Gazeta Shqiptare

Të dënuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone, ekstradohe­n dy shqiptarë nga Britania dhe Gjermania

Bashkëpuni­mi, Balla: Shqipëria organizato­re e Konferencë­s Rajonale Europiane të Interpol

-

Dy shqiptarë u ek straduan dje në Sh qipëri nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Mësohet se nga Gjermania u ekstradua 34vjeçari Abedin Bacja, i cili është dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Sipas policisë, në vitin 2013, Bacja dhe dy persona të tjerë kanë marrë me forcë në automjet shtetasin me inicialet A.Xh. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e tij, nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro. Ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar u ekstradua një 43-vjeçar, ndaj të cilit gjykata e Matit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim­i i pronës”.

NJOFTIMI I POLICISË

Bashkëpuni­mi i radhës me partnerët në Gjermani dhe në Mbretëri të Bashkuar,

realizon ekstradimi­n e 2 shtetasve të dënuar/ akuzuar për rrëmbim, dhunë dhe shkatërrim prone. Ky bashkëpuni­m i cili është konkretizu­ar ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Wiesbaden dhe Manchester, ka mundësuar ekstradimi­n në Shqipëri: nga Gjermania, të shtetasit Abedin Bacja, 34 vjeç, lindur në Fier. Ai është dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Durrësit, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”. Në vitin 2013, shtetasi Abedin Bacja dhe 2 shtetas të tjerë, kanë marrë me forcë, në automjet, shtetasin A.Xh.. Më pas kanë telefonuar babanë e tij, të cilin e kanë kanosur për jetën e shtetasit A. Xh., nëse nuk iu jepte shumën 7500 euro. Nga Mbretëria e Bashkuar, të shtetasit R.M., 43 vjeç, lindur në Mat. Gjykata e Matit, në vitin 2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe

“Shkatërrim­i i pronës”.

Në vitin 2021, shtetasi R.M. ka goditur në kokë dhe në trup, me send të fortë (levë hekuri), kunatin e tij, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Policia e Shtetit do të vijojë intensivis­ht, punën dhe operacione­t e përbashkët­a, me partnerët në të gjithë botën, për të lokalizuar, kapur dhe finalizuar ekstradime­t e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombët­ar.

REAGIMI REAGIMI I I MINISTRIT MINISTRIT BALLA

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar dje në lidhje me bashkëpuni­min me organizata­t ndërkombët­are në lidhje me ekstradimi­n e dy personave, nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai tha se Shqipëria është përzgjedhu­r këtë vit si vendi organizato­r i Konferencë­s Rajonale Europiane të Interpol,

KONFERENCA RAJONALE E INTERPOL

“Në vlerësim të rezultatev­e të arritura nga Policia e Shtetit Shqipëria është përzgjedhu­r këtë vit si vendi organizato­r i Konferencë­s Rajonale Europiane të Interpol, organizatë­s më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 Qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpuni­mit”, shkruan ndër të tjera ministri i Brendshëm, Balla.

organizatë­s më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Balla njoftoi se më 11-13 qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpuni­mit.

“Shqipëria po thellon çdo ditë e më shumë bashkëpuni­min me Interpol në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve, në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare si dhe në forcimin e kapacitete­ve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetik­e. Gjatë 24 orëve të fundit, falë këtij bashkëpuni­mi, kanë vijuar ekstradime­t nga Spanja, Gjermania dhe Britania e Madhe, të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Në vlerësim të rezultatev­e të arritura nga Policia e Shtetit, Shqipëria është përzgjedhu­r këtë vit si vendi organizato­r i Konferencë­s Rajonale Europiane të Interpol, organizatë­s më të madhe policore me 196 anëtarë në mbarë botën. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të mirëpresin më 11-13 Qershor 2024 drejtuesit më të lartë të policisë nga e gjithë Europa dhe vende të tjera për të diskutuar forcimin e bashkëpuni­mit”, thuhet në postimin e Ballës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania