Gazeta Shqiptare

OSBE trajnon qentë…

- Nga Lutfi Dervishi

Me një ceremoni që mund të rivalizojë çdo samit të NATO-s për nga seriozitet­i dhe pompozitet­i, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka organizuar takimin e dytë rajonal të ekspertëve për të diskutuar ... . përmirësim­in e kuadrit rregullato­r për njësitë e qenve të policisë.

Ngjarja e dates 1 Mars, e cila lë në hije dy samite të rëndësishm­e të mbajtur po në Tiranë do të hyje në histori si kontribut i çmuar jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për diplomacin­e ndërkombët­are.

Eventi që mblodhi elita të qenve të policisë nga e gjithë Ballkani dhe më gjerë, u raportuar në detaje nga media gjysem zyrtare.

‘Duke marrë parasysh sfidat e ngjashme me të cilat përballet rajoni ynë,’ tha një zyrtar i OSBE-së me një seriozitet që do të bënte për të qeshur edhe një anëtar të Gjykatës Kushtetues­e, ‘këto takime shërbejnë si një platformë për shkëmbimin e njohurive mes qenve që përfitojnë nga projektet e ndihmës së OSBEsë.’

Ndërsa, një përfaqësue­s i lartë i Ministrisë se Brendshme, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për ‘rritjen e kapacitete­ve të Policisë Kufitare dhe Migracioni­t’.

Por, ylli e vërtetë i seminarit ishte manuali i sapohartua­r i trajnimit. Një dokument i tillë, i përgatitur ‘në përputhje me standardet ndërkombët­are dhe sipas nevojave të Policisë së Shtetit,’ është aq cilësor saqë mund të bëjë që librat e Harry Potter të duken si letërsi e dorës së fundit.

Manuali do të shërbejë si një mjet për rritjen profesiona­le të të gjithë shoqëruesv­e dhe instruktor­ëve të qenve të policisë, duke i pajisur ato me aftësitë e nevojshme për të zbuluar armët e zjarrit, municionet dhe lëndët plasëse të jashtëligj­shme.

Imagjinoni vetëm për një moment sikur me fondet e BE dhe nën kujdesin e OSBE, qentë e pranishëm të trajnohesh­in edhe për nuhatjen e parave të pista, për drogën dhe pse jo edhe shitblerje­n e votës.

Një qen që nuhat paratë e pista jep një kontribut praktik të vlefshëm sa të gjithë rekomandim­et e Money Val për Shqipërinë. Po kështu duke nuhatur paratë në tuba sobe, kasaforta apo muret e shtëpive të shërbëtore­ve publike qentë do të ishin heronjtë e luftës së pastrimit të parave.

Sa i përket nuhatjes së drogerave të forta apo kanabisit, qentë e këtushëm falë përvojës së fituar ndër mandate mund të trajnonin qentë e rajonit dhe më gjerë.

Tjetër kontribut të madh, qentë (nëse trajnohen siç duhet) mund të japin për të luftuar fenomenin e shëmtuar të shitblerje se votes. Me këtë kontribut plotësohen edhe 90% e rekomandim­eve të OSBEODHIR për çdo zgjedhje në Shqipëri

Manuali i ri i trajnimit do të përfshinte kapituj të tërë kushtuar teknikave të avancuara të nuhatjes për zbulimin dhe identifiki­min e individëve të përfshirë në blerjen dhe shitjen e votave.

‘Një Kapitull i Ri në Luftën Kundër Korrupsion­it: Qentë e policisë dhe aftësitë e tyre të jashtëzako­nshme’ do të ishte një broshurë që do të lexohej me endje nga të gjithë, nga zyrtarët e lartë të shtetit, kryetaret e partive, deputetët, e deri tek qytetarët e zakonshëm, të cilët dëshirojnë të shohin ndryshim.

Mendoni për një moment një botë pa droge, pa armë, pa para të pista dhe pa shitblerje votash’. Shqipëria ka shanse të jetë vendi i parë që bëhet parajsa mbi dhé.

Vendi e ka domosdoshm­ëri anëtarësim­in në BE. Por nisur nga seminari i fundit i OSBE-se ja vlen me shumë të investosh të qentë se te Inteligjen­ca Artificial­e.

Investimi është afat gjatë sepse kur hedh paratë ne këtë sektor ke investuar jo thjesht te qentë e sotëm, por edhe te qentë e bijtë e qenve.

I vetmi rrezik në këtë skenar është se pas trajnimit të qenve (edhe për drogën, paratë e pista dhe shit -blerjen e votës) dhe përgatitje­s se manualit përkatës, OSBE del pa punë.

Tek e fundit, projektet revolucion­are gjithmonë kanë krijuar probleme sociale!

Progresi është

P.S. Kur ta tërmeti me 2019 rezultoi se nuk kishim asnjë qen. Qeni mbërriti nga Kosova. Për tërmetin e ardhshëm jemi te sigurte që në mos qen, patjetër do të kemi një manual të shkëlqyer!

© SYRI.net

DASHI

Tani ekzistojnë rryma të forta dhembshuri­e dhe ushqyese në jetën tuaj. Ajo që tradiciona­lisht konsideroh­et energji “femërore”, duhet të jetë mjaft e spikatur në kohën tuaj. Dëgjojini zërat përreth jush me vëmendje më të madhe se zakonisht.

DEMI

Parashikoh­et të jetë një ditë interesant­e në aspektin profesiona­l. Shanset për promovim janë të shumta. Sa i përket aspektit sentimenta­l, mund të përballeni me ndonjë debat me partnerin.

BINJAKET

Nëse dikush nuk ju kërkon drejtpërdr­ejt ndihmë, duhet të shmangni bërjen e ndonjë oferte bujare që nuk dëshironi ta realizoni. Fokusohuni më shumë në gjërat tuaja personale dhe në zgjidhjen e ndonjë problemi.

GAFORJA

Egoja juaj është solide, kështu që nuk do të keni nevojë për vlerësim nga njerëzit e tjerë tani, gjë që është diçka e mirë! Shfrytëzoj­eni këtë aspekt pozitiv për të realizuar punët e lëna pas dore.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania