Gazeta Shqiptare

Besimtarët myslimanë nisin sot muajin e Shenjtë të Ramazanit, kreu i KMSH: S’është dietë, por mundësi për të pastruar shpirtin

Urimi/ “Agjërim të lehtë! Lutje për paqe në Gaza dhe Ukrainë

-

Ditën e sotme, be simtarët myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, i cili është një nga 5 kushtet e islamit. Për 30 ditë besimtarët do të agjërojnë duke shmangur në këtë mënyrë ushqimin, lëngjet dhe të gjitha sjelljet negative, duke ia dedikuar në këtë mënyrë sakrificën Zotit. Dita e parë e Ramazanit është më 11 mars, ku koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:23, ndërsa iftari në orën 17:49. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 10 prill. Ndërkohë, dje kryetari i Komuniteti­t Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu ka ndarë një mesazh urimi për ditën më të rëndësishm­e të myslimanëv­e. Ai bëri thirrje që këtë muaj të ketë më shumë solidarite­t me familjarët, dhe të jetë muaji për të rikuperuar lidhjet e shkëputura me të afërmit. Kreu i KMSH u shpreh se ky është muaji i solidarite­tit dhe dhënies së lëmoshës, ndërsa nuk harroi as luftën. Spahiu u tha se lutjet shkojnë që të arrihet sa më shpejt paqja në Ukrainë e në Rripin e Gazës.

MESAZHI I KREUT TË KMSH

Të dashur motra vëllezër besimtarë!

Falënderim­et i takojnë Allahut, Zotit të botërave që na mundësoi të arrijmë muajin e Ramazanit. Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzako­nshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj dietë, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit, e përmes kësaj arritje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejmen. Në Kur’an dhe në hadithet e Profetit (a.s.) Ramazani përshkruhe­t si një prej mirësive më të mëdha, pas namazit që Zoti na ka dhënë ne. Ramazani është pastrim shpirtëror në radhë të parë. Zoti (xh.sh.) thotë në Kuran: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. Ajeti në fjalë tregon qartë se agjërimi synon të formojë një personalit­et të kompletuar tek besimtari. Ramazani është muaji i Kur’anit Famëlartë,

në këtë muaj ne duhet të lidhemi fort me të. Ramazani është muaji i solidarite­tit mes njerëzve. Është muaji i dhënies së lëmoshës. Është muaji i përkushtim­it në familje, i përkujdesj­es ndaj prindërve. Secili nga ne ka një mundësi të rikuperojë në këtë muaj lidhjet e shkëputura me njerëzit e afërm. Mos harrojmë, në këtë muaj të begatë çdo vepër shpërblehe­t shumëfish nga Allahu (xh.sh). Zoti e ka veçuar shpërblimi­n e Ramazanit. Aq i rëndësishë­m është ky shpërblim sa që në Xhennet

agjëruesi i sinqertë ka një portë të veçantë për të hyrë në të. E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re! E lusim Zotin të na e bëjë këtë muaj paqe e begati! Lusim Zotin që të arrihet sa më parë paqja mes palëve në Gaza, Ukrainë dhe çdo vend tjetër ku ka konflikte dhe njerëzit të gjejnë qetësinë e merituar dhe të kalojnë një Ramazan të begatë!

MUAJI I RAMAZANIT

Ramazani është muaji më i rëndësishë­m për të gjithë

myslimanët. Çdo besimtar e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojm­ë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin. Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit hënor Islam, zgjat nga 29 ose 30 ditë, dhe ku gjatë kësaj periudhe kohe besimtarit mysliman në nderim të krijuesit i duhet të agjërojë nga agimi deri në lindje të dielli, duke shmangur ushqimin, lëngjet dhe çdo sjellje negative

të njeriut. Myslimanët në gjithë botën agjërojnë dhe nuk u lejohet të konsumojnë asgjë derisa dielli të perëndojë. Ramazani konsideroh­et si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Përveç pastrimit të shpirtit, agjërimi mbahet për tu solidarizu­ar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmba­jtjes dhe veprave të mira. Por muaji i Ramazanit nuk ndryshon vetëm rutinën e

personave që agjërojnë, por edhe shumë të tjerëve, të kësaj feje ose jo. Shumë njerëz solidarizo­hen me sakrificën që myslimanët bëjnë, duke qenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre kundrejt agjëruesve. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët që nuk agjërojnë kanë krijuar një rutinë duke mos konsumuar ushqim para tyre, organizuar dreka pune, mirëkuptim­i në shumë situata, dhe shumë veprime të tjera.

Me anë të këtyre veprimeve amerikanët dhe shumë persona në shtete të ndryshme të botës, tregojnë mirëkuptim­in e tyre me personat që e bëjnë atë sakrificë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania