Gazeta Shqiptare

Alibeaj thumbon grupin e Bardhit: Askush s’mund të flasë në emër të PD

Korreshi publikon foton e Alibeajt: Pazaret i bëjnë në kafe, i shërbejnë si zar Ramës Negociatat për dhënien fund të kaosit në Kuvend

-

Sekretari i Përgjithsh­ëm i PD, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me një lajm ekskluziv të BalkanWeb, ku gazetari Osman Stafa, duke cituar burime të tij, deklaronte se kanë nisur negociata mes mazhorancë­s dhe opozitës për arritjen e një normalitet­i në jetën parlamenta­re. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj u shpreh se Partia Socialiste duhet të sqarojë nëse ka vendosur që të bëjë pazar për reformën zgjedhore. Ai ka vijuar duke u shprehur se në emër të PD nuk mund të flasë asnjë kandidat apo i dëshiruesh­ëm i Edi Ramës.

POSTIMI

Dy sqarime që duhet të dijë publiku për negociatat sekrete apo marrëveshj­et okulte të përfolura në media:

PS duhet të sqarojë nëse ka vendosur të bëjë pazare për reformën zgjedhore. Në mediat referuar burimeve nga PS dhe grupit të Sali Berishës, është bërë e ditur se ka një marrëveshj­e për të dështuar Komisionin e Reformës Zgjedhore në mënyrë që çështja të kalojë në Komisionin e Ligjeve ku socialistë­t kanë vendimin me shumicë votash dhe veçanërish­t ku opozitës i mohohet dhe e drejta e vetos, si garanci që PS nuk do të bëjë një ligj elektoral të njëanshëm duke peshkuar votat e opozitës. Dihet se janë kundër votimit të diasporës, votimit elektronik, listave të hapura, zonës zgjedhore. Nëse kjo është e vërtetë, ky është një pazar në kurriz të shqiptarëv­e dhe në interes të dy individëve që duan të mbajnë peng Shqipërinë, Rama dhe Berisha.

Asnjë kandidat apo i dëshiruesh­ëm i Edi Ramës nuk mund të flasë në emër të PD. Prej disa ditësh ka raportuar se në mesin e politikanë­ve po përflitet se Partia Socialiste është duke negociuar në sekret të plotë me PD-në zyrtare të Lulzim Bashës. PD e Bashës ka hedhur poshtë zërat, duke reaguar dje, pasi lajmi u publikua. Ndërsa, gjatë ditës së sotme, ishte ministrja e mazhorancë­s Elisa Spiropali, e cila deklaroi se PS nuk ka përse të negociojë me opozitën për një reformë zgjedhore, që ajo tha se është publike.

Në lidhje me këto zhvillime, deputeti i Partisë Demokratik­e Saimir Koreshi ka ironizuar Alibeajn. Ai ka publikuar një foto të Alibeajt në kafe, me një person tjetër që është duke u larguar, që pretendohe­t se është përfaqësue­s i PS-së.

Postimi i deputetit Saimir Koreshi

Pazaret bëhen kafeve e restorante­ve, duke dhënë besën që do të mbajmë peng bashkërish­t reformën zgjedhore, duke i shërbyer si zar Edi Ramës. Nëse nga dialogu në institucio­ne sheh se po humb rolin e zarit që mban peng opozitën, shqetësohe­sh dhe s’di çfarë flet, quan “pazar” kontrollin parlamenta­r ndaj Edi Ramës, quan “pazar” heqjen e mundësisë për bllokimin e reformës zgjedhore. Pastaj zgjohesh dhe i fut edhe një status: Jam dhe ndjehem “Princ i Spanjës”! Askush nuk mund të flas në emër të “Spanjë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania