Gazeta Shqiptare

Iu gjet arsenal armësh në banesë/ Gjykata lë në burg Luçiano Derajn, 35-vjeçari kyç gojën para hetuesve

-

VLORË - Gjykata e Vlorës caktoi dje masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 35-vjeçarit Luçiano Deraj, i cili u arrestua pak ditë më parë, pasi iu gjet arsenal armësh dhe municiones­h në banesën e tij në fshatin Babicë. Gjatë operacioni­t të koduar “Knock out 6” u bë e mundur prangosja e Derajt, ku u angazhuan krahas policisë së Vlorës dhe forcat Renea. Ndërkohë, seanca gjyqësore ndaj tij u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa mësohet se ai ka kyçur gojën para togave të zeza. 35-vjeçari nuk ka dhënë asnjë informacio­n nëse kishte lidhje me ndonjë grup kriminal ose nga i kishte siguruar armët. Edhe më herët gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka pranuar të tregojë lidhjet me grupet kriminale apo të japë detaje për origjinën e armëve. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se Luçiano Deraj u shërbente dhe bashkëvepr­onte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera. Baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshi­n për ngjarje të rënda kriminale. Sipas burimeve të mësipërme, snajperi i gjetur në depon e armatimit që u zbulua në fshatin Babicë të Vlorës, dyshohet se është përdorur për ekzekutimi­n e Gëzim Sinomatit më 7 janar. Sinomati u qëlluam me një plumb më kokë, ndërsa policia nuk ka arritur të gjejë armën e krimit. Ekspertët dyshojnë se ky snajper i zbuluar në bazën e armatimeve është përdorur për vrasjen e tij, ndërsa në mjetin e djegur që u gjet pas ekzekutimi­t asokohe u gjet edhe një bllok betoni që dyshohej se ishte vendosur për të mbajtur snajperin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania