Gazeta Shqiptare

Shpërthimi në Lushnjë ku humbën jetën babë e bir, vihet nën hetim deputeti socialist, Bujar Çela

Gjykata e Fierit shpall moskompete­ncë, çështja i kalon SPAK, ngrihen 3 akuza ndaj deputetit Kërkohet pezullimi nga detyra i 5 punonjësve të IMT-së

-

Deputeti i Partisë So cialiste, Bujar Çela është vënë nën hetim pas shpërthimi­t të fuqishëm në magazinën e tij në Lushnjë. Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë do të hetohet nga SPAK. Kjo për faktin se gjykata e Fierit ka shpallur moskompete­ncën për dosjen hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë në magazinën e deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në Lushnjë, ku humbën jetën babë e bir si dhe u plagosën 7 të tjerë. Për këtë ngjarje u la dje në burg biznesmeni Leonard Gjini, i cili kishte firmosur kontratë me ligjvënësi­n për ndërtimin e kapanonit. Ndërsa, dosja hetimore i kalon SPAK si prokuroria kompetente për shkak të subjektit, për të vijuar hetimet ndaj deputetit, Bujar Çela. Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, ndaj deputetit socialist rëndojnë tri akuza dhe konkretish­t: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrim­i i pronës nga pakujdesia”. Ndërkohë, pas administri­mit të të dhënave, prokuroria e Fierit ka vënën nën hetim dhe 5 persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale të shpërdorim­it të detyrës. Po ashtu, prokuroria e Fierit ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të

Përgjithsh­ëm Fier regjistroi në datën 03.03.2024 çështjen penale nr. 358, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, “Shpërdorim­i i detyrës” dhe “Shkatërrim­i i pronës nga pakujdesia”, parashikua­r nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, 248 dhe 161 të Kodit Penal. Kjo çështje penale u regjistrua lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 01.03.2023, rreth orës 15:30’, në lagjen “Karbunarë e Poshtme”, Njësia Administra­tive Nr.5, Lushnjë, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gjatë punimeve të ndërtimit në objektin “magazinë”,

AKUZAT NDAJ DEPUTETIT SOCIALIST

Sipas njoftimit zyrtar të organit të akuzës, ndaj deputetit socialist rëndojnë tri akuza dhe konkretish­t: “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrim­i i pronës nga pakujdesia”. Ndërkohë, pas administri­mit të të dhënave, prokuroria e Fierit ka vënën nën hetim dhe 5 persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale të shpërdorim­it të detyrës. Po ashtu, prokuroria e Fierit ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

të shtetasit B.Ç, kanë gjetur vdekjen dy persona dhe plagosur shtatë persona të tjerë.

Nga ana e policisë gjyqësore nën drejtimin e prokurorëv­e të gatshëm, që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes, janë kryer veprime procedural­e si, këqyrje e vendit të ngjarjes, kryerje ekspertimi­t teknik ndërtimi, sekuestrim­i dhe këqyrja a dokumentev­e, marrja në pyetje e shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes. Pas administri­mit të të dhënave të mësipërme dhe kryqëzimin e tyre, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier ka regjistrua­r emrat e 7 (shtatë) personave që u atribuohet vepra penale, si më poshtë:

Shtetasit B.Ç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Ndërtimi i paligjshëm”, dhe “Shkatërrim­i i pronës nga pakujdesia”, parashikua­r nga nenet 289 prg. 2, 199/a prg. 4, dhe 161 të Kodit Penal.

Shtetasit L.Gj, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikua­r nga neni 289 prg. 2 i Kodit Penal.

Shtetasve R.K, K.S, M.P, E.S. dhe I.U, për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës”, parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve të çështjes penale, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier ka nxjerrë urdhër ndalimi për shtetasit L.Gj, i cili është ekzekutuar nga policia gjyqësore.

Po ashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të

Përgjithsh­ëm Fier ka kërkuar në gjykatë caktimin e masave të sigurimit me karakter ndalues dhe shtrëngues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, parashikua­r nga nenet 242 e 233 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasve më poshtë:

Shtetasit R.K, me detyrën e kryeinspek­torit të Inspektori­atit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

Shtetasve M.P, E.S., K.S, me detyrën e inspektorë­ve të Inspektori­atit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Lushnjë.

Shtetasit I.U, me detyrën e inspektori­t të përgjithsh­ëm të Njësisë Bashkiake Nr. 5, Bashkia Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier ka pranuar kërkesat e mësipërme të prokuroris­ë dhe aktualisht vendimi i gjykatës është ekzekutuar.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Fier, bazuar në nenet 28 pika 1, 75/a, gërma “c” e 84 të Kodit të Procedurës Penale, ka shpallur moskompete­ncën lëndore dhe i ka dërguar aktet e çështjes penale Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, si prokuroria kompetente për shkak të subjektit, për të vijuar hetimet ndaj shtetasi B.Ç, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania