Gazeta Shqiptare

Meriton Mjekiqi i kërkon falje ish-partneres së tij: S’kam qenë më i miri! Edhe pse nuk kemi kontakt të mirë…

-

Moderatori Mertion Mjekiqi i ka kërkuar falje publike ish-partneres së tij, Egesta, me të cilin ka edhe djalin, Loarin.

Teksa fliste me banorët e BBV, Meriton Mjekiqi u shpreh se “ndoshta nuk ka qenë më i miri”, duke e falenderua­r që kujdeset për djalin e tyre.

Moderatori u shpreh se nuk kanë komunikim të mirë së bashku, por raportin e kanë mbajtur për shkak të Loarit.

“Nuk i kam kërkuar as falje dhe dua të falenderoj Egestën, nënën e djalit tim, edhe dua t’i them më fal që ndoshta nuk kam qenë më i miri. Dua ta falenderoj për Loar, faleminder­it që kujdesesh për djalin tonë. Edhe pse unë s’kam kontakt me ty të mirë, djali është gjithmonë që na ka mbajtur në raportin tonë”, u shpreh Meriton Mjekiqi.

Meriton Mjekiqi e ka përmendur shumë herë djalin e tij, Loarin, në shtëpinë e Big Brother Vip ku shprehet se i biri është gjëja më e rëndësishm­e për të. Madje ka deklaruar se nëse do të bënte një tatuazh do kishte lidhje me imazhin e djalit.

Por ish-partnerja e tij në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Meritoni nuk ekziston në jetën e të birit. Ajo ka deklaruar se kujdestari­a e Loarit i takon vetëm asaj, duke hedhur poshtë pretendime­t e moderatori­t.

“Për të gjitha portalet, gazetat, dhe tv shoës, gjithë gazetarët në Shqipëri dhe Kosovë! Dje pashë prapë një tjetër foto virale të djalit tim dhe do të doja t’ju kërkoja të përmbaheni nga postimi i fotove të fëmijës tim nën 18 vjeç. Ai nuk ekziston në jetën e tij. Vetëm mua me përket kujdestari­a, e drejta dhe vendimet për Loarin.

Fytyra duhet të fshihet/ censurohet, përndryshe do të marr masa ligjore! Është diçka për t’u marrë parasysh. se bëhet fjalë për një fëmijë të mitur dhe nuk duhet të abuzohet me fytyrën e tij për raportime të tilla degraduese.

Nuk është as moralisht as ligjërisht e justifikue­shme dhe ju ndaloj të abuzoni me fëmijën tim për histori publike dhe është absurde me perdor per show !!!!!!!! ……..”, shkroi Egesta.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania