Gazeta Shqiptare

U gjetën të gjithë me foto, në telefonin e Nogës/ Si dështoi në sekondat e fundit vrasja e Geron Musabelliu­t dhe 3 nipave të tij

Masakra në “Don Bosko”, dosja drejt SPAK

-

TIRANË - Një nga pro vat kryesore të prokuroris­ë së Tiranës që solli identifiki­min e Kasandër Nogës, Kevin Suçit dhe personave të tjerë në planin për vrasjen e Geron Musabelliu­t dhe 3 nipave të tij në Tiranë, është telefoni i kapur Kasandër Nogës. Pikërisht në këtë telefon është gjendur fotografia e Geron Musabelliu­t, teksa qëndron në këmbë në ambientet e bar-kafe “New Focus” në rrugën “Don Bosko”. Veç Geron Musabelliu­t në dosjen hetimore janë dhe fotografit­ë e nipave të tij, Igli Metushi, Ani Metushi, Klaudio Metushi alias Ibishi. Ndërsa pjesë e linjës fotografik­e është dhe lokali “New Focus”, i cili lokalizohe­t edhe përmes fotove screen shoot të mara nga google satelit, por edhe nga foto të bëra në teren nga informator­ët e Kasandër Nogës.

Noga kishte arritur të ngrinte një rrjet të përsosur informacio­ni për sa i përket lëvizjet të Geron Musabelliu­t, por fatmirësis­ht ky rrjet gaboi në sekondat e fundit. Pasi në vend që informator­ët të njoftonin për vendndodhj­en e Geron Musabelliu­t dhe nipave të tij, ata kanë gabuar objektiv duke ngatërruar Geronin me Erjon Çelën, një person pa asnjë lidhje gjakmarrje­je dhe konflikti me Kasandër Nogën. Për shkak të kësaj ngatërrese të ndodhur në sekondat e fundit, në 4 janar 2022 në ambientet e kafe “Focus” Tiranë, mbeti i vrarë Erion Çela dhe u plagosën Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Personat kanë vepruar si grup i mirëfilltë kriminal dhe për këtë shkak pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të shpallë moskopeten­cën dhe çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në prokurorin­ë e posaçme SPAK. Në këtë krim ku objektiv ishte Erjon Hasanbelli­u, pjesëmarrë­s dhe organizato­rë kanë qenë Kasandër Noga, Kevin Suçi alias Zeneli, vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, Ilir Feçi dhe Roland Ahmetsulaj. Ndërsa vijohet të punohet për identifiki­min e dy personave nga FushëKruja, të cilët kanë qenë njerëzit që ka kryer vrasjen./ Ora News

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania