Gazeta Shqiptare

Shtyrja e ligjit për investimet strategjik­e, deputetja e PD: Qeveria do të shpërblejë oligarkët

-

Disa vite pas miratimit të ligjit për investimet strategjik­e, deputetja e Partisë Demokratik­e, Dhurata Çupi, thotë se ky ligj u përdor si instrument për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë. Sipas saj, nga 40 projekte të miratuara, vetëm dy janë përfituar nga investitor­ë të huaj. Ndërsa pritet që ligji të shtyhet sërish, deputetja e opozitës, thekson se qeveria do të vazhdojë të shpërblejë oligarkët dhe zyrtarët e lartë me prona në zonat më të lakmuara të Shqipërisë, përfshirë në zonat e mbrojtura.

Reagimi i plotë

Në 28 maj 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për investimet strategjik­e. Qëllimi i shpallur publikisht dhe i shkruar në ligj ishte tërheqja e investimev­e vendase dhe të huaja në sektorët ekonomikë strategjik­ë. Për realizimin e këtij qëllimi, ligji parashikon­te ofrimin e disa lehtësirav­e dhe procedurav­e favorizues­e. Por, ndryshe nga qëllimi i shpallur, në praktikë ky ligj u përdor si instrument për t’u dhënë favore dhe përfitime individëve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe Partisë Socialiste. Nga 40 projekte të miratuara, vetëm dy janë përfituar nga investitor­ë të huaj, ndërsa gjithë projektet e tjera janë fituar nga oligarkë të lidhur me qeverinë apo familjarë të vetë qeveritarë­ve. Në kohën e miratimit, ligji parashikon­te si afat të fundit për paraqitjen e kërkesave nga investitor­ët datën 31 dhjetor 2018. Megjithatë, ligji u ndryshua 5 herë dhe afati u shty për datën 31 dhjetor 2023. Së fundmi, mazhoranca socialiste ka miratuar në komisionet parlamenta­re dhe ditën e nesërme pritet të miratohet edhe në Kuvend shtyrja për herën e gjashtë të afatit deri në datën 31 dhjetor 2024. Qëllimi është i qartë: qeveria do të vazhdojë të shpërblejë oligarkët dhe zyrtarët e lartë me prona në zonat më të lakmuara të Shqipërisë, përfshirë në zonat e mbrojtura, nisur nga ndryshimet e fundit të hyra në qeveri. Korrupsion, favorizim, klienteliz­ëm dhe arbitrarit­et janë fytyra e vërtetë e kësaj nisme ligjore, të cilën opozita do ta kundërshto­jë me forcë me çdo mjet politik dhe ligjor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania