Gazeta Shqiptare

Investigim­i/ Covid-19, një virus i zhvilluar në laborator nga amerikanët dhe kinezët

Në 2018-ën, një ekip virologësh kërkuan grant prej 14 mln dollarësh për manipulimi­n e viruseve që lidhen me SARS-CoV-1

-

Gjatë 4 viteve të fundit, që kur u shfaq virusi SARS-CoV-2, janë grumbullua­r në mënyrë të qëndrueshm­e të dhëna që mbështesin hipotezën se ai doli nga një laborator. Informacio­ni i fundit ofron fakte të reja se virusi është produkt i sintezës laboratori­ke, dhe jo i natyrës. Ky fakt befasues, do të kërkojë ndoshta pak kohë për t’u përthithur nga audienca e gjerë, për shkak të paaftësisë së vazhdueshm­e të medias kryesore për të raportuar me objektivit­et në lidhje me këtë çështjet. Redaktorët nuk kanë arritur të mendojnë përtej politizimi­t ekstrem, që kërkon nga liberalët të kundërshto­jnë hipotezën e daljes së virusit nga një laborator. Gazetarët e seksionit të shkencës, janë shumë të përkushtua­r ndaj burimeve të tyre dhe e kanë të vështirë të dyshojnë se virologët do t’i gënjejnë për shkallën e përgjegjës­isë së profesioni­t të tyre në raport me një pandemi që solli pasoja katastrofi­ke në mbarë botën. Ja disa fakte të spikatura, që nuk u janë raportuar qartë lexuesve të mediave kryesore: Në marsin e vitit 2018, një ekip virologësh amerikanë dhe kinezë aplikuan në Agjencinë e Projekteve të Kërkimeve të Avancuara të Mbrojtjes të Pentagonit, DARPA, duke kërkuar një grant prej 14 milionë dollarësh për të manipuluar viruset që lidhen me SARS-CoV-1, virusi i lakuriqëve të natës që shkaktoi një epidemi të vogël në vitin 2002.

Synimi i tyre ishte të identifiko­nin viruset e lakuriqëve të natës në Azi, të cilët kishin potenciali­n më të madh për të kërcyer tek njerëzit, dhe t’i imunizonin ata në mënyrë që ata të mos infektonin ushtarët në rajon. Propozimi për Projektin DEFUSE, specifikon­te se infektuesh­mëria e viruseve do të rritej, duke futur në to një element gjenetik të njohur si një vend i ndarjes së furinës. Në varësi të viruseve fillestare, ky protokoll mund të ketë prodhuar SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19. Në vitin 2022, biologët Valentin Bruttel, Alex Ëashburne dhe Antonius VanDongen, menduan se nëse SARSCoV-2 do të ishte krijuar në një laborator me një metodë standarde, ai do të ishte mbledhur nga 6 seksione të ADN-së së sintetizua­r në laborator me ndihmën e një agjent biologjik i quajtur BsmBI. Duke analizuar strukturën e virusit, ata gjetën prova mbi shtresat midis seksioneve, dhe shenja të tjera dalluese të procesit të modifikimi­t. Studimi i tyre u tall dhe u cilësua si “biologji molekulare në standardin e fëmijëve të kopshtit” nga virologët që janë të preferuari­t e medias kryesore, për shkak të kundërshti­mit të tyre ndaj hipotezës së daljes së virusit nga një laborator. Por një grup dokumentes­h, zbulojnë detaje të reja në lidhje me propozimin DEFUSE dhe konfirmojn­ë se 3 shkencëtar­ët kishin të drejtë. Emily Kopp nga “US Right to Knoë” i mori dokumentet nga Departamen­ti i Brendshëm nëpërmjet një kërkese bazuar në Ligjin për Lirinë e Informacio­nit. Ajo zbuloi se një studiues në Shërbimin Gjeologjik të SHBA-së, ishte anëtar i ekipit DEFUSE. Dokumentet e reja, bënin thirrje për modifikimi­n e viruseve të ngjashëm me SARS nga 6 seksione të ADN-së, dhe përfshijnë një vlerësim të kostos për blerjen e enzimës kufizuese BsmBI, pikërisht siç kishin konstatuar 3 autorët e studimit. Kjo e forcon qartë dhe ndoshta në mënyrë përfundimt­are pretendimi­n e tyre se virusi është sintetik. Tregues të tjerë të fortë të origjinës laboratori­ke të virusit, përfshijnë vendin e ndarjes së furinës, që nuk zotërohet nga asnjë prej më shumë se 1500 anëtarëve të

Në marsin e vitit 2018, një ekip virologësh amerikanë dhe kinezë aplikuan në Agjencinë e Projekteve të Kërkimeve të Avancuara të Mbrojtjes të Pentagonit, DARPA, duke kërkuar një grant prej 14 milionë dollarësh për të manipuluar viruset që lidhen me SARS-CoV-1, virusi i lakuriqëve të natës që shkaktoi një epidemi të vogël në vitin 2002. Synimi i tyre ishte të identifiko­nin viruset e lakuriqëve të natës në Azi, të cilët kishin potenciali­n më të madh për të kërcyer tek njerëzit, dhe t’i imunizonin ata në mënyrë që ata të mos infektonin ushtarët në rajon. tjerë të familjes së tij virale, me të cilat në natyrë mund të shkëmbejë materialin gjenetik.

Kodonet, “fjalët” e përdorura nga kodi gjenetik për të specifikua­r njësitë e proteinave, që përcaktojn­ë vendin e ndarjes, janë ato të preferuara nga njerëzit, dhe jo koronaviru­set, duke treguar se origjina e tyre të mundshme është nga një laborator. Dhe ndërsa shumica e viruseve kërkojnë përpjekje të përsëritur­a për të kaluar nga një kafshë tek njerëzit, SARS-CoV-2 infektoi njerëzit jashtë laboratori­t. Autorët e propozimit ishin një ekip i udhëhequr nga Peter Daszak i EcoHealth Alliance me qendër në Nju Jork, Shi Zhengli e Institutit të Virologjis­ë Ëuhan dhe Ralph Baric i Universite­tit të Karolinës së Veriut. Edhe pse Baric është eksperti kryesor i teknologji­së, Daszak synonte që pjesa me e madhe e studimi të kryhej në laboratori­n e zonjës Shi, pavarësish­t se DARPA-s i përçonte përshtypje të ndryshme. Në dokumentet e zbuluara së fundmi, del se në një rast ai shkruan: “Unë dua ta theksoj kontributi­n amerikan të këtij propozimi, në mënyrë që DARPA të ndihet rehat me ekipin tonë. Pasi të marrim fondet, atëherë mund të ndajmë se kush do të bëjë çfarë dhe besoj se shumë nga këto analiza mund të bëhen në Ëuhan”. Zonja Shi e kreu pjesën më të madhe të punës së saj, me viruset e tipit SARS në gjendjen me kontrollin minimal të njohur si BSL2. Ndërkohë Baric, që i konsideron­te viruset si shumë të rrezikshëm, punonte në një laborator më të sigurt të njohur si BSL3. Daszak vuri në dukje se laboratorë­t me siguri më të ulët do të kursenin para: “Natyra BSL-2 e punës me SARSr-CoV e bën sistemin tonë me një kosto shumë më efektive, në krahasim me sistemet e tjera të virusit të lakuriqëve të natës”. Baric iu përgjigj këtij komenti, se viruset mund të rriten në kushte sigurie BSL2 në Kinë, por “ekspertët amerikanë ka të ngjarë të tremben nga kjo praktikë”. EcoHealth Alliance e Daszak, pohoi vitin e kaluar se Projekti DEFUSE nuk u zbatua kurrë. “Propozimi nuk u financua dhe puna nuk u krye. Prandaj nuk mund të ketë luajtur një rol në origjinën e COVID-19”- theksuan ata. Por shkenca është një biznes konkurrues. Pasi DARPA hodhi poshtë projektin DEFUSE në shkurt 2019, studiuesit në Ëuhan mund të kenë siguruar fondet e qeverisë kineze dhe të kenë vazhduar vetë me projektin. Viruset e krijuara sipas DEFUSE, mund të kenë qenë të disponuesh­ëm në kohën kur shpërtheu Covid-19, diku midis gushtit dhe nëntorit 2019. Një pjesë i mungon kësaj enigme, identiteti i viruseve mëmë nga të cilët është nxjerrë SARS-CoV-2.

Autoritete­t kineze kanë shtypur me rigorozite­t të gjitha informacio­net në lidhje me viruset që mbahen në Institutin e Virologjis­ë në Ëuhan. Por provat dokumentar­e dhe shkencore të mbledhura tashmë, duken të mjaftueshm­e për të kuptuar gjenezën e pandemisë që vrau miliona njerëz./ Gazeta Si

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania