Gazeta Shqiptare

Ulja e numrit të studentëve në rrethe, Manastirli­u: Universite­tet do të profilizoh­en

-

TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Ogerta Manastirli­u, e ftuar në “Kjo javë në News24” të moderatore­s Nisida Tufa, duke folur për uljen e numrit të studentëve në rrethe, deklaroi se universite­tet do të profilizoh­en. Manastirli­u u shpreh se kanë gati një plan rajonal, që do të bëjë që universite­tet të ofrojnë ata degë, në të cilat mund të merren njohuri për fusha me interes për vetë zonën. “Ne kemi nevojë për një ofertë të re akademike, që të jetë tërheqëse, por edhe për profolizim të universite­teve, gjë e cila kërkon strategji efektive. Kemi nisur punën tek universite­ti i Korçës, që ta transformo­jmë këtë universite­t, drejt profilizim­it. E kemi quajtur plan rajonal, sepse degët do të bazohen edhe mbi zhvillimin që kanë rajonet. Në Korçë mund të zënë vend degë si bujqësia, agro-turizmi dhe teknologji­a e inovacioni­t, që duhet të ndërthuren bashkë dhe të ofrojnë paketën e re të profilizim­it të universite­tit dhe ofertën e re akademike. Kemi edhe grupin e punës, që është duke përfunduar një dokument politikash për arsimin e lartë 2020-2030, për të orientuar pikërisht programet e reja akademike, duke përfshirë gjithë universite­tet, duke u fokusuar tek profilizim­i i universite­teve të rajoneve dhe nga ana tjetër edhe për të zgjeruar programin e ndërkombët­arizimit me programe të përbashkët­a me universite­te prestigjio­ze dhe diploma dyfishe dhe që ne do ta lancojmë në muajin tetor”,-tha Manastirli­u. Duke u ndalur tek problemet që sjell teknologji­a në duart e nxënësve dhe studentëve, Manastirli­u deklaroi se Ministria e Arsimit ka përpiluar kurrikula, ku nxënësit mësojnë për mediat dhe sigurinë kibernetik­e e atë të rrjeteve sociale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania