Gazeta Shqiptare

Nis Ramazani, myftiu i Korçës: Muaji i mëshirës dhe durimit, t’i gjendemi pranë familjeve në nevojë

-

KORÇË - Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi ka ndarë një mesazh urimi në prag të fillimit të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ai thotë se muaji i Ramazanit është muaji i mëshirës dhe durimit. Ndërsa iu uron agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëv­e, myftiu i Korçës vë theksin në mesazhin e tij te familjet në nevojë, për të cilat thotë se duhet t’u gjendemi pranë, sidomos në këto ditë. Mesazhi i Myftiut i Korçës, Ledian Cikalleshi Të nderuar vëllezër dhe motra!

Trokitja në derë e këtij mysafiri të nderuar është një sihariq i mirë për të gjithë myslimanet, të cilët i kaplon gëzim i madh. Gëzimi nuk është vetëm i të rriturve, ai njësoj i kaplon edhe ata më të vegjlit, për të cilët akoma nuk është obligim agjërimi i këtij muaji. Ditët e këtij muaji kanë një shije të veçantë, një shije të ëmbël, të këndshme, të lezetshme dhe qetësuese; zemrat e të devotshmëv­e lakmojnë mirësitë dhe begatitë e Krijuesit. Është muaj i mëshirës, muaj kur zemrat e thara nga malli për të, sërish fitojnë njomësinë dhe gjallërinë. Muaji i Ramazanit është muaji i durimit, i lutjes, i Kuranit, i bujarisë, është muaji i dashurisë, vlerave njerëzore, respektit dhe dorëzimit ndaj Krijuesit. Gjatë këtij muaji të rizgjojmë ndjenjat e bukura, të ndezim shpresat, të pastrojmë ndërgjegje­n dhe të lutemi. Feja Islame i ka dhënë një rëndësi të madhe xhematit, adhurimeve të përbashkët­a në grup, por Allahu i ka dhënë mundësinë njeriut që ta adhurojë Atë edhe individual­isht. Kjo vlen edhe për Ramazanin. E nisim këtë muaj me sihariqin që Allahu na jep në Kuranin famëlartë në suren Inshirah ku thuhet: “E, pa dyshim se pas vështirësi­së është lehtësimi”. Të nderuar besimtarë, mos të harrojmë gjatë këtyre ditëve edhe ata të cilët kanë nevojë për ndihmën tonë. Në iftaret tona të përvitshme të mos mungojnë familjet në nevojë dhe shtrimi i iftareve për ta. Të nderuar motra dhe vëllezër, Ramazani është një ftesë hyjnore e përvitshme drejt njohjes së përgjegjës­ive tona në raport me Zotin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë. Ne kemi nevojë të pendohemi për gabimet tona, dhe kur jemi agjërueshë­m është momenti i duhur ti kërkojmë Zotit falje. Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, kudo që gjendeni, lus Allahun të na e pranojë agjërimin, adhurimet dhe veprat e mira, ky muaj na sjelltë begati, mirësi, paqe në familjet tona, dhe në mbarë shoqërinë.

Agjerim të lehtë e të pranuar!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania