Gazeta Shqiptare

“Qindra çamë u larguan me dhunë nga banesat”, pyetja e Klodiana Lalës irriton avokatët grekë

“Respekt për gazetaren që sot theu heshtjen”

-

Gazetarja Klodiana Lala gjatë një konference për mediat që avokatët grekë dhe shqiptar të Fredi Belerit mbajtën në Tiranë, iu drejtua me disa pyetje.

Lala i pyeti ata nëse janë duke intimiduar institucio­net e drejtësisë, e po ashtu kërkoi një koment edhe për çështjen e pronave çame.

Një prej avokatëve të Belerit, grek, lidhur me pyetjen e parë deklaroi se nuk duan të frikësojnë drejtësinë, por kërkojnë një proces të drejtë. Ndërsa sa i takon pyetjes për pronat çame, të dy ata iu shmangën duke thënë se nuk ndodhen në Tiranë për këtë çështje.

“Duhet të qëndrojë larg nesh fjala intimidim për institucio­net e drejtësisë. Ne jemi anëtarë që shprehim vullnetin tonë për të pasur një proces të pavarur. Kërkojmë respektimi­n e të drejtave të njeriut. Nuk kemi menduar ndonjëherë të frikësojmë dikë, apo gjykatat. Jemi në një garë të përhershme sa u përket gjyqeve të drejta si këtu si në Greqi. Ndërkohë për çështjen e fundit, nuk kemi ne kompetencë të përgjigjem­i për këtë. Nuk kemi ardhur këtu për këtë punë”,-u shpreh ai.

Më tej Lala vijoi me pyetjen: Do të doja që dy avokatët të ishin kaq të zellshëm edhe për çështjen e pronave çame sikurse janë edhe për çështjen e zotit Beleri, pasi qindra mijëra qytetarë çamë janë larguar me dhunë, u janë djegur shtëpitë dhe nuk e kanë gjetur të drejtën e tyre. Do të doja të ishit më ezaurues për këtë pyetje!

Por kësaj pyetjeje iu përgjigj Vangjel Dule, i cili me një ton të lartë iu drejtua gazetares së “News24” duke i thënë se ky është abuzim profesiona­l.

“Ky quhet abuzim profesiona­l! Kemi pyetje të tjera?”,- tha Dule.

DEKLARATA E PDIU

”Respekt për gazetaren Klodiana Lala që sot theu heshtjen e medias për Çamërinë.

Në konferencë­n për shtyp të avokatëve të Belerit, gazetarja i kërkoi pozicionim­in e tyre ndaj kësaj plage genocidial­e të një krahinë të martirizua­r.

Si gjithmonë avokatët e të drejtave të njeriut Beleri heshtin përpara masakrave kolektive mbi shqiptarët e Çamërisë ndërsa Vangjel Dule e cilëson abuzim me profesioni­n atë që, në fakt, na bën ndër të gjithë shqiptarëv­e. Cilido që ka gjak shqiptari t’i bashkohet fushatës “thyej heshtjen për Çamërinë.

Respekti më i thellë për Klodiana Lalën”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania