Gazeta Shqiptare

ESKPOZIMI NDAJ NDOTJES

-

vite me radhë. Një shqetësim i veçantë janë grimcat 2.5 (PM2.5), fragmente të vogla ndotjeje që vijnë nga tymrat, sobat me dru, gatimi, pirja e duhanit dhe avullimi. Ato hyjnë në mushkëri, pastaj në gjak dhe qarkullojn­ë nëpër trup. “PM2.5 nuk shkakton kollë, por ka prova në rritje se kur rrëshqet në trup mund të shkaktojë dëmtim të heshtur të ADN-së që mund të çojë në kancer”, tha profesori

Mokbel. PM2.5 gjithashtu prish gjëndrat në të gjithë trupin që prodhojnë hormone. Ky është një shqetësim i veçantë për kancerin e gjirit dhe prostatës që mund të nxitet nga hormonet. “Në një kohë kur po shohim një numër në rritje të grave me kancer gjiri, veçanërish­t të moshave të reja, njerëzit duhet të jenë të vetëdijshë­m se ndotja e ajrit është një faktor kryesor rreziku për sëmundjen.

Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes së ajrit rrit mundësinë e zhvillimit të kancerit të gjirit me 45 për qind dhe mundësinë e vdekjes nga kanceri i gjirit me 80 për qind. Kjo e bën atë ‘një faktor rreziku të rëndësishë­m sa duhani, obeziteti dhe alkooli’, sipas kirurgut Kefah Mokbel. 27 studimet u identifiku­an nga një bazë të dhënash me qindra botime të rishikuara nga ekspertët që studiojnë rolin e ndotjes në sëmundjet njerëzore. Shumë nga studimet përfshinin miliona pacientë të cilët u ndoqën për vite me radhë. Ekspozimi afatgjatë ndaj ndotjes PM2.5 jo vetëm që rrit rrezikun e kancerit të gjirit, por gjithashtu duket i lidhur me një sëmundshmë­ri më agresive”. Llojet e tjera të kancerit që janë të lidhura me ekspozimin ndaj PM2.5 përfshijnë stomakun, mushkëritë, fshikëzën, zorrët, vezoret dhe mitrën. Profesor Mokbel rekomandon marrjen e hapave për t’u mbrojtur nga efektet e dëmshme të ndotjes së ajrit. “Shmangni zonat me ndotje të lartë aty ku është e mundur, por mos u mbështetni te maskat, ato ofrojnë pak mbrojtje kundër këtij lloji të ndotjes. Unë do të rekomandoj­a gjithashtu të hani një dietë të stilit mesdhetar plot me antioksida­ntë për të neutralizu­ar efektin e PM2.5”. Kjo do të thotë të hash peshk, fruta të tilla si shega, luleshtryd­het, boronicat dhe domatet, perime si lakra jeshile dhe brokoli dhe duke pirë çaj jeshil çdo ditë./ Gazeta Si

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania