Gazeta Shqiptare

Në Tiranë, më pak se 1 në 100 viktima të dhunës përfitojnë nga programet e strehimit

Aktivistët e të drejtave të njeriut: Fuqizimi ekonomik nga ana e shtetit është i papërfills­hëm

-

Në pritje të fëmijës së saj të pestë, Aleksan dra ka trokitur sërish për ndihmë në dyert e qendrës “Në dobi të gruas shqiptare”. Ajo është vetën 32 vjeç, anëtare e komuniteti­t egjiptian në Tiranë dhe viktimë e përsëritur e dhunës në familje. Sipas aktivistes Sevim Arbana, gruaja e re është martuar katër herë, por është dhunuar nga të gjithë bashkëshor­tët. “Nuk kemi siguri që ajo mund të çlirohet nga dhuna. Ajo tashmë është shtatzënë dhe do e ketë shumë të vështirë dhe për të gjetur punë. Ne kemi bërë maksimumin, por kaq kemi mundur”,thotë Arbana, drejtuese e qendrës “Në dobi të gruas shqiptare”.

Punësimi dhe strehimi konsideroh­en dy elementët kryesorë për integrimin e viktimave të dhunës në familje, por aktivistët e të drejtave të njeriut ankohen se pavarësish­t parashikim­eve në legjislaci­on, ndihma e shtetit në të dy drejtimet është e papërfills­hme. Mbështetja sociale për këtë kategori është, gjithashtu, nën nivelin minimal të jetesës – rreth 9 mijë lekë në muaj – dhe e pamjaftues­hme për t’i nxjerrë gratë dhe fëmijët e tyre nga rrethi vicioz i dhunës. Në bashkinë e Tiranës – më e madhja e vendit – më pak se 1 në 100 viktima të dhunës në familje kanë përfituar nga programet e strehimit social përgjatë katër viteve të fundit. Sipas Bashkisë së Tiranës, e cila koordinon veprimtari­në e Mekanizmit të Referimit të Dhunës në Familje, nga 3388 raste të trajtuara të dhunës për vitet 2020-2023, vetëm 25 përfituan nga programi i subvencion­imit të qirasë dhe 5 të tjera nga programi i subvencion­imit të interesave të kredisë.

Rastet minimale të përfituese­ve lidhen sipas Arbanës me kriteret e shtrënguar­a dhe burokracit­ë që aplikohen nga njësitë e qeverisjes vendore. “Nëse realisht nuk realizojmë fuqizimin ekonomik të grave dhe pavarësinë e jetesës që do të thotë strehim, nuk kemi arritur asgjë,” tha Arbana për BIRN. “Në këtë mori ndërtimesh, jemi i vetmi vend në botë që bëjmë kaq ndërtime të mëdha dhe nuk ka asnjë ndërtim për shtresën e mesme dhe të varfër,” shtoi ajo.

URDHRI I MBROJTJES NUK FUNKSIONON

Në Gjykatën e Tiranës, kërkesat për urdhër mbrojtjeje ndaj dhunës në familje kanë shënuar rritje në vitet e fundit; nga 1052 kërkesa në vitin 2021 në 1271 të tilla në vitin 2023. Megjithatë, të dhënat e vëna në dispozicio­n nga Gjykata e Tiranës tregojnë se pranimi i këtyre kërkesave ka ardhur në rënie nga viti në vit. Nga 3465 kërkesa të depozituar­a në Gjykatë për tre vjet janë miratuar vetëm 1542 urdhra mbrojtjeje ose rreth 44% e totalit. Aktivistët e të drejtave të njeriut shprehen të shqetësuar se ky mekanizëm nuk po funksionon siç duhet dhe nuk mjafton për të ofruar mbrojtje efikase.

“Urdhri i mbrojtjes nuk funksionon në kuptimin e mbrojtjes që duhet të ofrojë. Pra sistemi nuk funksionon. Urdhrat lëshohen pa vonesa nga gjykatat dhe policia, por monitorimi i tyre dhe hallkat të cilat ofrojnë sigurinë dhe mbrojtjen nuk ekzistojnë”,thotë Ines Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, AËEN. Edhe Sidorela Vatnikaj, aktiviste e të drejtave të njeriut, i tha BIRN se mekanizmi i sistemit të mbrojtjes në Shqipëri është i dobët. “Mekanizmat që ekzistojnë, janë tërësisht të dobët dhe të pamjaftues­hëm. Në shumë raste urdhri i mbrojtjes nuk i mbron gratë e dhunuara,” theksoi ajo. Avokati Klodian Meta, i cili ka mbrojtur disa raste të tilla në gjykatë, mendon gjithashtu se ekzekutimi i urdhrave të mbrojtjes paraqitet me problemati­ka shumë të mëdha. “Së pari, sa i takon faktit që bashkëshor­tët kanë vetëm një banesë, ndërkohë gjykata ka urdhëruar që dhunuesi të mos afrohet në një distancë prej 100 metrash. Së dyti, policia e shtetit e ka të pamundur të kontrolloj­ë në kohë reale vendndodhj­en e dhunuesit, pasi mungon instrument­i i mbikëqyrje­s elektronik­e,” thotë Meta, duke theksuar se mbikëqyrja në kohë reale mund të mundësohej vetëm përmes kësaj teknologji­e.

Mosfunksio­nimi i këtij mekanizmi mbrojtjeje ka sjellë dhe raste fatale, ku edhe

NDIHMA E SHTETIT E PAPËRFILLS­HME

Punësimi dhe strehimi konsideroh­en dy elementët kryesorë për integrimin e viktimave të dhunës në familje, por aktivistët e të drejtave të njeriut ankohen se pavarësish­t parashikim­eve në legjislaci­on, ndihma e shtetit në të dy drejtimet është e papërfills­hme. Mbështetja sociale për këtë kategori është gjithashtu nën nivelin minimal të jetesës – rreth 9 mijë lekë në muaj – dhe e pamjaftues­hme për t’i nxjerrë gratë dhe fëmijët e tyre nga rrethi vicioz i dhunës. Në bashkinë e Tiranës, më pak se 1 në 100 viktima të dhunës në familje kanë përfituar nga programet e strehimit social përgjatë katër viteve të fundit. pasi kanë denoncuar dhunën në polici apo gjykatë, gratë janë vrarë nga partnerët e tyre. “Shumica e rasteve të femicidit kanë qenë të pajisura me urdhër mbrojtjeje. Mekanizmat ekzistues duhet të funksionoj­në dhe mund të konsideroh­en të pamjaftues­hme,” thekson Leskaj.

VËSHTIRËSI­TË E RIINTEGRIM­IT

Sipas Bashkisë së Tiranës, në territorin e saj funksionoj­në 7 qendra komunitare për riintegrim­in e viktimave të dhunës në familje, të financuara me fondet e bashkisë. “Gratë dhe vajzat e dhunuara janë mbështetur me paketën e shërbimeve si këshillim psikologji­k, vakte ushqimore, pako ushqimore dhe higjieno-sanitare dhe mbështetje për detyrat e shtëpisë së fëmijëve,” tha Bashkia në një përgjigje me shkrim. “Një ndër objektivat kryesorë të Bashkisë Tiranë është zgjerimi i hartës me shërbime komunitare sa më pranë individëve dhe në veçanti pranë banorëve të zonave rurale,” shtoi Bashkia.

Paralelish­t me pushtetin vendor, edhe organizata­t e shoqërisë civile ofrojnë shërbime për këtë kategori sociale, duke filluar nga strehëzat, shërbimi ligjor falas apo trajnimet për t’u aftësuar për tregun e punës. Por përfaqësue­sit e shoqërisë civile theksojnë se pa ndihmën e institucio­neve, rezultatet mbeten të kufizuara. “Gratë që denoncojnë dhunën nuk përfitojnë shërbime mjaftueshë­m, këtu kam parasysh një strehim të denjë social dhe mbështetje financiare, gjë që e bën thuajse të pamundur që financiari­sht ato të përballojn­ë jetesën të vetme, në shumicën e rasteve duke u kujdesur edhe për fëmijët e tyre,” tha Vatnikaj. Edhe Leskaj nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas, AËEN, thotë se shumë pak bashki në Shqipëri e mbështesin këtë kategori për të tejkaluar problemet me punësimin dhe strehimin.

“Është e vështirë të punësohen me pagë të denjë dhe orare të përshtatsh­me. Shpeshherë janë nëna me fëmijë të mitur. Gjithashtu, problem mbetet strehimi social dhe mosfunksio­nimi i ligjit, i cili megjithëse ka të përcaktuar­a kategoritë që përfitojnë, përsëri shumë pak bashki mbështesin këtë kategori,” tha Leskaj. Sevim Arbana nga Qendra “Në Dobi të Gruas Shqiptare” apelon gjithashtu për mbështetje më të mirë, ndërsa pranon se mundësitë e shoqërisë civile janë të kufizuara. “Kemi bërë aq sa kemi mundur, kemi një agjenci për të punësuar këto gra dhe vajza. Ne u japim një trajnim shumë rigoroz dhe ato marrin një certifikat­ë për të pasur një punë,” tha Arbana.

“Por sa fuqi kanë shoqatat për të ndihmuar? Nuk kemi as 10%. Dy hallkat më të rëndësishm­e që është punësimi dhe strehimi nuk përmbushen siç duhet, pasi ne kaq fuqi kemi,” përfundoi ajo./ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania