Gazeta Shqiptare

“Berisha krijoi lëvizje bolshevike”. Zekthi: Rithemelim­i shkaktoi konflikt në palën tjetër, u nis për qëllime jopolitike

-

TIRANË – Anëtari i Kryesisë së PD-së zyrtare Fitim Zekthi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” të moderatore­s Ina Qirjo, deklaroi se Rithemelim­i është një lëvizje e Sali Berishës, që për të, është bolshevike. Zekthi theksoi se Foltorja krijoi një konflikt në palën tjetër. Ai shtoi se lëvizja e Berishës u nis për qëllime jopolitike. Për Zekthin, Lulzim Basha së paku nuk ndryshon qëndrimet e tij dhe ka dhënë deklarata të moralshme.

“Unë shoh që Rithemelim­i po bën gjëra të reja, që gjasme po bëjmë diçka. Për mua lëvizja e Foltores ka qenë e gabuar, ka prodhuar dhe do të prodhojë humbje. Lëvizja e Foltores nuk prodhon kurrë rezultat. Lëvizja është nisur për qëllime jopolitike. Berisha nisi në mënyrë paralele një lëvizje bolshevike. Ai bëri një Kuvend në stadium, ndërsa lëvizja e Berishës krijoi konflikt total në anën tjetër. Kishte njerëz në palën tonë që sulmuan njëri-tjetrin dhe tani kanë shkuar aty. Nëse lëvizja nuk ka moral e ide politike është e kotë që flasim. Morali shihet tek koherenca. Tek Rithemelim­i janë ca njerëz që fillimisht u shanë, ishin kundër, ndërsa tani bashkohen. Edhe Gazment Bardhi nuk ka konsistenc­ë politike. Unë kam pasur dhe kam respekt për Berishën, por jam kundër lëvizjes së tij dhe tyre. Nuk them se aty nuk ka njerëz të ndershëm tek Rithemelim­i, ka, por lëvizja është e gabuar. Kështu siç veprohet, mund të themi se është politikë e keqe, që mendon vetëm për veten. Njeriu matet me koherencën. Shqipëria e PD kanë nevojë për moral. Z Basha së paku nuk po qëndron qëndrime, po përpiqet të mbajë ca qëndrime qytetare”,- deklaroi Zekthi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania