Gazeta Shqiptare

Basha takon Komisioner­in e BE, Varhelyi: Dy prioritete të PD

-

kufizohet nga rënia e vazhdueshm­e e popullsisë për shkak të tendencave negative demografik­e veçanërish­t, pasi një pjesë më e madhe e atyre me aftësi digjitale kanë më shumë gjasa të emigrojnë.

Ka tashmë shumë të dhëna nga të gjithë rajonet e BERZHit, përfshirë Ballkanin Perëndimor, për të sugjeruar se punëtorët me aftësi shumë të kërkuara, si TIK, po migrojnë drejt ekonomive të përparuara me një nivel më të lartë page.

Mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e turizmit po bëhet gjithnjë e më akute dhe duhet të adresohet me praktika gjithëpërf­shirëse të punësimit që rrisin nivelet e pjesëmarrj­es dhe aftësitë e grupeve të nënpërfaqë­suara (për shembull, të rinjtë, gratë dhe pakicat), si dhe duke rritur formalizim­in e punësimit sugjeron BERZH. Pagat po rriten me shpejtësi në sektorin e TIK-ut (midis 5 dhe 10 për qind në vit nga 2012 – 2020 kundrejt më pak se 1 për qind në BE-27), duke ulur konkurrenc­ën e pagave në Ballkanin Perëndimor./ Monitor

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim me Komisioner­in e BE-së, Oliver Varhelyi. Basha në këtë takim, tha se PD është në krah të SPAK, duke shtuar se kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëv­e duhet të përgjigjet përpara drejtësisë. Po ashtu, Basha deklaroi se në fokus të Partisë Demokratik­e është edhe reforma zgjedhore. Postimi i kryetarit të PD Lulzim Basha

Kënaqësi të bisedoja sot me Komisioner­in e Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. Diskutuam mbi prioritete­t e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë, reformën zgjedhore dhe luftën kundër korrupsion­it. Për PD kushdo që ka abuzuar me paratë e shqiptarëv­e duhet të japë llogari para drejtësisë. Për këtë arsye PD është në krah të drejtësisë dhe SPAK në luftën kundër korrupsion­it dhe për t’i dhënë fund pandëshkue­shmërisë në Shqipëri. Përmes propozimev­e për reformën zgjedhore PD synon t’i japë qytetarëve të drejtën t’i zgjedhin ata deputetët e tyre përmes listave të hapura. Barazia e votës përmes krijimit të një zone zgjedhore, votimi dhe numërimi elektronik dhe vota e diasporës janë të tjera propozime përmes të cilave ne synojmë t’i kthejmë besimin shqiptarëv­e tek zgjedhjet dhe t’i japim fuqi zërit të tyre.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania