Gazeta Shqiptare

Nga Vatikani

- Dr. Etleva Lala Dr. Musa Ahmeti

Studimi i epokave të caktuara, e në kuadër të tyre edhe personalit­eve që vepruan e krijuan, luftuan dhe sfiduan jo vetëm karrierën por edhe jetën e tyre, përbën një moment tepër të veçantë në historinë e popul lit shqiptar. Në të shumtën e rasteve, për këto personalit­ete, veçanër isht atyre nga mesjeta, të dhënat dhe informacio­net janë të shpërndara në dorëshkrim­e, kronika dhe dokumente burimore që ruhen nëpër shumë arkiva e biblioteka të Evropës. Përkundër namit, respektit, nderit dhe veprës madhore që ata krijuan me mund dhe shumë vështirësi, ne ata sikur i kemi harruar, përkundër asaj se janë pjesa e ndritur e mendjes dhe kulturës sonë kombëtare. Një figurë e rëndësishm­e, por fare e pastudiuar e kësaj periudhe në territorin shqiptar është Ndreu, ipeshkvi i Krujës, që njihet si Andrea Croensi, në dokumentet papnore. Ndreu bëhet një njeri shumë i rëndësishë­m, por që nuk është dokumentua­r shumë mirë deri tani, prandaj dhe nuk ka tërhequr vëmendje të veçantë.

E filloi karrierën e tij duke u dëbuar. Nga një letër papnore, që është regjistrua­r dy herë edhe në regjistrat e Avinjionit edhe në regjistrat e Vatikanit, që sot ndodhen në Arkivin Sekret të Vatikanit, dhe pikërisht në regjistrin e Avinionit vëllim VIII, f. 70, si dhe në regjistrin e Vatikanit vëllim LXVII, f. 26, (Reg. Aven. v. VIII, fol. 70 ep. 96; Reg. Vat. LXVII, fol. 26, ep. 96), marrim vesh që më 17 shtator të vitit 1317, Ndreu dëbohet nga posti i tij si ipeshkv i Krujës. monarkinë e centralizu­ar papnore që po formohej mbi kishën.

Një veprimtari e tillë ishte kaq domethënës­e për një legat saqë konkurrenc­a mes tyre zgjidhej me emërime. Deri më sot nuk është studiuar rasti i legatëve të dërguar kundër skizmatikë­ve dhe heretikëve në Serbi, Sllavoni dhe Shqipëri në shek. XIV, gjë që është me shumë interes për historinë e legaturës dhe nunciaturë­s në përgjithës­i, sepse heretikët dhe skizmatikë­t në këto pjesë të botës kanë një kuptim disi të ndryshëm nga ai i njohur dhe përdorur gjerësisht në botën mesjetare. Studimi i kësaj teme është gjithashtu i rëndësishm­e për historinë e Shqipërisë, sepse hedh dritë mbi domethënie­n e këtyre territorev­e për papatin, dhe për opinionin që papati, si pushtet qendror në mesjetë, kishte për këto vende.

Sipas të Drejtës Kanonike të shek. XIII legatët, sipas pushtetit që kanë, ndahen në tre kategori. Më pak të rëndësishm­it ishin legati nati (legatë nga lindja), një prelat që kishte pushtet të plotë për të përfaqësua­r papën në të gjithë mbretërinë apo territorin ku ai shkonte. Dalloheshi­n midis tyre legatus missus, dhe legatus a latere. Këta dërgoheshi­n me misione të veçanta nga papa dhe kishin një pushtet shumë të gjerë, ku përfshihes­hin të gjithë autoritete­t kishtare. Legati, qoftë si legatus missus, qoftë si legatus a latere konsideroh­ej në shumë aspekte si “papë lokal”. Kështu në funksion legati ishte më i lartë se ipeshkvi lokal dhe ishte i parë në Synodet vendore. Ai gjykonte ipeshkvët, bënte vizita kontrollue­se, dhe kujdesej për reformat kishtare, dhe në përgjithës­i ata kanë ndihmuar shumë për zbatimin lokal të rregullave të vendosura nga papati. Ata përfaqëson­in papatin

 ?? ?? F[1]. 20r e Kodikut origjinal ne pergamen nga shekulli XIV, ku flitet per Nderun ipeshkvin e Krujes. Origjinali ne bilbioteke­n Szechenyi, Budapest
F[1]. 20r e Kodikut origjinal ne pergamen nga shekulli XIV, ku flitet per Nderun ipeshkvin e Krujes. Origjinali ne bilbioteke­n Szechenyi, Budapest

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania