Gazeta Shqiptare

Samiti/ Nënshkruhe­t marrëveshj­a për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë

Rama: Destinacio­n i mirëfilltë europian arsimimi. Kënaqësi që t’i ofrojmë shtetësinë shqiptare Mogherinit Rektorja Mogherini: Viti i ri akademik nis në shtator. Komisionie­ri Varhelyi: Do të ndryshojë jeta ekonomike në Ballkan

-

Në kuadër të Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjen­cës, u nënshkrua dje marrëveshj­a mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universite­tit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë dhe do të garantojë funksionim­in e plotë të Kolegjit, duke nisur që prej këtij viti akademik deri në përfundimi­n e kampusit të ri. Marrëveshj­a u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u, Rektori i Universite­tit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, në prani të kryeminist­rit Edi Rama dhe Komisioner­it të BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini u shpreh se ka pasur një interes shumë të lartë nga ana e të rinjve për të zhvilluar studimet në këtë Kolegj: “Viti akademik do të nisë në shtator me 31 studentë, me një program të nivelit master për transformi­min dhe integrimin europian me fokus të veçantë në Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor. Çelëm procesin e pranimit në tetor dhe sot mund të raportoj se kemi marrë 241 aplikime, për 31 vende, nga 41 kombësi, nga i gjithë rajoni, nga vendet e BE-së dhe 15 të tjera”, – u shpreh ajo. Kolegji i Europës hap një horizont të ri edukimi për të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm, ai ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombët­arizimin e universite­teve tona, duke krijuar ndër të tjera mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij. Shtëpia e re e Kolegjit në Tiranë do të jenë ambientet e siguruara nga Universite­ti i Tiranës, në një ndërtesë të quajtur “Liria”, një simbolikë e veçantë kjo. “Është një ndërtesë historike, ku studentët shqiptarë bënë historinë dhe nisën rrugëtimin drejt lirisë dhe demokracis­ë”- tha Manastirli­u. Rektorja Mogherini foli për një histori sukses ndërsa u shpreh edhe më optimiste për të ardhmen. “Brenda 5 muajve do të kemi një histori të konsolidua­r suksesi. Ky është vetëm fillimi, po presim të gjithë të bashkëpuno­jmë ngushtë”,tha Rektorja.

Edhe Komisioner­i Varhelyi ka folur në lidhje me kompusin që do të ndërtohet në Tiranë nga kolegji i Europës. Ai tha se kjo do të ndihmojë që Tirana të bëhet edhe më popullore, ndërsa ka shtuar se kjo do të ndryshojë jetën ekonomike në Ballkan. “Kolegji i Europës është duke hapur kampusin e tij në Tiranë për të nisur vitin akademik në shtator, me 31 studentët e parë nga gjithë Europa. Nuk kam përgatitur fjalë, por jam i befasuar nga shifrat, Tirana do të bëhet edhe më popullore se Bryzhi. Ai që do të ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitektur­ore do të jetë diçka që do të ndryshojë edhe jetën ekonomike në Ballkan. BE ka mbërritur në Tiranë!”,-tha ai. Ndërkohë, kryeminist­ri Edi Rama foli në lidhje me kampusin e kolegjit të Europës që do të hapet në Tiranë. Në fjalën e tij, Rama tha se është një destinacio­n i mirëfilltë arsimimi evropian, ndërsa shprehu vlerësim për Federica Mogherinin. “Dua të ndaj me të gjithë ju shprehjen e mirënjohje­s më të thellë për Federikën, e cila po ndjek projektin hap pas hapi dhe nga ana tjetër, nuk e fsheh dot kënaqësinë që të kemi Federica Mogherinin, që i afrohet asaj pike nuk ne ofrojmë nënshtetës­inë shqiptare. Do të jetë më shumë sesa nder që ta konsideroj­më atë një qytetarë shqiptare. Lidhur me numrin e madh nga të rinjve nga vendet anëtare të BE që duan të vijnë në BE ndoshta tregon se të vish në Shqipëri

nga BE mund të jetë më entuziazmu­ese se të shkosh nga BE në BE, ndaj besoj se kemi këtë numër kaq të madh. Dua të falënderoj delegacion­in BE këtu dhe Varhelyi, i cili ka punuar gjatë gjithë kohës në 360 gradë me ne për t’u siguruar që në të gjitha frontet të bëhen gjëra sa më të prekshme dhe sa më realizuesh­me në rajon. Edhe ardhja e kolegjit na bën krenar ndaj po bëjmë përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë dhe për ta pasur një destinacio­n të mirëfilltë evropian arsimimi jo vetëm për program, por edhe aspektit pamor, cilësisë së jetës për studentët nga auditoret deri tek fjetoret, edhe pse në Tiranë të rinjtë flenë gjithmonë e më pak, sepse jeta e argëtimi është më tërheqëse”,-u shpreh Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania