Gazeta Shqiptare

Ishin kthyer në tmerrin e familjeve/ Zbardhen 7 raste vjedhjesh në Tiranë, arrestohen 3 persona të dyshuar

-

TIRANË - Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në zona të ndryshme të kryeqyteti­t. Sipas burime nga policia, gjatë operacioni­t të koduar “Good start” u vunë në pranga 53-vjeçari Aleksandër Ndrelalaj, 30vjeçari Erandoi Alo dhe 40-vjeçari Glodjan Dervishi. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tre personat në fjalë gjatë ditëve të fundit kanë kryer vjedhje të ndryshme në

zonën e Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Good start”, nga Komisariat­i i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjës­isë penale, të shtetasve që i kryejnë ato. Zbardhen dhe dokumentoh­en 7 vjedhje të kryera ditët e fundit, në Tiranë, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtari­ve kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si rezultat i administri­mit të menjëhersh­ëm të kallëzimev­e të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes së banesave së tyre, dhe një rasti të vjedhjes së një biznesi, me mbështetje­n e inteligjen­cës policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Good start”. Si rezultat u tij u vunë në pranga shtetasit A.N., 53 vjeç, banues në FushëKrujë, E.A., 30 vjeç, dhe G.D., 40 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 3 shtetasit, ditët e fundit, kanë kryer vjedhje të ndryshme në zonën e Tiranës. Shtetasi E.A., dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një biznes në sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy shtetasit e tjerë, dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 6 banesa, në kohë dhe vende të ndryshme. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania