Gazeta Shqiptare

Plani për diasporën, Agjencia në varësi të Ministrisë së Jashtme, ja si do të funksionoj­në QKD-të

-

Qeveria ka vendosur të rishikojë disa nene të ligjit “Për diasporën” duke bërë edhe një sërë ndryshimes­h sa i takon organeve të lidhura me të. Në një projektlig­j të nxjerrë për konsultim nënvizohet se Agjencia Kombëtare e Diasporës nuk do të jetë më i pavarur, por nën varësinë e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. “Me kalimin e çështjeve të diasporës në fushën e përgjegjës­isë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me VKMnë nr.81, datë 09.02.2022 “Për përcaktimi­n e fushës së përgjegjës­isë shtetërore të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”,-ka lindur nevoja që Agjencia Kombëtare e Diasporës të vendoset nën varësinë e MEPJ, jo vetëm në kryerjen e funksionev­e të saj të cilat kërkojnë shkallë të lartë specializi­mi, por edhe në zbatim të objektivav­e të kësaj ministrie në politikën e saj ndaj diasporës”,thuhet në relacionin që shoqëron draftin. I njëjti nënvizon se ky model institucio­nalizimi i diasporës është një tendencë që po ndiqet nga vende të tjera. Institucio­nalizimi i “diplomacis­ë së diasporës” është një tendencë edhe e vendeve të tjera me diasporë të konsiderue­shme, dhe përpjekja për ta përfshirë diasporën në MEPJ, dëshmon rëndësinë që duhet t’i jepet centralizi­mit të çështjeve të diasporës nën një ombrellë të vetme, përpjekje, e cila do të krijojë lehtësi në qasjen koherente të politikave të angazhimit ndaj diasporës, në mbikëqyrje­n e zbatimit të Strategjis­ë Kombëtare të Diasporës, si dhe do të mundësojë një kanal të vetëm komunikimi, në vend të atij me shumë drejtime, që kemi pasur deri më tani”. Drafti parasheh krijimin e Qendrave Kulturore të Diasporës (QKD) si një hallkë e re e lidhjes së Shqipërisë me diasporën e saj.

Sipas draftit këto qendra do të krijohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, pasi të jetë marrë miratimi i shtetit ku do të hapen qendrat, dhe do të jenë në varësi të kreut të misionit diplomatik të akredituar në shtetin ku do të hapet qendra. “Ndër të tjera me ndryshimet e paraqitura në këtë nen, synohet të rregullohe­t çështja e statusit të kreut të QKD-së, duke përfshirë këtu rregullimi­n edhe për rastet kur kreu i QKD-së, vjen nga diaspora, pra është shtetas i shtetit ku është e hapur QKD-ja, dhe si i tillë nuk do të ketë të njëjtin trajtim në privilegje dhe imunitete si diplomati”,-thuhet në relacion./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania