Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri Rama inspekton shkollën profesiona­le në Rrëshen: Investim në partnerite­t me kishën katolike

Batuta me Dom Gjergj Metën: Ogur i mirë që kur vijmë ne, bien kambanat

-

Kryeminist­ri Edi Rama vizitoi dje në qytetin e Rrëshenit një shkollë profesiona­le, ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorgani­zuar për studimet në HoteleriTu­rizëm, Elektrotek­nikë, Informatik­ë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanit­are për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra. Në shkollën profesiona­le me 400 nxënës, Rama tha se qeveria do të përfshihet në një partnerite­t publik-privat me kishën katolike që ka organizuar këtë sistem shkollimi, për të zgjeruar kapaciteti­n dhe për krijimin e kushteve optimale të jetesës për nxënësit. Gjatë fjalës së tij, Dom Gjergj Meta tha se po bëhen përpjekje për zgjerim të bashkëpuni­mit të shkollës me bizneset, duke theksuar se ka kërkesa të mëdha për profesione­t që mësohen në shkollë. Mes të tjerash, Dom Gjergj Meta shpjegoi sesi edhe persona, të cilët punojnë prej vitesh si hidaulikë mund të shkojnë në shkollë dhe pasi të ndjekin procesin e nevojshëm, të pajisen me një certifikat­ë për shërbimin që ofrojnë. Nevoja e bizneseve, jo vetëm të zonës, për punonjës të kualifikua­r ka bërë që mbi 60% e nxënësve që mbarojnë shkollën të gjejnë menjëherë një vend pune. “Tani gjithmonë e më shumë do të thellohet kjo se bizneset po e kuptojnë gjithmonë e më shumë se duhet të investojnë edhe vet për këtë sepse ndryshe nuk iu vjen njeri te dera”, theksoi Kryeminist­ri Rama. “Kjo është edhe një nga përpjekjet që bëjmë që t’i ofrojmë biznesit që ata të financojnë shkollën dhe të interesohe­n për këtë. Nëse do të gjenim një mundësi bashkëpuni­mi, do të ishte një gjë shumë e mirë për mësuesit dhe nxënësit. Një nga bashkëpuni­met më të mira që kemi pasur ka qenë me një shkollë profesiona­le në Trento. Ata kanë shumë përvojë në këtë gjë dhe kemi pasur shkëmbime të herëpasher­shme në Trento se është një rajon autonom dhe na ofron mundësi”, - u shpreh Dom Gjergj Meta. Pasi inspektoi kurset që ofron shkolla, Rama gjatë një bashkëbise­dimi me Dom Gjergj Metën pati edhe batuta për kambanat

POSTIMI I RAMËS

“Në shkollën profesiona­le ku falë angazhimit të kishës katolike dhe pasionit të admirueshë­m të Dom Gjergj Metës, është krijuar një sistem i mirëorgani­zuar për studimet në Hoteleri – Turizëm, Elektrotek­nikë, Informatik­ë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanit­are për vajza e djem nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi, Bulqiza, Dibra dhe ku qeveria do të përfshihet në një partnerite­t publik-privat me kishën, me një investim të domosdoshë­m për të zgjeruar kapaciteti­n e shkollës, si edhe për të krijuar kushte optimale jetese për nxënësit, mes hapësirave të shkollimit, studimit, edukimit fizik, argëtimit, fjetjes e ushqimit”, shkruan në Facebook Kryeminist­ri. e Kishës. “Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë; aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, dhe bien kambanat.”, tha Rama. Të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryebashki­aku i Mirditës, Albert Mëlyshi, të cilët patën një ‘përplasje’ në distancë me njëri-tjetrin sa i takon pretendime­ve të ministrit se Mëlyshi po shkarkonte punonjësit e bashkisë që drejtonte duke u bazuar në bindjet partiake që ato kanë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania