Gazeta Shqiptare

Mediat greke: Fredi Beleri mund të kandidojë për eurodepute­t nën siglën e partisë Demokracia e Re

-

GREQI – Mediat greke vazhdojnë që të raportojnë për kryebashki­akun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Gazeta helene “Parapoliti­ka” shkruan se Beleri mund të kandidojë për eurodepute­t nën siglën e partisë Demokracia e Re të Kyriakos Mitsotakis. Sipas asaj që shkruan media e vendit fqinj, kjo hipotezë është hedhur në tryezën e bisedimeve gjatë përzgjedhj­es së kandidatëv­e të Greqisë. Por, nuk ka asgjë konkrete deri më tani dhe Fredi Beleri është i burgosur në Shqipëri nën akuzën e shitblerje­s së votave.

Shkrimi i medias greke “Parapoliti­ka”

Kyriakos duket se ka

Mitsotakis surpriza në përzgjedhj­en e tij, përveç atyre që priten, sa i përket kandidatëv­e “blu” të zgjedhjeve europiane. Për shembull, sipas rubrikës Big Mouth të poëergame.gr, është hedhur në tryezë një ide që kërkon kandidimin e kryebashki­akut të Himarës, Fredi Beleri, aktualisht i arrestuar. Ai pritet të kandidojë në eurolistën e Demokracis­ë së Re. Përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të përforcont­e karakterin patriotik të votës “blu” europiane.

Çfarë thotë rubrika ‘Big Mouth’

“Rritje të lëvizshmër­isë është vënë re ditët e fundit në lidhje me formimin e fletës “blu” europiane, e cila më duhet të pranoj se ka filluar të marrë një ngjyrë të tillë që nga dje, pasi deri më tani ishte diçka mes jeshiles dhe të bardhës. Siç mësoj, kryeminist­ri Mitsotakis, përveç kandidatëv­e që priten, duket se ka edhe disa surpriza në zgjedhjet e tij. Për shembull, një ish-ministër dhe deputet aktual i ND-së, një nga ata që lëvizin djathtas, më tha se një ide shumë e mirë do të ishte pjesëmarrj­a në Eurolistën e ND-së e kryebashki­akut të arrestuar të Himarës, Fredi Beleri. Siç më tha i njëjti person, përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të forconte karakterin patriotik të votës “blu” europiane”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania