Gazeta Shqiptare

Lepuri i vogël në ferrën e madhe

- Nga Genc Pollo

Shumë është shkruar e folur tek ne për pretencën e janarit të ekipit të prokurorëv­e amerikanë me në krye Matthew Graves kundër Charles McGonigal, ish agjentit të lartë të FBI-së (shef i zyrës në New York), i cili mori ryshfete nga persona të qeverisë Rama për të vepruar në shkelje të rregullave të FBIsë dhe të ligjit amerikan. Gjyqtarja federale në Washington D.C. znj. Colleen Kollar-Kotelly në 16 shkurt i pranoi këto akuza dhe e dënoi ish agjentin me 2 vjet e 4 muaj burg.

Nga kjo pretencë por dhe nga aktakuza e Departamen­tit të Drejtësisë të ShBA e publikuar në janar 2023 publiku mësoi se McGonigal mori shuma të mëdha parash dhe informacio­ne mbi opozitën nga të besuarit e KM Rama për të vënë në lëvizje FBI kundër Partisë Demokratik­e dhe lobistëve amerikanë të pajtuar prej saj; po ashtu mësoi se McGonigal & co shantazhua­n e xhvatën oligarkë shqiptarë e rajonalë duke luajtur kartën “non grata”. Burimet në Amerikë konsideroj­në se McGonigal ka luajtur rol edhe në “dosjen Berisha” që çoi në përcaktimi­n “ndalim-hyrje në ShBA” të ish kryeminist­rit.

Por pranimi i pjesshëm i fajit nga i pandehuri çoi në një “plea deal”, praktikë e rëndomtë e drejtësisë penale amerikane, sipas të cilës prokuroria në shkëmbim heq dorë nga pjesa tjetër e akuzave; i pandehuri siguron kështu një denim më të butë e një gjykim të shkurtuar. Si rregull prokurorët përfitojnë informacio­ne të vlefshme për punën e tyre dhe evitojnë qindra orë pune e shpenzime jo të vogla tipike për një proces gjyqësor me juri. Në rastin tonë Administra­ta Biden, pjesë e të cilës është edhe Departamen­ti i Drejtësisë, i kurseu vetes një ekspozim turpërues me detajet e zullumeve të McGonigali­t që rezulton të jenë hetuar me thellësi nga FBI.

Para një viti, duke patur parasysh sa më lart, kam shkruar se shpresë për zbardhjen e plotë të këtij skandali jep hetimi parlamenta­r i nisur në Dhomën e Përfaqësue­sve; aty mazhoranca republikan­e, në opozitë me Administra­tën Biden, nuk ka veriga politike; vetëm lipset të hulumtojnë aspektin shqiptar të skandalit McGonigal, i cili nuk di a lidhet direkt me interesin e tyre e me debatin e ditës në ShBA. Gjithashtu kam shënuar se meqë SPAK-u do të vihej nën trysni qeveritare e mbase edhe diplomatik­e në Tiranë një komision parlamenta­r hetimor në Kuvend do të ishte më i dobishëm. Koha tregoi se Rama nuk do të pyeste për Kushtetutë e ligje për të penguar këtë komision duke sjellë anomalinë në Kuvend që vazhdon edhe sot.

Sa më lart është përgjithës­isht e njohur për lexuesin. Por pretenca e janarit ka një element të ri: një pohim që implikon në vepër penale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania