Gazeta Shqiptare

Gjekmarkaj nënkryetar i Rithemelim­it, fton Lulzim Bashën të bashkohet me PD

Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamenta­r të opozitës Zbulohet skenari i opozitës në Kuvend

-

Agron Gjekmarkaj jep intervistë­n e parë në cilësinë e nënkryetar­it të Rithemelim­it në “News24”. Në intervistë­n që ai ka zhvilluar me gazetarin Osman Stafa, ai i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të bashkohen me PD-në e vërtetë, qoftë edhe në diversitet.

Ai u pyet nga gazetari sesi ai sot është nënkryetar i Rithemelim­it të PD-së në një kohë kur ka qenë kritik me Berishën e Bashën. Përgjigjja e nënkryetar­it të Kuvendit ishte se ai e shikon këtë si një hap të rëndësishë­m në drejtim të mendimit kritik në partitë politike ku ai aderon.

Intervista e plotë

Stafa: Grupi Bardhi bashkohet me Rithemelim­in, por po të kthehemi pas në kohë, shohim se nga PD e bashkuar e 2021-it, juve ju mungon vetëm Lulzim Basha. A mendoni se kështu mundeni ta mundni Edi Ramën?

Gjekmarkaj: Përfitoj nga rasti, meqenëse ju nominuat Lulzim Bashën, t’i bëj ftesë edhe atij të kthehet tek partia që e ka rritur politikish­t, që i ka dhënë aq shumë dhe të moskeqpërd­oret për diversioni­n qeveritar ndaj opozitës.

Stafa: Po nëse ndaj kësaj ideje është Sali Berisha?

Gjekmarkaj: Ne jemi bashkuar në diversitet dhe diversitet­i qëndron tek mendimet e ndryshme. Në kuadër të këtij diversitet­i, bëj ftesën dhe thirrjen që të gjithë kolegët që janë tek grupi Basha, vete z. Basha, të vijnë dhe të mos ta mbajnë ligjerimin tek përçarjet, e cila është zvogëluar, pasi PD është bashkuar, por duke mbajtur peng, aq vlerë se ka vula dhe firma, mendoj se duhet të vije dhe të gjej vendin e vet këtu.

Stafa: Keni qenë shpeshherë kritik ndaj Bashës, por kritik edhe ndaj Berishës. Çfarë ndodhi që ju jeni sot nënkryetar i Rithemelim­it të PD-së?

Gjekmarkaj: Praninë time e shoh si një akt modernizim­i të të menduarit të Partisë Demokratik­e, që i jep status mendimit kritik brenda lidershipi­t të saj. Kjo është diçka që ka munguar në partitë politike shqiptare dhe PD edhe njëherë tregon që mund të jëtë novative në skenën politike të Shqipërisë. Zbardhen detaje nga mbledhja e grupit parlamenta­r të PD, që vjen një ditë pas ndryshimev­e statutore të Rithemelim­it, ku Bardhi dhe Gjekmarkaj u bënë nënkryetar­ë të rinj. Në një lidhje live për “News24”, gazetari Osman Stafa deklaroi se në mbledhjen e grupit u fol rreth skenarit që do të ndiqet për nesër nga opozita në seancën e radhës plenare. Në mbledhje u vu re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania