Gazeta Shqiptare

Akuzat e Berishës ndaj gjyqtares Irena Gjoka/ Reagon KLGJ: Sulm për shkak të detyrës, krijojnë imazh të gabuar për punën e gjyqësorit

-

TIRANË - Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar ndaj akuzave që kreu i Rithemelim­it Sali Berisha ka bërë ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e cila më 30 dhjetor të vitit që shkoi i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” nën akuzën e korrupsion­it pasiv për aferën e privatizim­it të ish-kompleksit Partizani. Akuzat e fundit ndaj gjyqtares u bënë ditën e djeshme nga avokati mbrojtës i ish-kryeminist­rit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj. Më parë ka qenë edhe vetë ish-kryeminist­ri, Sali Berisha që ka akuzuar gjyqtaren. Berisha ka akuzuar gjyqtaren se ka ndërruar emrin nga Shpata në Gjoka dhe se është dëbuar nga Greqia për 12 vite nën akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e. Ndërkohë, KLGJ bën me dije se këto janë deklarata të përsëritur­a, ndërsa shton se ndaj gjyqtares Gjoka ka një përndjekje mediatike.

REAGIMI I KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor, si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjsh­mërinë dhe mbarëvajtj­en e pushtetit gjyqësor, ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit sa i përket deklaratav­e publike në media nga persona publik dhe mbrojtësve të tyre në procesin penal, të cilat në përmbajtje­n e tyre cenojnë rëndë figurën dhe dinjitetin e znj. Irena Gjoka, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Këshilli vëren me keqardhje se këto deklarime të përsëritur­a publike në media përbëjnë sulm ndaj gjyqtarëve për shkak të detyrës, duke synuar komproment­imin e pavarësisë së gjyqësorit, nëpërmjet përndjekje­s mediatike. Njëkohësis­ht, Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerëson se këto qëndrime jo vetëm që ndikojnë negativish­t në besimin e publikut ndaj pushtetit gjyqësor, por edhe krijojnë imazhin e gabuar mbi veprimtari­në e gjyqtarëve gjatë ushtrimit të detyrës me synimin për t’i detyruar ata të japin vendime në kundërshti­m me parimet e pavarësisë dhe paanësisë. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor thekson se avokatët në bazë të ligjit dhe kodit etik profesiona­l, duhet të sillen me respekt, ndershmëri dhe integritet kundrejt gjykatës, në funksion të përfaqësim­it të interesave të klientëve. Këshilli i Lartë Gjyqësor fton të gjithë aktorët të respektojn­ë gjyqtarët dhe impenjimin e tyre në forcimin e shtetit të së drejtës, pasi dhënia e drejtësisë duhet të jetë e çliruar nga çdo lloj ndikimi apo ndërhyrjej­e nga subjektet publike apo private. Në respektim të dispozitav­e ligjore në fuqi, sjellim në vëmendje se mjeti ligjor për të kundërshtu­ar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania