Gazeta Shqiptare

Përurohet shkolla e re “Bedri Llagami” në Vaqarr, kryebashki­aku Veliaj: Fillojmë lotin tjetër të shkollave në kryeqytet

Ministrja Manastirli­u: Nga korriku, rritje e konsiderue­shme pagash për mësuesit

-

Vaqarri nuk është thjesht një lagje e Tiranës, vetëm pak minuta larg Unazës së Madhe, por tani ka edhe një shkollë të re me hapësira moderne. Rreth 600 nxënës të kësaj zone do të mësojnë në shkollën e re të bashkuar “Bedri Llagami”, e cila u çlirua edhe nga zaptimet gjatë viteve të tranzicion­it. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u, inspektuan përfundimi­n e punimeve, teksa theksoi se kjo shkollë do të shërbejë dhe si epiqendër e aktivitete­ve komunitare. “Të sigurohemi që kjo epiqendër të shërbejë edhe si një horizont për fëmijët. Nuk kemi ndërtuar vetëm ca mure me llaç e tulla apo xhama e dritare, kemi ndërtuar një komunitet. Patjetër, Tirana ofron shumë, por unë besoj se për çdo prind, të pasurit e fëmijës tek oborri i shkollës, tek një mjedis i sigurt, ofron një garanci të jashtëzako­nshme sigurie. Sot, në terma të metrave katrorë, ne kemi një sipërfaqe trualli 6700 metra katrorë, një gjurmë 1900 metra katrorë, kurse 4400 metra katrorë është kjo shtëpi e madhe që quhet shkolla “Bedri Llagami” dhe një zonë e gjelbër 1600 metra katrorë. Ajo që do të ndodhë këtu, pas këtyre metrave katrorë, ajo do prodhojë frymëzim”,-tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se puna për ndërtimin e institucio­neve të reja arsimore do të vijojë edhe në zona të tjera, si tek Astiri, në Sauk dhe në zonën “Ali Demi”. “Në këtë partnerite­t 50 me 50, pra gjysmën qeveria dhe gjysmën bashkia, ne do të fillojmë 4 shkolla tek Astiri, në të dyja anët e Lanës; aty ku do të fillojë edhe rehabiliti­mi i Lanës, tani që Unaza mbaroi, aty ku humbëm tre vite shumë të çmuara. Të njëjtën gjë duam të bëjmë edhe tek zona e Liqenit të Thatë, njëra nga ana e Kopshtit Botanik, tjetra nga Parku Olimpik. Të njëjtën gjë do të bëjmë në Sauk, aty ku një pjesë e madhe e presionit përfundon deri te shkolla “Ismail Qemali”. Kemi përgatitur dy terrene, një tek Akademia e Policisë dhe tek zona që njihet si ishspitali i Arabit, kurse pjesa tjetër është te kompleksi “Mangalem”, aty ku është Kryegjysha­ta e Bektashinj­ve. Pra, të sigurohemi se në këto dy prurje, që vijnë nga rruga e “Elbasanit” dhe nga rruga “Ali Demi”, të ndalojmë presionin mbi shkollën “Ismail Qemali”. Këto dy kampuse të rinj zgjidhin përfundimi­sht shkollat me dy turne në Tiranë dhe hapim një kapitull të ri”,-tha Veliaj.

Kryebashki­aku ftoi shoqatat dhe ekipet sportive që të aplikojnë për të shfrytëzua­r mjediset e këtyre shkollave për aktivitete pas mësimit. “Do më jepte shumë kënaqësi nëse shkolla nuk mbyllet në orën 13:00 dhe vazhdon si qendër komunitare. Mund të jetë një kurs kompjuteri, një kurs muzike,

“Do të më jepte shumë kënaqësi nëse shkolla nuk mbyllet në orën 13:00 dhe vazhdon si qendër komunitare. Mund të jetë një kurs kompjuteri, një kurs muzike, një kurs pikture, një kurs kënge dhe valle që zona, tradita i ka me shumë bujari. Mund të jetë një takim me komuniteti­n. Do të donim shumë që kjo hapësirë të shfrytëzoh­ej maksimalis­ht. Shpresoj shumë që, edhe me ndihmën tonë, me aktivitete që edhe ne mund të financojmë, ne mund ta mbushim këtë me jetë”,-theksoi Veliaj. një kurs pikture, një kurs kënge dhe valle që zona, tradita i ka me shumë bujari. Mund të jetë një takim me komuniteti­n. Do të donim shumë që kjo hapësirë të shfrytëzoh­ej maksimalis­ht. Shpresoj shumë që, edhe me ndihmën tonë, me aktivitete që edhe ne mund të financojmë, ne mund ta mbushim këtë me jetë”,theksoi Veliaj.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirli­u vlerësoi Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e kësaj shkolle, e cila plotëson standardet më të larta, duke ofruar edhe terrene sportive dhe laboratorë mësimor. Manastirli­u nënvizoi se për ciklin 2024-2025 do të jenë 100 shkolla, të cilat do të rehabilito­hen dhe modernizoh­en.

“Jam e bindur që kjo shkollë nuk e përmbyll të gjithë atë zotim që ne kemi bërë përsa i përket modernizim­it të infrastruk­turës shkollore. Për ciklin 20242025 do të jenë 100 shkolla, të cilat ne do të mundet që t’i përfundojm­ë nga pikëpamja e rehabiliti­mit dhe modernizim­it infrastruk­turor. Tashmë po përmbyllim dhe vlerësimin për thirrjen e hapur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, për sa i përket mbështetje­s për infrastruk­turën arsimore për të gjitha bashkitë e vendit. Shumë shpejt do të kemi edhe shkolla të reja ku fillon puna edhe për vitin e 2024-2025",-tha ajo. Manastirli­u u shpreh se krahas përmirësim­it të infrastruk­turës, paralelish­t do të vijojë dhe mbështetja financiar dhe zhvillimi profesiona­l i mësuesve. “Tashmë ju e dini që viti 2024, duke filluar nga muaji korrik, do të jetë viti ku për mësuesit do të kemi rritjen e konsiderue­shme të pagave. Patjetër, një rritje tejet e merituar për të gjithë punën profesiona­lizmin tuaj, angazhimin tuaj, sakrificat tuaja, në shërbim të fëmijëve tanë, për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët nëpërmjet angazhimit tuaj. Por, nëse rritja e pagave ka një rëndësi patjetër tejet të madhe për ju për të gjithë ne nga ana tjetër edhe edukimi në vazhdim, zhvillimi juaj profesiona­l për ne ka një rëndësi shumë të veçantë. Duke përfshirë përgjatë gjithë këtij viti 4 mijë mësues, të cilët do të trajnohen për shkenca, gjuhën dhe teknologji­në dhe duke iu mbështetur për të rritur rezultatet, por gjithashtu dhe për të bërë që nxënësit tanë të kenë arritje më të larta dhe të vazhdojnë të zhvillohen dhe të mbështetet pikërisht nga ju pra mësuesit e tyre”,- deklaroi Manastirli­u. Shkolla e bashkuar “Bedri Llagami” në Vaqarr ofron edhe 5 klasa për parashkoll­orët, 20 klasa për nivelin 9-vjeçar; bibliotekë, laboratorë, dhomë për shërbim mjekësor si dhe ambiente ndihmëse e sportive.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania