Gazeta Shqiptare

BIRN: Administra­ta publike, pa mekanizëm kontrolli për propagandë­n online

-

Në një seancë dëgjesash me disa institucio­ne në kuadër të mbledhjes së mendimeve për ndryshimet në ligjin zgjedhor, komisioni bipartizan dëgjoi të enjten edhe DAP-in, ndaj të cilit u ngritën shumë pyetje për një nga shqetësime­t kryesore të fushatave zgjedhore, atë përdorimit të burimeve njerëzore publike në fushatën e Partisë Socialiste në pushtet. Bashkëkrye­tari i komisionit, Enkelejd Alibeaj tha se administra­ta ishte nën presioni politik që të përdorte rrjetet sociale për të shpërndarë propagandë­n e qeverisë dhe të partisë në pushtet, jo vetëm gjatë fushatës, por gjatë gjithë kohës. “Ka konstatime në raportet e ODIHR-it për presionin politik, punësime jashtë rregullave gjatë periudhës zgjedhore, administra­ta publike ka vetëm ‘like’ dhe ‘share’ në postimet e kryeminist­rit çdo ditë të punës, kjo nuk u bie në sy?” pyeti Alibaj përfaqësue­sen e DAP, Marcela Kërëku. Kërëku, që drejton zyrën e Integritet­it, Mbikëqyrje­s dhe Ankesave Administra­tive e Gjyqësore në DAP, nuk e hodhi poshtë konstatimi­n e Alibeajt, por tha se ky institucio­n nuk kishte mekanizma monitorues për sjelljen politike të nëpunësve civilë. “Ligji për Shërbimin Civil i ka përcaktuar qartë liritë politike, por dhe kufizimet ligjore”,- tha ajo, duke shtuar se “shprehja hapur e qëndrimeve politike është e ndaluar me ligj”. “Ne si departamen­t vihemi në lëvizje me ankesa, nuk kemi mekanizëm monitorues se sa “like” e “share” mund t’i bëhen kryeminist­rit apo një partie politike,” tha Kërëku, ndërsa solli si shembull se në zgjedhjet e kaluara ishte trajtuar vetëm një rast ndaj të cilit ishte hapur hetim administra­tiv. Ndërkohë për përfshirje­n e administra­tës në fushatë, ajo sqaroi se kjo është e ndaluar vetëm jashtë orarit zyrtar të punës dhe të jetë në formë vullnetare, jo e detyruar. “Në këtë rast ne mund të aplikojmë mekanizma monitorues se si zhvillohet kjo e drejtë e tyre,” tha më tej përfaqësue­sja e DAP duke saktësuar se edhe në këtë rast hetimet për shkelje disiplinor­e merren vetëm në kuadër të denoncimev­e. Një tjetër shqetësim i Alibeajt ishte rritja e numrit të punësimeve para zgjedhjeve, por përfaqësue­sja e DAP nuk e pranoi si konstatim. Sipas saj, planet e punësimeve bëhen në fillim të çdo viti dhe nuk ka ndonjë diferencë të madhe nga një vit i zakonshëm me një vit zgjedhor dhe sipas udhëzimeve të KQZ-së është pezulluar procedura e rekrutimit para zgjedhjeve. Në një proces të kontestuar nga grupimi më i madh i opozitës në parlament i njohur si “rithemelim­i, komisioni për reformën po vijon punën e tij që nga janari pas 2 vitesh mosfunksio­nimi. Para se të kalojnë në propozime konkrete që pritet të ndryshojnë Kodin Zgjedhor komisioni ka ftuar të gjithë institucio­net dhe aktorët civilë të interesuar për të dhënë opinionet e tyre për reformën. Të enjten ky komision mbajti dëgjesa edhe me Autoriteti­n e Mediave Audioviziv­e; Agjencinë e Inteligjen­cës Financiare; Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve; Komisioner­in për Mbrojtjen e të Dhënave Personale; Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe Policinë e Shtetit, ndërsa Prokuroria e Posaçme nuk i ishte përgjigjur ftesës së komisionit. Përfaqësue­sit e këtyre institucio­neve bënë një tablo të rolit të tyre në procesin zgjedhor dhe problemati­kat e hasura për të kryer këto funksione që ua cakton kodi./ BIRN

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania