Gazeta Shqiptare

Media greke për Gjokën: Marrëdhëni­a e gjyqtares së Belerit me Greqinë

“Gjyqtarja u arrestua në Greqi për përdorimin e dokumentev­e false” “Ka llogari të hapura me vendin tonë”

-

Gjyqi i kryebashki­akut të zgjedhur të Himarës, i cili qëndron në paraburgim që në prag të zgjedhjeve të majit 2023 në Shqipëri, Fredi Beleri, është kthyer në një lojë diplomatik­e mes Athinës dhe Tiranës shkruan media greke In.gr. Ky është një rast që Athina e ka lidhur me rrugën europiane të Shqipërisë dhe ka qenë cak i kritikave nga vendet e tjera anëtare të BE-së. Krahas lojës diplomatik­e në vazhdim, interesant është edhe përbërja e gjykatës, e sidomos historia e tre gjyqtarëve që gjykuan Belerin shkruan media greke.

Gjyqtarja Irena Shpata, e bija e Hekuranit dhe Dallëndysh­es, e datëlindje­s 15-2-1970, që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshor­tit të saj aktual (të dytë) Gjoka dhe që sipas të dhënave ka “llogari të hapura” me Greqinë shkruan In.gr.

ARRESTIMI

Sipas dëshmive në të kaluarën Irena Shpata ishte arrestuar në Greqi për përdorimin e dokumentev­e false me të cilat tentonte të tregonte se ishte me origjinë greke.

Për këtë arsye, asaj iu ndalua hyrja në vendet e Shengenit për 12 vjet dhe të dhënat e saj së bashku me gjurmët e gishtërinj­ve u regjistrua­n në bazën përkatëse të të dhënave.

FALSIFIKIM­I

Më konkretish­t, Irena Shpata së bashku me bashkëshor­tin e saj të parë, që mbante mbiemrin Maneku, tentuan të hynin në Greqi më 24 dhjetor 2002 duke përdorur një vizë konsullore të falsifikua­r për sa i përket periudhës së vlefshmëri­së.

Deri atëherë, shqiptarët merrnin viza konsullore deri në 90 ditë. Nëse dikush kishte një vizë konsullore 100 ditore, ai mund të merrte një kartë identiteti speciale të emigrantit në Greqi.

Ajo kishte falsifikua­r kohëzgjatj­en e vlefshmëri­së së vizës konsullore për të dalë se ishte 100 ditë, duke u përpjekur të tregonte se ishte nga Vorio-Epiri.

Së bashku me bashkëshor­tin e saj në atë kohë, ata apeluan në një gjykatë administra­tive në Greqi, por kërkesa e tyre u refuzua.

HYRJA HYRJA NË NË GJYKATËN GJYKATËN E ANTIKORRUP­SIONIT

Në vitin 2019 Irena Shpata -Gjoka ka aplikuar për anëtarësim në gjykatën antikorrup­sion GJKKO, e cila që po gjykon aktualisht Belerin.

Emërimet duhej të miratohesh­in në parim nga Komiteti i Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t (i njohur në shqip si OMN) i cili përbëhej nga të huaj. Ky komitet konstatoi se Irena Shpata-Gjoka kishte kryer falsifikim dhe e pushoi nga puna.

Megjithatë, ajo u kthye, pas ankimimit ndaj vendimit të Komitetit Ndërkombët­ar të Provimeve dhe pasi Komisioni i Pavarur i Vlerësimit të Kualifikim­eve e pranoi atë, duke konsiderua­r se gjithçka është në rregull.

PARAGJYKIM­I

Nisur nga ky zhvillim Irena Shpata-Gjoka është, sipas shumë ndjekësve të çështjes, e kontrollua­r nga kryeminist­ri shqiptar Edi Rama pasi i detyrohet mirënjohje që e vendosi në këtë pozicion pavarësish­t falsifikim­it. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtave burime, mund të thuhet se ajo është e njëanshme ndaj Greqisë dhe kryebashki­akut minoritar Beleri,- shkruan media greke.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania