Gazeta Shqiptare

Pampuri i përgjigjet Spiropalit: Kush nuk vjedh, për ju fle gjumë

“Harroje amnistinë për zyrtarët e korruptuar”

-

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri, me anë të një postimi në rrjetet sociale, i është përgjigjur Elisa Spiropalit, duke u shprehur se ajo dëshiron që të amnistohen zyrtarët e korruptuar të qeverisë.

Pampuri thekson se për Spiropalin, ashtu si dhe shefin e saj, kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bën aleancë me krimin për të blerë zgjedhjet, nuk bën politikë. Deputetja demokrate shton se PD është kundër amnistisë për zyrtarët e korruptuar, por pro amnistisë që liron nga burgjet protestues­it, atë që është dënuar se nuk pagoi 3 mijë lekë drita etj.

Postimi i deputetes së PD Oriola Pampuri:

Pas çdo zyrtari të korruptuar që shfaqet në derë të SPAK-ut, Edi Rama dhe shpura e tij shfaqen kërcënues ndaj institucio­neve të drejtësisë. Pas përpjekjev­e për të ngritur komision që të kontrolloj­ë punën e SPAK-ut dhe sulmeve kundër BKH-së, hapi i radhës i Edi Ramës ishte amnistia për zyrtarët e korruptuar. Këtë e artikuloi sërish sot Elisa në botën e doganave. Për të, ashtu si dhe shefin e saj, kush nuk vjedh, fle gjumë, kush nuk bën aleancë me krimin për të blerë zgjedhjet, nuk bën politikë. Elisa i di mirë si funksionoj­në këto dy mekanizma, nga doganat deri në Shkodër. Amnistia për zyrtarë të korruptuar, harroje se do të marrë vota nga PD-ja. PO, amnisti për qytetarët që i çuan në burg për 3 mijë lekë drita, ndërsa vetë vidhni miliona; PO, amnisti për ata që protestoni­n për shtëpitë e tyre, ndërsa ju iu merrnit pronat dhe ua jepnit oligarkëve; PO, amnisti për ata që protestuan kundër qeverisë tuaj, më e korruptuar­a në histori, që kriminaliz­oi shtetin dhe varfëroi shqiptarët.Lëri hartimet Elisë, por sillni amnistinë për qytetarët dhe jo pushtetarë­t!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania