Gazeta Shqiptare

A vlen Samiti i djeshëm 1 miliardë euro?

- Nga Fatos Çoçoli

Takimet e nivelit më të lartë (samitet) e Tiranës, pardje Konferenca Ndërkombët­are për Ukrainën dhe dje Samiti i Bashkimit Evropian me drejtues të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së BE-së për gjashtë vendet tona , me siguri do të na ndihmojnë në rritjen e lobimit dhe të besimit të Komisionit Evropian dhe shteteve të mëdha partnere të Shqipërisë në BE, për të dhënë më shumë fonde për ekonominë dhe shoqërinë tonë. Katër muaj më parë, në nëntor 2023, Komisioni Evropian(qeveria e Bashkimit Evropian) shpalli Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili mobilizon për të gjashtë vendet tona 6 miliardë euro në katër vjet, 2 miliardë euro grante(para dhuratë) dhe 4 miliardë euro kredi të buta, për Malin e Zi, Serbinë, Bosnje-Hercegovin­ën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë. Po ku jemi ne, përballë këtyre 6 miliardë eurove të Bashkimit Evropian? Si po punojmë të marrim pjesën tonë? Perfitimi nga fondet e Planit të Rritjes për vendet tona të Ballkanit Perëndimor nuk është një det i hapur, ku ti mjafton të marrësh lugën dhe ta mbushësh me fonde. Duke qenë se Samiti i Sofjes i Procesit të Berlinit tre vite më parë(2020), miratoi tre projekte tonat: By-pass-in e Tiranës, Hekurrudhë­n Tiranë-RinasDurrë­s dhe rehabiliti­min e Hidrocentr­alit të Fierzës, me një vlerë totale mbi një çerek miliardë euro të treja, mund të themi me plot gojën se aftësia projekt-shkruese dhe lobuese e strukturav­e tona shtetërore është rritur ndjeshëm. Ndihma që marrim nga grantet dhe kredi e buta, sidomos ato të Bashkimit Evropian, përbën gati një të tretën e fondeve që kemi harxhuar deri tani në investimet kapitale të dekadës së fundit. Këto fonde na kanë ndihmuar në shumë vepra të infrastruk­turës, madje disa prej tyre donatorët dhe bankat ndërkombët­are të zhvillimit i kanë financuar vetë edhe 100 përqind. Me takimin e nivelit të lartë të Tiranës për Procesin e Berlinit, zhvilluar në 16 tetor 2023, si dhe me samitin e djeshë po në Tiranëm, jemi pozicionua­r mirë. Nga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania