Gazeta Shqiptare

Berisha hoqi Bashën, vota mund të heqë Berishën

- Nga Lorenc Vangjeli

Edhe pse duket e komplikuar deri në kufirin e dëshpërimi­t, situata në PD është tmerrësish­t e qartë dhe e thjeshtë. Duke lënë pas detajet që fshehin thelbin, thelbi i asaj që po ndodh në PD, mund të shpjegohet si historia e një cikli, ku hallka e saj e parë njerëzore, refuzon të jetë ndryshe, përveçse hallkë e fundit.

Mbas humbjes së zgjedhjeve të 21-shit, përkundër logjikës dhe bindjes së demokratëv­e, Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar partie vetëm në sajë të bekimit të Berishës. Të traumatizu­ar nga disfata, të gjithë ishin kundër, por askush nuk merrte guximin të hidhte gurin i pari. Disa zëra kundër tij ishin të pamjaftues­hme për t’u bërë shumicë, në mungesë të sinjalit nga Doktori. Përtej asaj që ndodhte në prapaskenë, vetë Berisha në Kuvendin që do të votonte, e identifiko­i me përqafim Bashën si të rizgjedhur­in e tij. Të tjerëve ju mbetej thjesht të zbatonin vullnetin e Doktorit. Madje edhe duke mbushur kutitë me vota për Bashën 3, siç do të rrëfehej më pas një nga deputetët e rëndësishë­m të PD-së.

Vetëm dy muaj më pas, në shtator 2021, Basha përjashtoi Berishën nga grupi parlamenta­r dhe u pa qartë se ati e biri u vunë përballë. Dhe ballë përballë u vunë dhe ndjekësit e tyre ndërsa në mes, si linjë ndarjeje, në Rubikonin e ri të demokratëv­e, u vu njolla e Non Gratës dhe qëndrimi ndaj SHBAsë.

Rikthimi epik i Berishës, më shumë frut i dobësisë së Bashës se forcës së tij, krijoi një realitet të ri në opozitë. Frymëzimi i njerëzve anti Basha vinte nga disa flukse; që nga idealistë e mirënjohës e deri tek sovjetikët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania