabiliz­imin e Ballkanit

Presidenti i Ukrainës i paralajmër­oi po ashtu vendet e Ballkanit Perëndimor që të jenë të kujdesshme prej destabiliz­imit nga Rusia. Sipas Zelensky-t Rusia do të bëjë gjithçka për të destabiliz­uar situatën.

“Rusia nuk do të ndalë. Ajo nxjerr përfundime nga gabimet që ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabiliz­ojë edhe më tej, do të përdorë taktika të tjera” – theksoi Zelensky gjatë konferencë­s për shtyp të mbajtur pas samitit. Ndaj presidenti ukrainas kërkoi që shtetet e Ballkanit të bëhen bashkë për t’i bërë ballë këtij rreziku.

Edhe kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, pranoi se ekziston një rrezik i qartë për Ballkanin për shkak të agresionit rus. “Ju e keni parë në rajon se si ndikimi rus ka mbjellë destabilit­et në një vend a në një tjetër”, tha Rama duke shtuar se ndihma për Ukrainën nuk duhet të përdoret për çështje të brendshme politike nga shtete të ndryshme. “Shohim me shqetësim që kjo mbështetje ngec, sepse Ukranina kthehet në çështje politike mes një vendi apo tjetri”.

Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë bashkë dhe i palëkundur

Kryeminist­ri shqiptar theksoi më tej nevojën që kanë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të qëndruar bashkë dhe të palëkundur në aspiratën për t’u anëtarësua­r në Bashkimin Europian. Në një deklaratë të përbashkët të liderëve të Evropës Juglindore Liderët e Europës Juglindore, të pranishëm në Samitin e Paqes në Tiranë, ata rikonfirmu­an qëndrimin e tyre pro Ukrainës.

Në deklaratën që përmban 12 pika, liderët e rajonit, mes të cilëve edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ranë dakord në qëndrimin e tyre kundër agresionit rus dhe aneksimit të Krimesë. “Ne i bëjmë thirrje të gjithë komuniteti­t ndërkombët­ar që të rrisë fuqishëm mbështetje­n për Ukrainën në luftën e saj të vazhdueshm­e për liri, pavarësi dhe integritet territoria­l”, – thuhet në deklaratën e përbashkët.

Lufta ndaj disinfor mimit, duke përfshirë narrativat e rreme rreth luftës, sfidat e sigurisë kibernetik­e, duke kontribuar në stabilitet­in dhe sigurinë e komuniteti­t ndërkombët­ar, ishte një tjetër pikë e deklaratës.

Traktat Miqësie e Bashkëpuni­mi mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nënshkruan në Tiranë edhe një “Traktat Miqësie dhe Bashkëpuni­mi mes Republikës së Shqipërisë dhe Ukrainës”. Të dy vendet ranë dakord të zhvillojnë bashkëpuni­min në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë, kulturën, arsimin, mjedisin, kujdesin shëndetëso­r, median, sportin dhe turizmin.

“Traktati i shërben konsolidim­it të miqësinë mes dy vendeve dhe popujve, përmes zgjerimit dhe forcimit të bashkëpuni­mit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”, – thuhet në deklaratën e shpërndarë për mediat.

Ndërsa në platformën sociale X presidenti Volodymir Zelenky tha se kjo marrëveshj­e “do të forcojë bashkëpuni­min me Shqipërinë dhe pozitën e Ukrainës në Ballkan”.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009 dhe kandidate për anëtarësim në BE, është renditur që në krye të herës përkrah vendeve mbështetës­e të Ukrainës. Në kuadër të kësaj mbështetje­je janë miratuar disa vendime, që u mundësojnë shtetasve të Ukrainës hyrjen dhe qëndrimin pa leje në Shqipëri për një periudhë njëvjeçare. Si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet e fundit, Shqipëria iu bashkua SHBA-së në inicimin e rezolutave kundër pushtimit rus të Ukrainës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania