Gazeta Shqiptare

Berisha: Beleri u dënua me dosje të stisur si në kohën e Sigurimit

Ish-kryeminist­ri: U arrestua pasi i bënë një kurth të poshtër “Ai u dënua pa asnjë shkak apo faj”

- Per Mbledhjen e Asamablese se Pergjithsh­me

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha ka reaguar lidhur me dënimin e Fredi Belerit ditën e djeshme, duke thënë se “regjimi ka treguar fytyrën e tij të shëmtuar me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës”.

Sipas tij dënimi është kryer pa asnjë shkak apo faj dhe i bazuar në një dosje të stisur si në kohërat e Sigurimit të Shtetit.

Berisha u shpreh se çështja “Beleri” nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëv­e.

“Çdo orë, ditë që kalon dëshmon se sa jetike, vendimtare është për fatin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizata­t kriminale, me korrupsion­in dhe vjedhjen e shqiptarëv­e, me drogën. Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë. Sot ai dëshmoi para shqiptarëv­e me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit, me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit. Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëv­e se pavarësish­t se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj. Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëv­e. Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushtetit të krimit. Çështja “Bejleri” nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëv­e. Është një çështje para së gjithash e të drejtave dhe lirive universale të qytetarëve të lirë të një vendi. Nëse një njeri, një i zgjedhur arrestohet mbi bazën e një kurthi të poshtër, të ulët dhe mbahet 1 vit, nuk lejohet të bëjë betimin në kundërshti­m me parimin universal të prezumimit të pafajësisë, nuk lejohet të takojë ata që e votuan, në kundërshti­m me praktikat e mëparshme, kjo është dëshmi flagrante se këtu është vendosur një regjim që nuk njeh votë dhe as parim, nuk njeh votë as zgjedhje. Dënoj me forcën më të madhe vendimin e gjykatëses me tre mbiemra, vegël e verbër e Edi Ramës. Dënoj qëndrimin e Edi Ramës, që i mbyll dyert e integrimit Shqipërisë, vetëm e vetëm për pushtetin e tij. Vetëm e vetëm për ambiciet e tij mafioze.

Të dashur miq!

Pse kjo shkelje flagrante e Kushtetutë­s, e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut? Pse ky përkeqësim i madh i marrëdhëni­eve me shtetin fqinj? Të gjitha këto kanë vetëm një shkak; interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës, interesat mafioze të klaneve të tyre të drogës në brigjet e Himarës”,-u shpreh ai. FJALA E PLOTË Mirëmbrëma dhe përshëndet­je më të përzemërta! Mirënjohje­n më të pakufishme për qëndresën tuaj të pamposhtur, misionin tuaj shpëtimtar për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Miqtë e mi!

Çdo orë, ditë që kalon dëshmon se sa jetike, vendimtare është për fatin, për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëv­e, beteja pa kthim për përmbysjen e regjimit, e narko regjimit të bazuar në aleancën e pushtetit me organizata­t kriminale, me korrupsion­in dhe vjedhjen e shqiptarëv­e, me drogën. Çdo ditë regjimi tregon fytyrën e tij të shëmtuar. Nuk ndalet në krimet e tij nga asgjë. Sot ai dëshmoi para shqiptarëv­e me dënimin e kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Himarës, Fredi Belerit,

me dënimin pa asnjë shkak, pa asnjë faj, me dënimin mbi bazën e një dosje të stisur si në kohërat më të zeza të sigurimit të shtetit. Me dënimin e tij, Edi Rama, miqtë e mi, ju faktoi shqiptarëv­e se pavarësish­t se si ju do të votoni, kurrë nuk do të keni atë që doni me votën tuaj.

Ky përbën një akt flagrant të këtij armiku të egër të votës së lirë të shqiptarëv­e.

Të dënosh me një proces farsë, një qeveritar të zgjedhur vendor, do të thotë se nuk pranon vullnetin e qytetarëve se dhe drejtësinë e ke shndërruar në një vegël të verbër të pushtetit të krimit.

Miqtë e mi!

Çështja “Beleri” nuk është një çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, por para së gjithash është një çështje e të drejtave dhe lirive të shqiptarëv­e.

Është një çështje para së gjithash e të drejtave dhe lirive universale të qytetarëve të lirë të një vendi. Nëse një njeri, një i zgjedhur arrestohet mbi bazën e një kurthi të poshtër, të ulët dhe mbahet 1 vit, nuk lejohet të bëjë betimin në kundërshti­m me parimin universal të prezumimit të pafajësisë, nuk lejohet të takojë ata që e votuan, në kundërshti­m me praktikat e mëparshme, kjo është dëshmi flagrante se këtu është vendosur një regjim që nuk njeh votë dhe as parim, nuk njeh votë as zgjedhje. Dënoj me forcën më të madhe vendimin e gjykatëses me tre mbiemra, vegël e verbër e Edi Ramës. Dënoj qëndrimin e Edi Ramës, që i mbyll dyert e integrimit Shqipërisë, vetëm e vetëm për pushtetin e tij, vetëm e vetëm për ambiciet e tij mafioze.

Të dashur miq!

Pse kjo shkelje flagrante e Kushtetutë­s, e Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut?

Pse ky përkeqësim i madh i marrëdhëni­eve me shtetin fqinj?

Të gjitha këto kanë vetëm një shkak; interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës. Interesat mafioze të klaneve të tyre të drogës në brigjet e Himarës.

Miqtë e mi!

Shqipëria sot u faktua ashtu siç është, Shqipëria e Edi Ramës, një diktaturë e shëmtuar, një regjim karikatur, një regjim të cilin ne duhet ta fshijmë nga faqja e dheut, me vrullin, idealet dhe guximin tonë. Sot gjykatësit vasal të Gjykatës së Lartë, pengje mjerane të Edi Ramës zbatuan urdhrat e skapit të partisë dhe u bënë palë me puçin konstituci­onal, me marrjen e pushtetit nga gjykatës që nuk kanë ligj e as moral dhe vendosën të mos shqyrtojnë apo hodhën poshtë ankesat e avokatëve të mi dhe Jamarbër Malltezit.

Ky ishte një akt mjeran, një akt i turpshëm, por askush nuk mund të priste tjetër gjë. Imagjinoni miq.

Dy prej këtyre gjykatësve janë ata që 10 ditë më parë firmosën për të detyruar gazetarët të tregojnë burimet e lajmeve, në një kohë që po këta të dy 1 vit më parë kishin firmosur të kundërtën që gazetarët nuk duhet dhe nuk mund të tregojnë burimin sepse kjo cenon rëndë të drejtën e informacio­nit dhe lirinë e shprehjes.

Të ndalemi pak se çfarë ndodhi në harkun kohor rreth 1 vjeçar. Në harkun kohor rreth 1 vjeçar, pushteti mafioz i Edi Ramës me Sadushin e tij u bë absolut në Gjykatën e Lartë.

Sot kjo gjykatë funksionon në mënyrë identike si një sesion i partisë së krimit, i PS-së. Ata nuk gjykojnë më në salla, nuk gjykojnë më me palë, nuk gjykojnë më me avokatë dhe paditës, ata gjykojnë vetëm me njëritjetr­in në salla të mbyllura, sikur të ishin kioska mafioze të PS-së.

Të dashur miq!

Këto janë vendimet në një kohë kur Dumani, Kraja, Melonai dhe anëtarë të tjerë të organizatë­s kriminale të partisë janë bërë mburojë e papërshkue­shme e vjedhjeve të tmerrshme të Edi Ramës, i cili nuk ka të ndalur. Pas aferës që arrin në 1 miliardë euro dhe që vazhdon dhe sot non stop, të djegësve ku Rama është autor kryesor me firmën e tij të zezë, Edi Rama shpalli këto ditë se prokurimet publike do t’i japë me koncesion. D.m.th. do të japë me koncesion shpenzimet e administra­tës shtetërore prej 1.5 miliardë euro në vit. Sigurisht koncension­ari është gjetur, sigurisht që ndarja bëhet 50 me 50 %.

Miq!

Nëse ne me guxim nuk vërsulemi të përballemi me këtë regjim, ky regjim do të shkatërroj­ë Shqipërinë. Ky regjim do të përvetësoj­ë pasuritë e këtij vendi, do të përzërë shqiptarët nga Shqipëria.

Jetike është beteja jonë, jetike është mosbindja jonë civile, ndaj dhe ne të bëjmë gjithçka për një bashkim të fuqishëm me mbarë popullin opozitar.

Të bëjmë çdo gjë në betejë të vazhdueshm­e pa kthim për përmbysjen e këtij regjimi.

Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Me Edi Ramën votë të lirë nuk ka. Me Edi Ramën liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë në duart e krimit dhe të tij. Me Edi Ramën drejtësi nuk ka për qytetarët shqiptarë.

Pasuritë e vendit grabiten, plaçkiten çdo ditë, kurse shqiptarët largohet nga Shqipëria si nga ndonjë vend i mallkuar. Ndaj dhe iu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë kudo që janë; të ngrihen sepse kurrë nuk do të kenë të ardhme si qenie jo të lira.

Imagjinoni kur Edi Rama pa asnjë fakt, provë, dokument mban në arrest shtëpie njëlloj si Putini, si Llukashenk­o kryetarin e partisë më të madhe opozitare, çdo qytetar të mendojë për veten e tij se çfarë të drejtash mund të gëzojë ai, se kush mund ti garantoj të drejtat atij. Se në duart e kujt është fati i tij.

Ndaj dhe thirrja ime është për të gjithë shqiptarët: Të marrim në dorë fatin tonë, të marrim në duart tona fatin e Shqipërisë në një betejë pa kthim. Të përmbysim regjimin e bazuar në aleancën me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëv­e.

Në një betejë pa kthim t’u japim shqiptarëv­e të drejtën për të votuar të lirë dhe me dinjiteti.

Të sjellim opozitën në pushtet dhe të hapim dyert e integrimit në Europë të Shqipërisë, të hapim për Shqipërinë dhe shqiptarët dyert e të ardhmes.

Edi Rama ke zgjedhur të mbash pushtet me kriminelë, me vasalë me pengje të marra.

Por të garantoj se është e afërt dita kur ti së bashku me ta, do të japësh llogari gjer në një për të gjitha krimet tua të shëmtuara, për të gjitha krimet e drejtësisë tënde, për të gjitha krimet e shtetit tënd të drogës. Ne do të fitojmë.

Induastria­l Zone, Braclashes­h Elbasan EL 3000

“Nip/ J62903303 L “Capital 2,070,000 Use/ E-mail: info@carbonplan­t.com

Ce/: +355 68 20 43 753

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania