Gazeta Shqiptare

Nuk do të presë vizitorë për 4 vite, Muzeu Historik Kombëtar mbyllet deri në vitin 2028

Ja çfarë parashikon projekti i rikonstruk­timit

-

eksa turet kulturore

në kryeqytet dhe pritet që intensitet­i i tyre të rritet në këto muaj dyert e Muzeut Historik Kombëtar do të mbyllen dhe jo për pak por për plot 4 vite. Në një njoftim të shkurtër pa dhënë kurrfarë detaji, ky institucio­n njoftoi palët e interesit se nuk do të mund ta vizitojnë deri më 15 mars 2028. “Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuar­a, ju bëjmë me dije se: Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruk­sioni dhe muzealizim­i i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028" thuhet në njoftimin e Muzeut Historik Kombëtar. Ky shpjegim i shkurtër pa dhënë asnjë informacio­n se cilat janë arsyet që për gati 1500 ditë institucio­ni nuk do të presë vizitorë jo pa arsye krijoi pakënaqësi në rrjet sidomos nga ata sektori i turizmit të cilët e kanë pjesë të paketave të tyre madje disa edhe të promovuara më herët. Pavarësish­t mungesës së informacio­nit duket se të dhënat për projektin që do të zbatohet mund të gjenden në procedurën e prokurimit për këtë kontratë i cili shoqërohet me disa dokumente.

PROJEKTI PËR MUZEUN

Restaurimi i Muzeut Historik Kombëtar cilësohet si një projekt prioritar në dokumente por në veprime ecuria ka qenë shumë e ngadaltë deri në mbylljen e beftë që u njoftua këtë javë. Sipas dokumentev­e Muzeu është pjesë e listës së institucio­neve të trashëgimi­së kulturore kombëtare që rezultoi me dëmtime pas vlerësimit të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe me një nevojë për ndërhyrje. Projekti i ri i restaurimi­t dhe rindërtimi­t të Muzeut Historik Kombëtar integrohet në një projekt i vetëm teknik zgjidhjet teknike të kërkuara për restaurimi­n e dëmtimeve dhe të mundshme përforcimi i strukturav­e të dëmtuara me zgjidhjet teknike për restaurimi­n, rikonstruk­sionin, dhe rinovimi i godinës u fokusua në përditësim­in e muzeologji­së dhe funksional­itetit të saj. Projekti merr në shqyrtim të projektit të miratuar “Ndërhyrja përforcues­e dhe rehabiliti­mi i 12 objekteve në Bashkinë Tiranë, Krujë, Lezhë, Kavajë, Mirditë: Muzeu Historik Kombëtar”, i cili lidhet. për problemet e shkaktuara nga tërmeti, i cili është miratuar me vendimin nr. 536, dt 24.12.2022" thuhet në dokument.” Thuhet në dokument. I njëjti nënvizon se Muzeu Historik Kombëtar (MHK) ka në fondet e tij me objekte të trashëgimi­së kulturore shqiptare. “Një pjesë interesant­e e të cilave i përkasin periudhave nga paleoliti deri në antikiteti­n e vonë (shek. IV p.e.s.). Këto janë ekspozuar në kuadër të Pavijonit të Arkeologji­së, i cili ka mbi 400 objekte në vetvete. Muzeu është konceptuar në mënyrë që prezantimi të bëhet përmes tetë pavioneve. – Pavijoni antik; Pavioni mesjetar; – Pavioni i Rilindjes Kombëtare; Pavioni i Pavarësisë; Pavioni i ikonave; Nacional-Çlirimi Anfashist Pavioni i Luftës;

Pavioni i Terrorit Komunist; Pavioni Nënë Tereza. Statusi i “Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”” thuhet në dokument.

ÇFARË PARASHIKOJ­NË PUNIMET DHE AFATET

Nëse i referohemi dokumentev­e të procedurës ndërhyrja tek Muzeu parashikon disa faza si dhe afatet që do ketë secila prej tyre. Kështu paketimi dhe evakuimi i objekteve (Kohëzgjatj­a e pritshme e punimeve: maksimumi 4 kumulative muaj në faza të ndryshme të periudhës së zbatimit. Konsolidim­i i strukturës ekzistuese (përfshirë punimet e prishjes) (Kohëzgjatj­a e pritshme e Puna: maksimumi 12 muaj). Restaurimi i fasadës prej guri të oborrit të jashtëm dhe të brendshëm dhe dritareve/ dyerve (Pritet kohëzgjatj­a e punimeve: maksimumi 9 muaj) Riparimi i çatisë (Kohëzgjatj­a e pritshme e punimeve: maksimumi 5 muaj). Ndërkohë ndërhyrjet parashikoj­në investime në eficiencë energjie si dhe respektim të euro kodeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania