Gazeta Shqiptare

Vrau me 3 plumba 40-vjeçarin dhe më pas veten/ Fqinji: Dëgjova krisma, i pashë të shtrirë në rrugë

Ngjarja në Korçë/ Si u bë trashëgimi­a e një banese ‘mollë sherri’ mes autorit dhe viktimës

-

Një ngjarje e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Korçë, ku si pasojë e një sherri për motive pronësie mbetën të vrarë Emiljano Pine dhe Ilo Lluka. Sipas burimeve policore, 61-vjeçari Lluka qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Pine, dhe më pas me të njëjtën armë qëlloi dhe veten. Kjo për shkak të sherrit për pronësinë e shtëpisë. Mësohet se 61-vjeçari ka shkuar në lokalin ku Emiljano po pinte kafe, dhe pasi i ka kërkuar të dalë jashtë e ka qëlluar atë 3 herë duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa më pas me një plumb i ka dhënë fund dhe jetës së vet. Emiljano Pine, i cili njihej dhe me identiteti­n Jorgo Prifti humbi jetën gjatë transporti­mit për në spitalin e Korçës. “Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifiki­min e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit. Konkretish­t autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje”,-njoftoi policia e Korçës.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes, banorët e lagjes kanë bërë me dije për “News 24” se fillimisht kanë menduar se krismat kanë qenë fishekzjar­re, por se kur kanë dalë në rrugë kanë gjetur të shtrire në rrugë të dy trupat. “Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babanë e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”,-tha njëri prej tyre. “Dëgjova krisma mbrëmë. I thashë gruas mos janë fishekzjar­re dhe nuk dola në moment. Kur dola për të mbyllur derën pashë çfarë

NGJARJA

Mësohet se nëna e Emiljano Pines bashkëjeto­nte me babain e Ilo Llukës, i cili jetonte jashtë vendit. Sipas burimeve, babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetu­eses, Emiljano Pines. Kjo duket që nuk është pranuar nga i biri, i cili ka vendosur të vijë në Korçë dhe të vendosë vetë “fatin” e tij. 61-vjeçari ka shkuar në kafen ku ishte 40-vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar atë për vdekje. kishte ndodhur. Nuk njihja asnjërin prej tyre”,-ka deklaruar një tjetër. Jashtë kamerave, fqinjët e Emiljano Pines kanë treguar se familja jetonte me qira. Ndërkohë që babai i autorit të ngjarjes bashkëjeto­nte me familjen e Emiljanos prej 4 vitesh. Nëna e Emiljanos kujdesej për shkak të pamundësiv­e të tij fizike dhe moshës. Sipas banorëve, babai i Emiljanos kishte 1 vit që kishte ndërruar jetë dhe ata e vazhdonin bashkëjete­sën. Sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet me dije se pista kryesore e hetimeve mbetet trashëgimi­a e një apartament­i në pronësi të babait të autorit të ngjarjes, i cili donte t’ia linte si trashëgimi djalit të kujdestare­s. Ilo Lluka ishte emigrant, jetonte në Greqi dhe pasi ka marrë vesh vendimin e të atit për shtëpinë, është kthyer nga shteti grek dhe mbrëmjen e djeshme vrau Emiljanon e më pas veten. 61vjeçari Lluka njihet si përdorues i pijeve alkoolike ndërsa ekspertiza mjekoligjo­re ende nuk e ka konfirmuar nëse ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur kreu krimin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania