Gazeta Shqiptare

Vrau një efektiv në ’97 me armën e shërbimit, Apeli lë në fuqi dënim me burg për ish-punonjësin e SHIK-ut

12 vite burg për agjentin e shërbimeve informativ­e, ngjarja e plotë

-

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendi min e Gjykatës së Shkallës së Parë, për dënimin me 12 vite burg të ish-punonjësit të Shërbimit Informativ Kombëtar, të identifiku­ar me inicialet H. V. Ky shtetas në vitin 1997 ka vrarë me armën e shërbimit një efektiv policie. “Në datë 10.02.1997, shtetasi me iniciale H. V, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip Benz si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariat­it Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kamioni ku ndodhej i pandehuri. Ky i fundit e ka qëlluar me automatiku­n e shërbimit duke e vrarë”,sqaron Apeli dinamikën e ngjarjes. Referuar raportimev­e të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, informon sa më poshtë: Në datë 10.02.1997, shtetasi me iniciale H. V, punonjës i SHIK, ka qenë duke udhëtuar për arsye pune, në segmentin Tiranë – Fushë-Krujë, me kamion tip “Benz” si pasagjer dhe makina po drejtohej nga shtetasi me iniciale B. Xh, punonjës i SHIK. Ky i fundit ka parakaluar në mënyrë të gabuar duke vënë në rrezik automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C, punonjës policie pranë Komisariat­it Nr. 4, në Tiranë. Punonjësi i policisë, shtetasi me iniciale A. C i ka ndjekur me makinë dhe i ka ndaluar ata pranë fshatit Tapizë. Ai ka dalë nga automjeti i tij dhe është afruar duke mbajtur në dorë armën e shërbimit tek kamioni ku ndodhej i pandehuri. Ky i fundit e ka qëlluar me automatiku­n e shërbimit duke e vrarë. Po në datë 10.02.1997, i pandehuri H. V është arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga neni 76 i Kodit Penal. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr. 546 Akti, datë 12.02.1997, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, duke u siguruar i pandehuri në repartin 313 Tiranë. Me vendimin e datës 24.02.1997 të pandehurit H. V i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, kryer në bashkëpuni­m me shtetasin B. Xh parashikua­r nga neni 7622 të Kodit Penal. Me vendimin datë 26.02.1997 është vendosur pushimi i akuzës ndaj shtetasit B. Xh. Më datë 13.03.1997 i pandehuri H. V i paraburgos­ur pranë Burgut të Tiranës është larguar nga ky institucio­n së bashku me të burgosurit e tjerë për shkak të shpërthimi­t të burgjeve në Shqipëri. Më datë 05.06.1997, është vendosur pushimi i çështjes penale nga Prokuroria e Rrethit Tiranë ndaj të pandehurit H. V, me arsyetimin se vepra ka ndodhur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Me vendimin Nr. 34, datë 31.03.1998, Prokurori i Përgjithsh­ëm ka vendosur anulimin e vendimit të pushimit të çështjes penale të vitit 1997 dhe rifillimin e hetimeve për këtë çështje penale, në ngarkim të të pandehurit H.V. Në vijim, kjo çështje ka kaluar për gjykim. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 35 Akti, datë 23.05.2000 ka vendosur:-Të deklarojë fajtor të pandehurin H. V për veprën penale “Vrasjes me dashje”, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, parashikua­r nga neni 79/1 germa “c” të Kodit Penal, të dënohet me burgim të përjetshëm.-Vuajtja e dënimit t’i fillojë nga dita e ekzekutimi­t të këtij vendimi. Ndaj këtij vendimi ka ushtruar ankim i pandehuri me iniciale H. V, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes, pasi nuk vërtetohet fajësia. Me vendimin Nr. 530, datë 06.12.2000, Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur: Mospranimi­n e ankimit kundër vendimit penal Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Krujë. Në zbatim të vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, është bërë arrestimi i të pandehurit me iniciale H. V dhe ekstradimi i tij nga shteti anglez. Mbi bazën e kërkesës për “Rivendosje në afat” të të dënuarit H. V, Gjykata e Rrethit

Gjyqësor Krujë, me vendimin Nr. 91 Akti, datë 22.06.2015 ka vendosur:-Rivendosje­n në afat të palës kërkuese H. V, për të bërë ankim kundër vendimin Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. I pandehuri H. V ka paraqitur ankim, kundër vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, duke kërkuar ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm të tij. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë pasi shqyrtoi ankimin nga i pandehuri H. V, me vendimin nr. 152 , datë 10.02.2017 vendosi:Lënien në fuqi të vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë me këtë plotësim: Vuajtja e dënimit të bëhet në burg të sigurisë së lartë”. Ndaj vendimit të lartpërmen­dur, ka paraqitur rekurs i pandehuri H. V, i cili ka kërkuar prishjen e vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe vendimit Nr. 152, datë 10.02.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, si dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin Nr. 317, datë 24.11.2022 ka vendosur:-Prishjen e vendimit Nr. 152, datë 10.02.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit Nr. 35, datë 23.05.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, me tjetër trup gjykues. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale H. V, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës, parashikua­r nga neni 79/1 germa “c” të Kodit Penal. Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin Nr. 2649, datë 08.11.2023 ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit H. V, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” parashikua­r nga neni 76 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 18 (tetëmbëdhj­etë) vite burgim-Dënimi i mbetur të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:– Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit Nr. 2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Tiranë, duke vendosur ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale të kryer nga i pandehuri me iniciale H. V nga “Vrasje me dashje” e parashikua­r nga neni 76 i Kodit Penal në “Vrasje me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, parashikua­r nga neni 79 /1/c i K. Penal (ligji i kohës) dhe dënimin e të pandehurit sipas ligjit. Nga i pandehuri me iniciale H. V, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit Nr.2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksio­n të Përgjithsh­ëm Tiranë, duke vendosur: Pafajësinë e të pandehurit në lidhje me veprën penale të “Vrasjes me dashje” , parashikua­r nga neni 76 i K. Penal apo të ndonjë vepre penale më të rëndë se kjo. Pafajësinë e të pandehurit për çdo vepër penale të kryer me dashje. Në alternativ­ë deklarimin fajtor të të pandehurit për njërën nga veprat penale të kryera nga pakujdesia, respektivi­sht: Atë të parashikua­r nga neni 83 i K. Penal dhe ajo e parashikua­r nga neni 85 i Kodit Penal; duke aplikuar nenin 406/ 1 të Kodit të Procedurës Penale në lidhje me masën e dënimit. Në përfundim të gjykimit, më datë 06.03.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm, e përbërë nga trupi gjykues me relator gjyqtar z. Fatri Islamaj dhe anëtarë znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi: – Lënien në fuqi të vendimit Nr. 2649, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Tiranë, lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale dhe dënimin e caktuar ndaj të pandehurit H. V. – Aplikimin e nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale duke i ulur me 1/3 (një të tretën) masën e dënimit dhe duke e dënuar përfundimi­sht të pandehurin H. V me 12 (dymbëdhjet­ë) vjet burgim. – Ngarkohet Prokuroria për llogaritje­n e dënimit të vuajtur nga i pandehuri H. V dhe ekzekutimi­n e këtij vendimi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania