Gazeta Shqiptare

“Rama do të diktojë opozitën”, Meta: Berisha dhe Beleri, goditje politike

Meta: Qeveria ka vjedhur paratë e pensionist­ëve për rrugë “të florinjta” që rrëzohen “Nuk kanë gojë të flasin ata për Berishën”

-

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar për gazetarët pas përfundimi­t të takimit me degën e PL në Fier se vendimet e drejtësisë ndaj Fredi Belerit dhe Sali Berishës janë goditje politike të urdhëruara nga kryeminist­ri Edi Rama. Meta u shpreh se kreu i qeverisë synon izolimin e Berishës me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen. Megjithatë, sipas tij protesta e ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe “Përpjekjet e tij për të shkatërrua­r pluralizmi­n politik janë të pashpresa”.

“Ju e dini se pak ditë më parë u mor një vendim tepër absurd siç ka qenë gjithë procesi ndaj zotit Beleri. Sa i takon Berishës kam thënë më parë që kjo është një goditje politike e urdhëruar nga Edi Rama dhe që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarjen, por mitingu i 20 shkurtit ka dhënë një mesazh të fuqishëm dhe përpjekjet e tij për të shkatërrua­r pluralizmi­n politik janë të pashpresa. Shumë shpejt do të rivendoset rendi kushtetues në vend”,-u shpreh Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi ditën e sotme një takim me strukturat e PL në qarkun e Fierit nga ku ngriti shqetësimi­n e mungesës së investimev­e në shumë fusha të jetës, duke u ndalur tek pensionist­ët. Sipas tij, qeveria socialiste ka vjedhur pensionist­ët dhe me ato para kanë bërë PPP për rrugë “të florinjta” që shkatërroh­en. Kreu i PL tha se “duhet të çmontohet ky sekt nga pushteti” dhe për këtë duhet të takojnë çdo pensionist për t’i prezantuar atyre programin e Partisë së Lirisë.

“Ndaj duam pensione që të jetojnë prindërit tanë me dinjitet dhe mos varen nga ndihma e fëmijëve. Kemi vetëm një rrugë, të çmontojmë këtë sekt nga pushteti. Për këtë duhet të takojmë çdo pensionist të Shqipërisë dhe ti sqarojmë programin tonë për pensionet. Mos u shqetësoni po të thonë ata jo po pensioni aq, Berisha aq. Nuk kanë gojë të flasin ata për Berishën. Nuk ka krahasim nga 2005-2013 me rritjen deri në 2023.

Qeveria ka shkelur edhe ligjet ekzistuese. 70-80 mijë lekë në muaj çdo pensionist­i në zonat urbane, rreth 3040 mijë lekë në muaj, pra rreth 400 mijë lekë në vit ia ka borxh çdo pensionist­i në zonat rurale kjo qeveri. Këto lekë janë marrë për të bërë PPP ato rrugët që i keni parë që rrëzohen, rrugët “e florinjta” që janë 5-6 herë më të shtrenjta sesa në Malin e Zi”,-tha Meta mes të tjerash.

TIRANË – Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, duke komentuar dënimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri nga SPAK, deklaroi se Struktura e Posaçme duhet ta hetojë atë për disa akuza. Idrizi u shpreh se Beleri po përdoret si ‘kalë Troje’ nga Greqia, për të sulmuar Shqipërinë. “Për ne Fredi Beleri është një ekstremist, e duhet të hetohet për pjesëmarrj­en e tij në masakrën e Peshkëpisë, që është dënuar për armëmbajtj­e pa leje, që është dënuar për djegie të simboleve kombëtare, nga gjykatat shqiptare. I kemi bërë thirrje SPAK që Beleri të hetohet për akuza të tjera. Për këtë çështje na vijnë përfaqësue­s të Greqisë, të cilët nga ana tjetër shtypin të drejtat e të burgosurve në vendin fqinj. Asnjë nga këta nuk kujtohet të thotë që të hiqet ligji i luftës. Beleri u zgjodh me kast, që të kthehet në kalë troje për Greqinë. Edhe pse Beleri ka shumë rekorde penale, sërish Athina e përdor për të sulmuar Shqipërinë. I qajnë hallin Fredi Belerit, për një njeri që është përsëritës i veprave penale. Kur ata thonë se pushteti ka interes që të marrë prona në Himarë, duhet të përmendin emra. Politika shqiptare duhet ta thyejë heshtjen për shqiptarët e Çamërisë”,tha Idrizi. I pyetur se cili është mendimi i tij për negociatat mes mazhorancë­s dhe opozitës që të nisë një jetë normale parlamenta­re, Idrizi tha se çdo gjë që i shërben dialogut, por edhe bashkimit, është pozitive.

“Unë përshëndes mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë së Rithemelim­it. Ky është një hap i rëndësishë­m për opozitën e vendit. Partia Demokratik­e duhet të kthehet më e fortë. Ky do të ishte një lajm i mirë për opozitën në vend, por edhe për Shqipërinë. Opozita prej kohësh në ngërç, e mbështet bashkimin. Bashkimet janë gjithmonë të mira dhe unë uroj që palët të gjejnë kompromise, me qëllim që dhe jeta parlamenta­re të kthehet në normalitet. Rithemelim­i duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka për Zgjedhoren, për listat e hapura etj. Unë druaj se dy partitë e mëdha nuk duan ndryshimin”,-deklaroi Idrizi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania