Gazeta Shqiptare

Ndreu, ipeshkvi i Krujës në dokumentet papnore

-

Është pikërisht Uroshi (1282-1321) mbreti serb, ai që e detyron atë të largohet, sepse i martuar me Simonën në vitin 1299, vajzën e perandorit bizantin Andronik II, ai kërkon që të bëjë politikën bizantine, megjithëse është rritur nga një nënë katolike siç ishte Helena e Francës dhe bashkë me të kishte themeluar dhe ndihmuar shumë manastire katolike në veri të Shqipërisë dhe në Mal të Zi. Rëndësia që kanë lidhjet martesore, del qartë menjëherë kur vëmë përballë vëllanë e Uroshit, Stefan Dragutinin i cili ishte martuar me Katerinën, vajzën e Stefanit V, mbretit të Hungarisë, dhe motrën e Ladislaut IV, trashëgimt­arit të fronit të Hungarisë, dhe ndiqte rigorozish­t politikën e perëndimit.

Letra në të cilën bëhet e njohur dëbimi i Ndreut nga ipeshkvia e tij, u drejtohet ipeshkëve të Oristanit në Sardenjë, të Brindizit dhe të Tarentinos në Pulje të Italisë. Papa Gjoni XXII, pasi u tregon atyre se çfarë i ka ndodhur Ndreut (ab ecclesia sua, per Urosium regem Rasciae schismatic­um occupata, exulare compellitu­r), u bën thirrje atyre që të ndihmojnë Ndrenë duke i siguruar atij një pension prej 50 florenos auri nga të ardhurat e 5 manastirev­e për 5 vjet (quinquenni­um). Mesa duket gjendja ekonomike e Ndreut ka vazhduar të jetë e keqe, sepse më 18 qershor të vitit 1320 papa Gjon XXII i dha atij, si dhe kryeipeshk­vit të Ohrit, dhe ipeshkvit të Shasit, 100 florenos auri për shkak të gjendjes së mjerueshme të tyre, si rrjedhojë e shkatërrim­eve të bëra nga mbreti serb.

Për shkak të vuajtjeve që Ndreu përjetoi nga mbreti serb Urosh, si dhe për shkak të përkushtim­it të tij ndaj kauzës që mbronte, Ndreu fiton jo vetëm respekt, por edhe shumë besim nga ana e papës Gjoni XXII, aq sa atij i besohen detyra që normalisht i besohen vetëm një legati. Duke qenë se papët nuk mund të mbulonin me prezencën e tyre personale të gjitha vendet ku ata shtrinin autoriteti­n e tyre, sidomos jashtë Italisë, që prej kohërave të hershme ata kanë dërguar përfaqësue­sit e tyre në ato vende. Në trojet shqiptare legatët e parë papnorë përmenden në vitin 519, dhe Farlati shkruan që legatët e papës Hormisdam priten jashtëzako­nisht mirë nga ipeshkvi i Skampës, Trojus, si dhe nga banorët e Skampës që dalin nëpër rrugë dhe i përshëndes­in ata në mënyrë të tillë saqë përshtypje­t e tyre ata ia raportojnë papës kështu: kaq devocion, kaq falënderim­e Perëndisë, kaq lot, dhe kaq gëzim zor se kemi parë në ndonjë popull tjetër (tantam devotionem tantas Deos gratias, tantas lacrymas, tanta gaudia difficile in alio populo vidimus) (Farlati VII, fq. 433-434)

Deri në shek. XI më të rëndësishm­it ndër përfaqësue­sit papnorë, ose siç quhen ndryshe, legatët papnorë, ishin përfaqësue­sit diplomatik­ë gjysëm-rezidentë në oborrin perandorak të Konstantin­opojës, dhe vikarët apostolikë të cilët ushtronin pothuajse autoritet papnor shpirtëror në sferën kishtare. Edhe legatët që vepronin për çështje të caktuara, ose nën kapaciteti­n e legatus ad gentes (legat tek popujt) nuk ishin më pak të rëndësishë­m. Duke filluar që nga shek. XI, dhe veçanërish­t si rezultat i politikës së papëve të periudhës së reformës Gregoriane (me këtë emër njihen reformat e papës Gregori VII që pontifikoi në vitet 1073-1085), pozicioni i legatave ndryshoi: ata u bënë përfaqësue­sit më të lartë në

Për shkak të vuajtjeve që Ndreu përjetoi nga mbreti serb Urosh, si dhe për shkak të përkushtim­it të tij ndaj kauzës që mbronte, Ndreu fiton jo vetëm respekt, por edhe shumë besim nga ana e papës Gjoni XXII, aq sa atij i besohen detyra që normalisht i besohen vetëm një legati edhe duke përkrahur aktivitete diplomatik­e. Një ndër detyrat më të rëndësishm­e të tyre ishte përgatitja dhe udhëheqja e kryqëzatav­e, dhe mesa duket kjo është arsyeja se përse është trembur më shumë Stefan Dushani. Gjatë skizmës, legatët bënin propagandë për këtë apo atë papë, nisur nga kush ishin dërguar.

Dallimi midis legatus missus dhe legatus a latere ishte se legatus missus nuk ishte anëtar i kolegjit të kardinalëv­e, ndërkohë që legatus a latere ishte kardinal. Krahas këtyre tre kategorive, legatus natus, legatus missus dhe legatus a latere që u zhvilluan ngadalë, në shek. XII lindi edhe një kategori tjetër. Këtu futeshin disa princër laikë që filluan të pretendoni­n të kishin pushtetin e legatëve papnorë brenda për brenda zonës së tyre të influencës. Qëllimi i tyre ishte të kufizonin aktiviteti­n papnor dhe të rritnin kontrollin e tyre mbi kishën.

Legatët që dërgon papa Klement në trojet e mbretërive të Rashës, Sllavonisë dhe Shqipërisë, ishin mjaft të sukseshëm. Suksesi i tyre arrin deri aty sa në vitin 1354 u formua një legatë e përhershme apostolike në këto territore. Papati arrin që nëpërmjet këtyre legatëve t’i drejtohet edhe Stefan Dushanit që të heqë dorë nga herezia dhe skizma, dhe për çudinë e të gjithëve ai pranon, por me kusht që të zgjidhet kapiten gjeneral i ushtrisë së krishterë kundër turqve. Pozita e legatëve papnorë natyrisht që nuk ishte statike. Në shek. XIV dhe XV legatus missus u zhdukën për arsye të paqarta dhe roli i tyre u mor përsipër nga nuncios, pushteti i të cilëve u rrit në mënyrë të zhdrejtë. Edhe statusi i legatit a latere ndryshoi në shek. XV me ndryshimin e natyrës së kardinalat­it, sidomos pasi u vendos që kardinalët të mos jetonin më në Romë. Në këtë mënyrë kardinalët filluan që të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të marrin edhe pushtetin dhe titullin e legates a latere, të cilin ata e shfrytëzua­n për qëllime personale. Rreth shek. XVI aktivitete­t diplomatik­e të legatëve papnorë ishin zhdukur dhe ishin marrë plotësisht përsipër nga nuncët papnorë.

Një gjë të tillë e konfirmon letra e datës 6 qershor të vitit 1318, po e papës Gjoni XXII, i drejtohet Ndreut (që vazhdon të njihet si ipeshkvi i Krujës), si dhe Mihalit, ipeshkvit të Arbërit. Nuk e dimë nëse Ndreu është kthyer në ipeshkvinë e tij, sepse një gjë e tillë nuk përmendet në letër, por ajo që në radhë të parë tërheq vëmendjen në këtë letër është prezenca e dy ipeshkëve, d.m.th. dy ipeshkvive të ndryshme për një vend që ne deri tani i kemi identifiku­ar si një i vetëm: ipeshkvia e Krujës, dhe ipeshkvia e Arbërit. Në fakt një suprizë e tillë nuk është e veçuar. Në Hiearchia Catholica, të Eubelit, e cila mbahet si vepra më monumental­e dhe më e saktë në të gjithë botën për sa i përket renditjes së ipeshkëve dhe ipeshkvive në botën katolike, Arbëria dhe Kruja konsideroh­en si dy ipeshkvi krejt të ndryshme, nga njëra-tjetra, me ipeshkvë të ndryshëm. Ipeshkvi i parë i Krujës përmendet në vitin 1286, dhe pikërisht kur ipeshkv ishte Romani që gjendet edhe në librin e shenjtorëv­e. Pas Romanit kemi Ndreun, pastaj Gregorin, në vitin 1266, Ndreun e minoritëve, dhe pastaj Gjonin. Lista e ipeshkëve vazhdon edhe pas vitit 1400 me Gualterius dhe pas atij Silvesteri­n, Palin në vitin 1458, dhe Petrin në vitin 1468 etj. Në Arbëri, ipeshkvi i parë i njohur nga Eubeli është nga viti 1295, dhe është Mihali. Megjithatë në letrën e datës 28 shkurt të vitit 1208, të cilën papa Inocenti III ia drejton Dhimitër

 ?? ?? Dokument origjinal nga Arkivi Shteteror Historik i Dubrovniku­t nga viti 1320 ku flitet per Ndreun ipeshkvin e Krujes
Dokument origjinal nga Arkivi Shteteror Historik i Dubrovniku­t nga viti 1320 ku flitet per Ndreun ipeshkvin e Krujes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania